Ëndrra e Holandës për një Kupë Bote duhet të presë, “Tulipanët” eliminohen me penallti nga Maroku në 1/16-at 30/06 07:17
Jadon Sancho vlen 130 milionë euro. Është ky çmimi i kripur që i ka vendosur Borussia e Dortmundit, talentit anglez për të cilën interesohen dy prej klubeve më të mëdhaja në botë Manchester United dhe Reali i Madridit.
Sancho i cili ka shkëlqyer në këtë sezon me verdhezinjtë pëlqehet shumë nga Reali i Madridit që ka hyrë mes futbollistit dhe Manchester United.
Mundo Deportivo raporton se Djajtë e Kuq kanë ofruar 115 milionë euro për Sanchon të cilat janë refuzuar nga Dortmundi që e vlerëson talentin e përfaqësueses së tre luanëve, plot 130 milionë euro.
Top Channel