Në stacionin hapësinor sigurohet gjendja e pestë e materies

11/06/2020 21:10

Falë një eksperimenti të kryer në stacionin hapësinor ndërkombëtar, është siguruar gjendja e pestë e materies.

Bëhet fjalë për një gjendje të ndryshme nga ajo e lëngshme, e ngurtë, e gazuar apo plazëm; kjo gjendje e pestë është e mundur vetëm në temperatura afër zeros absolute dhe në të, atomet shumë të ftohtë lëvizin në unison, duke u sjellë si valë e jo si pjesëza. Rezultati, është bërë i mundur nga instituti kalifornian i teknologjisë.

Që në 1925, kjo gjendje ishte hipotezuar nga Albert Einstein, i cili ishte bazuar në kërkimet e fizikantit indian, Bose. Ndaj, gjendja e pestë e materies quhet kondensimi i Bose-Einstein. Prodhuar për të parën herë në laborator në 1995, nga Eric Cornell, Carl Wieman dhe Wolfgang Ketterle, që në 2001 pikërisht për këtë ndanë nobelin e fizikës, gjendja e pestë e lëndës mund të ruhet në tokë vetëm për pak fraksione sekonde. Kërkuesit kanë dëshmuar se në kushtet e mikrogravitetit, kondensimi Bose-Einstein mbijeton për rreth një sekondë dhe kjo përkthehet në një kohë më të gjatë vëzhgimi.

Top Channel