E martë, 04 Shkurt 2020
14:08
Popullsia e Turqisë kalon të 83 milionët

Popullsia e Turqisë në vitin 2019 u rrit me 1 milion e 151 mijë e 115 banorë krahasuar me vitin 2018 dhe arriti në 83 milionë e 154 mijë e 997 banorë.

14:00
5 vjetori i Konferencës së Jaltës – Rendi i ri i paqes pas Luftës së Dytë Botërore

Kur Gjermania naziste ndodhej para kapitullimit fuqitë e ardhshme fituese të Luftës së Dytë Botërore morën vendime historike në Jaltë para 75 vitesh. Me këtë ata i hapën rrugën organizatës më të rëndësishme globale sot.

14:00
Tajlandezja lind fëmijën gjatë fluturimit

Një grua nga Tajlanda e ka lindur një djalë gjatë fluturimit me aeroplan. Për këtë arsye, pilotët u detyruan të bënin ulje të detyrueshme.

13:58
Përkujtohet me ceremoni festive në Lushnje 100-vjetori i shpalljes së Tiranës Kryeqytet

Nga Lushnja, aty ku 100 vjet më parë mbajti punimet Kongresi i Lushnjes, u përkujtua sot shpallja e Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, çka shënoi edhe çeljen e aktiviteteve festive që do të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Zv. Kryeministri Erjon Braçe, kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, deputetë të zonës dhe drejtues vendorë, nderuan dhe vlerësuan familjet që, në ato vite jo të lehta për vendin, dhanë kontributin e tyre që Tirana të jetë sot qyteti që përfaqëson shqiptarët.

13:55
DW: Qeveria Kurti – Jo më fjalë por vepra!

Lëvizja VV e konsideruar deri më tani si radikale e majtë do të bashkëqeverisë në Kosovë me konservatoren-liberale LDK.

13:52
Votimet demokrate në Iowa/ Dështon aplikacioni, nuk del rezultati

Problemet teknologjike e kanë zhytur në kaos shpalljen e rezultatit të votave në Iowa, ku u zhvillua raundi i parë i garës për zgjedhjen e kandidatit demokrat që do të sfidojë Donald Trumpin në betejën për Shtëpinë e Bardhë.

13:49
Afrika Jugore/ Dështon testimi i vaksinës për HIV-in

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë thënë të hënën se do të ndalin testimet e një vaksine eksperimentale në Afrikën Jugore kundër virusit HIV, pasi është kuptuar se ajo nuk ka pasur rezultat.

13:45
Albulena Haxhiu pranon zyrtarisht detyrën e ministres së Drejtësisë

Ministri i deritanishëm i Drejtësisë Abelard Tahiri, zyrtarisht i ka dorëzuar detyrën ministres së zgjedhur Albulena Haxhiut.

13:44
Zbutet PPE: Rishikohet pezullimi i partisë së Orbanit

Marsin e vitit 2019, Grupi i Partive Popullore Europiane të qendrës së djathtë, PPE, vendosi ta përjashtonte nga radhët e tij për një periudhe kohe të pacaktuar ta mbajë jashtë grupit partinë qeverisëse të Hungarisë, Fidesz.

13:42
“Në këmbët e Zotave”/ Njihuni me domethënien e këpucëve dhe sandaleve të lashtësisë

Ndërsa sezoni i sandaleve dalëngadalë po afron, një ekspozitë e re me këpucë të lashtësisë është çelur në një muze italian, si për të risjellë në vëmendje prakticitetin kur vjen fjala te moda, aq i preferuar nga romakët dikur.

13:41
BE-ja mirëpret formimin e qeverisë së Kosovës

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, mirëpriti formimin e qeverisë së re të Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti.

13:31
Gjërat që ndoshta po i shihni për herë të parë, por që do i mbani mend gjithmonë!

Bota jonë nuk do reshtë kurrë së na habituri.

13:17
Kërkesat e reja të OFL/ Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjes për burimin e pasurisë

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar me punën në ditën e saj të dytë.

13:15
Ndjekje si në filma, 5 të plagosur/ Elbasan, makina me targa greke godet dy mjete për t’i shpëtuar policisë

Një person me precendentë penalë, i cili ishte në ndjekje nga policia në disa qytete shkaktoi një aksident në Elbasan.

13:14
Më pak taksa për zonën historike/ Trajtim ndryshe sepse janë shtuar bizneset

Në Gjirokastër taksa e ndërtesës është ulur këtë vit me gati 40% për të favorizuar investimet.

13:12
Indeksi i korrupsionit/ Gjonaj: Shqipëria përkeqësim, ndikoi situata politike

Mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të Integrimit u fokusua në luftën ndaj korrupsionit dhe të ftuar për të dhënë sqarime ishin të ftuara ministret Etilda Gjonaj dhe Anila Denajn.

13:03
1 mijë e 586 raste të reja me kancer evidentohen në vitin 2019

Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e luftës kundër kancerit, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura.

13:01
Luhatet tregu i shitjes së tabletëve, rritje e iPads

Tregu i tabletëve vazhdon të humbasë terren, pasi viti 2019 rezultoi me dërgesa në rënie prej 1,5 për qind duke ngelur në kuotën e 144 milionë njësive.

12:51
Xhihadistët në Britani që janë liruar nga burgu para kohe

Sudesh Amman ishte liruar nga burgu për disa ditë kur mori një thikë dhe goditi dy persona të pafajshëm në një sulm terrorist në Rrugën Streatham.

12:49
Basha pas takimit me Presidentin e PE: Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që hapja e negociatave me BE të bëhet realitet

Kreu i PD ka zbuluar disa detaje nga takimi i tij me presidentin e PE David Sassoli në selinë blu.

12:38
Grenell i kërkon Qeverisë së re të Kosovës të heqë taksën

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i bëri thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të heqë taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia.

12:33
Youtube me rregulla të reja/ Goditet dezinformimi në platformën online

YouTube njoftoi se do të heqë videot që lidhen me zgjedhjet dhe që janë “të manipuluara” me qëllimin të mashtrojnë votuesit.

12:29
Akuza për KOKSH/ Bezhani dhe Bello në luftë për drejtimin

Pasi kanë bashkëqeverisur për 7 vjet organin më të lartë të sportit në vend, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani si president dhe Stavri Bello si sekretar i përgjithshëm jo vetëm janë përballur me dyert e prokurorisë, por edhe me një lumë akuzash abuzimesh ndaj njëri-tjetrit.

12:27
Mësime zhytjeje në Vlorë/ Turisti belg tregon aventurën e tij

Korentini është një turist nga belgjika i cili po merr mësime zhytjeje në gjirin e Vlorës.

12:22
Meta pret në takim delegacionin e nivelit të lartë të Këshillit të Europës: Shqipëria në krizë

Presidenti Ilir Meta priti sot në takim delegacionin e nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili po zhvillon një mision fakt-mbledhës në Shqipëri.

12:21
Koronavirusi, ja një tjetër rrugë e transmetimit të tij

“Koronavirusi mund të transmetohet nga një person në tjetrin nëpërmjet sistemit tretës”, kështu raporton agjencia kineze Xinhua.

12:16
Fotot që tregojnë se jeta është me të vërtetë e çuditshme!

Një lojë e dritës dhe hijes, formave dhe imagjinatës mund t’i kthejë fotot e rregullta në kryevepra.

12:09
Në nder të legjendës! Tifozët mbushin stadiumin me topa basketbolli, këpucë dhe pankarta

Më shumë se 1300 topa basketbolli dhe 350 palë këpucë u lanë në kujtim të ikonës së basketbollit, Kobe Bryant, përpara stadiumit Staples Arena, sende të cilat u grumbulluan më pas nga stafi i Lakers-ave, ish-skuadrës së legjendës së ndjerë.

12:03
Frikë edhe në sport/ F1 merr vendim për Kinën

Situata alarmante e krijuar nga Coronavirus ka prekur padyshim edhe Botërorin e Formula 1. Drejtuesit e këtij kampionati tashmë kanë ngritur dyshimet e tyre në lidhje me zhvillimin e Çmimit të Madh të Kinës në pistën e Shanghait në 19 prillin e këtij viti.

11:59
Koronavirusi godet naftën, humbje të mëdha për arin e zi!

Prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë duhet të përgatiten të zvogëlojnë prodhimin dhe kjo për shkak të koronavirusit vrastar që nuk po arrihet të frenohet.

11:58
Makina e së vërtetës/ Operacioni Forca e Ligjit, Lleshaj: Shkatërrim të biznesit kriminal

Në përurimin e njësisë së poligrafit (makina e së vërtetës) në Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se zbatimi i reformës në drejtësi është një etapë e re për vendin.

11:55
Sfidat e qeverisë Kurti/ Dialogu me Serbinë dhe korrupsioni në radhë të parë

Shumë sfida e presin qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, thonë analistë të çështjeve politike dhe ekonomike.

11:51
“Të shohim dëborë për herë të fundit”/ Çiftit të moshuar i plotësohet dëshira e fundit

Të plotësosh dëshirat e fundit të më shumë se 14 mijë pacientëve të sëmurë me sëmundje të pashërueshme, kjo është historia e një ish-mjek holandez.

11:47
Kurti porosit të vetët: Karriget i keni, por më shumë të rrini në këmbë

​Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë ceremoniale të qeverisë me të gjithë vartësitë e tij ku deklaroi se në kabinetin e tij nuk do të ketë parti të ndara, por ekip qeverisës.

11:45
Makina e së vërtetës/ Ambasadorja amerikane: Një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim në përurimin e njësisë së poligrafit në Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave tha se “Ky është një moment i rëndësishëm në jetën e Shqipërisë”.

11:42
Cakaj-Konjufca: Koha për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një bisede telefonike ka uruar Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, për detyrën e tij të re.

11:41
Kosovë/ Albin Kurti pranon detyrën

Me një ceremoni solemne para Qeverisë së Kosovës, në mungesë të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli i ka dorëzuar postin kryeministrit të zgjedhur, Albin Kurti.

11:28
Kishte paralajmëruar të bëhej kujdes, mjeku nga Kina infektohet edhe vetë me koronavirus

Më 30 dhjetor të vitit të shkuar, Li Wenliang do të lëshonte një “bombë” të vërtetë në një grup chati, të aplikacionit “WeChat”. Ai shkroi se shtatë pacientë ishin diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me virusin SARS.

11:27
Bankieri hajdut: Fitonte 1 milionë paund në vit, pushohet se vidhte sanduiçet e kolegeve

31 vjeçari Paras Shah fitonte një milionë paund në vit nga puna e tij si bankier. Por u shkarkua me turp pasi u kap duke vjedhur sanduiçe nga mensa e stafit.

11:24
Në ditën e parë të punës/ Osmani heq fotografinë e Thaçit!

Kryetarja e re e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk vonoi ta tregonte mendimin për presidentin aktual. Express raporton se që në ditën e parë të punës, ajo hoqi nga zyra e vet fotografinë e kreut të shtetit, Hashim Thaçi, dhe në vendin e saj, vendosi fotografinë e atij që konsiderohet si presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

11:13
U plagos në aksidentin masiv të Elbasanit, polici dërgohet për mjekim tek Ushtaraku

Polici Eugen Abdurrazaku, i cili mbeti i plagosur, së bashku me 4 të tjerë, gjatë aksidentit që përfshiu tre makina në hyrje të qytetit të Elbasanit është dërguar për mjekim në Spitalin Ushtarak.

11:08
Tentuan grabitjen e çiftit të biznesmenëve/ Në kërkim hajduti i 500 vjedhjeve, kapet njëri nga autorët (emrat)

Policia ka arrestuar njërin nga autorët e tentativës së grabitjes së çiftit Laze mbrëmjen e 19 janarit në Allias.

11:05
Osmani pret ambasadorin amerikan

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka prit sot në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett.

10:58
Protestë para uzinës së naftës në Ballsh/ Punëtorët kanë 4 muaj pa marrë pagat

870 naftëtarë protestuan përpara uzinës së naftës në Ballsh, pasi kanë 4 muaj pa marrë pagat.

10:55
“U janë dërguar formularët”/ Kush janë dy të piketuarit e parë të OFL, të dënuar me burgim të përjetshëm dhe akuzohen për seri vrasjesh

Operacioni Anti KÇK ka nisur vrullshëm, ashtu siç edhe kryeministri Edi Rama kishte paralajmëruar.

10:38
Aksidenti në Elbasan, shoferi nuk i ndaloi patrullës/ E ndoqën që nga Korça, policia qëlloi me armë në ajër

Tre makina u përfshinë në një aksident në hyrje të qytetit të Elbasanit, nga ku Top Channel zbuloi se policia kish’ qenë në ndjekje të njërës prej makinave me targa të huaja.

10:30
Kampioni po rikthehet aty ku i takon!

John Cena ka konfirmuar se do të rikthehet në WrestleMania 36. 16 herë kampioni i botës në WWE është njëri ndër legjendat më të mëdha në sportin spektakolar, derisa ishte i fokusuar më shumë në Hollywood.

10:29
Batutë “virale”/ Kollitet gjatë fjalimit, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë: Pa merak, s’është korona

Frika ndaj një prekjeje të mundshme prej koronavirusit duket se ka mbërthyer mbarë globin

10:26
Vizitë e nivelit të lartë/ Kush janë përfaqësuesit e rëndësishëm të Këshillit Evropian që vijnë sot në Tiranë

Një delegacion nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës do të kryejë një vizitë të nivelit të lartë në Tiranë, nga 4 deri në 6 shkurt.

10:19
“Tirana ka shije… e ëmbël si shëndetlie”, Veliaj publikon videon e veçantë për 100-vjetorin e Tiranës Kryeqytet

Në këtë 100-vjetor Tirana ka një këngë të re, e cila përmbedh më së miri atë që përfaqëson kryeqyteti shqiptar, traditat, me ëndrra dhe energji për të ardhmen.

10:15
Vitrina e Librit/ A mund të ketë arsye më të forta se dashuria dhe urrejtja?

“Dashnorët poshtë Danubit”, është një histori dashurie dhe pasioni në Budapestin e pushtuar nga nazistët është një dramë e ndërlikuar e dy personazheve të divorcuar që ritakohen në rrethana ekstreme. Romani ngacmon një nga plagët e pashëruara të shekullit XX, genocidin e ushtruar ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga një këndvështrimi i ndryshëm nga ai i librave të historisë.

10:14
Frika nga koronavirusi, Kina u hap dyert ekspertëve amerikanë

Autoritetet kineze kanë pranuar mbërritjen e ekspertëve shëndetësorë nga Shtetet e Bashkuara, si pjesë e përpjekjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për luftimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit, në kohën kur numri i personave të vdekur dhe të infektuar po vazhdon të rritet.

10:09
Pamje të rënda nga Elbasani/ Aksidenti i trefishtë, makina kthehet përmbys në rrugë

Tre makina të përplasura, njëra prej tyre e kthyer përmbys dhe 5 të plagosur në spital; kjo është situata aktuale pas aksidentit të ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit.

10:08
Kina ‘varros zogjtë e gjallë’, qarkullojnë pamjet tmerruese, ndërsa gripi i shpendëve godet vendin

Kina po varros zogj pulash dhe zogj të tjerë të gjallë në një masë të dëshpëruar për të parandaluar një shpërthim të gripit të shpendëve, sipas pamjeve tronditëse të ndara në internet.

10:02
Rama: Anti KÇK është reagimi i duhur në kohën e duhur, të tjerat gënjeshtra për të helmuar shqiptarët

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në twitter ka reaguar kundër të gjithë atyre që kanë kritika ndaj paketës KÇK, përfshirë dhe PD.

09:56
Brukseli “zbut” Francën/ E merr me të mirë për zgjerimin

Brukseli ka parashtruar planet e tij që synojnë ta zbusin rrugën e zgjerimit të BE-së, duke i shtuar njëkohësisht vendeve anëtare fuqinë për të ndaluar ose kthyer mbrapsht bisedimet e pranimit, në përgjigje të shqetësimeve të paraqitura nga Parisi dhe disa kryeqyteteve të tjera të Europës.

09:56
Ç’ndodhi në Elbasan? Detajet e para/ 5 të plagosur nga aksidenti, policia po ndiqte njërën nga makinat

Në hyrje të qytetit të Elbasanit, tre makina u përfshinë në një aksident masiv.

09:50
I shkrepi aksidentalisht pushka e gjuetisë, humb jetën 18-vjeçari

Mbrëmë rreth orës 19:30 minuta, një person, i moshës 18-vjeçare, duke manipuluar me një pushke gjuetie, aksidentalisht ka humbur jetën.

09:49
Aksident i trefishtë në Elbasan! 5 të plagosur, dyshohet për atentat

Tre makina janë përfshirë në një aksident masiv në hyrje të qytetit të Elbasanit. Burime të pakonfirmuara shprehen se mund të bëhet fjalë për një atentat.

09:43
Koronavirusi/ Thellohet numri i të vdekurve, arrin në 427

Autoritetet kineze kanë njoftuar se shifra e përgjithshme e viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 427.

09:41
Clippers triumfojnë ndaj Spurs, fitore marrin edhe Sacramento Kings

Ka përfunduar edhe një xhiron në NBA, derisa ndeshja kryesore ishte në mes te Los Angeles Clippers dhe San Antonio Spurs.

09:38
BE kërkon, Johnsoni refuzon

Pozicionet e BE-së dhe Britanisë së Madhe përpara negociatave të ardhshme për një marrëveshje nuk mund të jenë më të ndryshme: BE vendos kushte, Johnson nuk dëshiron as të dëgjojë për to.

09:38
Ja se si mund të duken modelet e këtij viti të iPhone

Duke supozuar se Apple është duke qëndruar në të njëjtën formulë si dy vitet e kaluara, më vonë gjatë vitit mund të presim që kompania të lansojë tre iPhone të rinj.

09:33
Koronavirusi, Hong Kongu shënon viktimën e parë

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi, jashtë territorit të Kinës.

09:26
“Koronavirusi s’është ndalur aspak”/ Ambasadori shqiptar në Kinë me apel të fortë

Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja ka reaguar me anë të një statusi në facebook në një kohë kur koronavirusi vazhdon të marrë jetë.

09:21
Dita Botërore Kundër Kancerit

Sot shënohet Dita Botërore Kundër Kancerit.

09:13
Facebook sot ka përvjetorin e themelimit

Më 4 shkurt të vitit 2004, Facebook, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, u themelua nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës ndërkohë studentë në Universitetin e Harvardit; Eduardo Saverin, Andreë Mçollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes.

09:05
Plagosën pronarët e banesës që po vidhnin, arrestohet 28 vjeçari, një tjetër shpallet në kërkim

Një shtetas është arrestuar edhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia pasi të dy bashkë tentuan të vidhnin banesën e shtetasit me iniciale P.L në Allias.

08:37
Arrestohet në Vlorë i shumë kërkuari nga Greqia

Një person është arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit “Bianco” pasi ishte i shpallur në kërkim nga Greqia. Në pranga ra shtetasi Bardhosh Mino Lytaj 47 vjeç.

08:29
76 vite nga masakra në Tiranë

Sot bëhen 74 vjet nga masakra e ndodhur në Tiranë, ku mendohet se u pushkatuan 84 antifashistë dhe 400 të tjerë u mbyllën në kampet e përqendrimit.

08:21
Rritet bilanci, shkon në 425 numri i të vdekurve nga Koronavirus

Vazhdon dhe rritet numri i viktimave nga Koronavirus në Kinë. Së fundmi raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 425 persona ku 64 është numri i të vdekurve të hënën.

07:53
Rikthehen reshjet dhe ulen temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku pasdite vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do te jenë në formën e dëborës.

07:31
Kaos në Iowa, vonohet rezultati i zgjedhjeve

Në Iowa pas zgjedhjeve ka filluar kaosi për shkak të vonesave për daljen e rezultateve.

07:19
Protestojnë emigrantët/ Policia përdor gaz lotsjellës

Policia në ishullin grek, Lesbos, përdori gazin lotsjellës kundër qindra emigrantëve që protestonin kundër rregullave më të ashpra për azil. Me pankarta në të cilat shkruhej fjala Liri, rreth 2 mijë persona protestuan jashtë kampit të mbipopulluar të Morias.

06:56
Qumësht me xhenxhefil/ Mburojë e fuqishme për organizmin

Qumështi me xhenxhefil është nga ato kura të cilat e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje që mund t’i kanosen atij në të njëjtën kohë. Xhenxhefili është përdorur si mburojë e organizmit prej mijëra vitesh. Në bashkëpunim me qumështin, xhenxhefili përçon një pije që i ka gjithë të mirat.

06:25
Vlerat fantastike të propolisit dhe përfitimet për shëndetin

Mjalti është ndoshta produkti më popullor i bletëve punëtore. E megjithatë arsenali i bletëve përmban një tjetër “armë” të fortë në ndihmë të njerëzimit. Propolis. Propolis nuk duhet ngatërruar me dyllin e bletëve. Ky dyll zakonisht përdoret nga bletët për të rindërtuar hojet pra për projekte më të mëdha, ndërsa propolis përdoret për të rafinuar dhe rregulluar, pra është shkëlqimi i fundit që i jepet hojeve dhe është një substancë e ngjashme me rrëshirën.

05:48
Brexiti dhe pasojat në politikën e jashtme e të sigurisë

Largimi i Britanisë nga BE pritet të ketë ndikim serioz në politikën e jashtme e të sigurisë së BE. Sepse, së bashku me Francën dhe Gjermaninë, britanikët kanë qenë përcaktues të prirjeve për drejtimin e Aleancës.

05:23
Britani, rregulla të reja për trajtimin e të dënuarve për terrorizëm

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se do të veprojë për të mos lejuar lirimin e parakohshëm nga burgu të terroristëve të dënuar. Komentet vijnë pas një sulmi në rrugë nga një militant islamik pak ditë pasi ishte lënë i lirë nga burgu ku kishte kryer vetëm gjysmëçn e dënimit. Kryeministri Johnson tha se durimi i tij “nuk mbante më” për lirimin e të dënuarve para se të shlyenin burgimin dhe pa asnjë shqyrtim paraprak.

04:15
Dështon testimi i vaksinës për HIV-in në Afrikën Jugore

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë thënë të hënën se do të ndalin testimet e një vaksine eksperimentale në Afrikën Jugore kundër virusit HIV, pasi është kuptuar se ajo nuk ka pasur rezultat. Studimi, i emëruar, HVTN 702, ka nisur më 2016 dhe ka përfshirë vaksinën e vetme që ka treguar pak mbrojtje kundër virusit që shkakton AIDS-in.

03:13
Të mërkurën votimi në gjyqin ndaj Presidentit Trump në Senat

Në Uashington, ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve që kanë ngritur akuza për shkarkimin e Presidentit Donald Trump dhe ekipi mbrojtës i presidentit paraqitë argumentet e tyre të mbylljes.

02:43
Mona Lisa e Rubikut del në ankand për 150 mijë euro

Një version i Mona Lizës i bërë me kube të rubikut, pritet të shitet në një ankand për një shifër prej 150 mijë eurosh kur të dalë nën çekiç në Paris, këtë muaj. E bërë me 330 kube të rubikut, nga artisti francez Invader, i famshëm për figurat e tij qeramike, pushtuesit e hapsirës, vepra është quajtur Mona Liza e rubikut.

01:58
Fushata e OBSH/ I shpalli luftë dezinformimeve

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se po punon me internetin dhe gjigandët e mediave sociale për të luftuar keqinformimet në lidhje me shpërthimin vdekjeprurës të koronavirusit të ri.

01:26
Panik në Marsejë/ Vaksinohen 4 mijë punëtorët e portit pas zbulimit të infeksionit

Rreth 4 mijë punëtorë të një porti në Marsejë, u vaksinuan të hënën pas zbulimit të një infeksioni nga pneumokoku, që nuk ka lidhje me koronavirusin kinez. Rreth 15 ekipe vaksinimi u angazhuan në portin Grand Maritime të Marsejës për të mbrojtur punëtorët që janë ekspozuar ndaj infeksionit.

00:56
Ngjela e zbulon në Open: Ja pse ligji anti- KÇK do të rrëzohet

Vazhdoi me kritikat e tij ndaj ligjit anti- KÇK avokati Spartak Ngjela. Një tjetër kritikë që avokati tha në Open në Top Channel ishte se ligji krijon obsesion.

00:28
‘Nuk njihni abc-në e profesionit’, avokati Lapaj debaton me zv-ministrin Hodaj

Debate të forta u zhvilluan në Open në Top Channel teksa u fol për ligjin e ri anti-mafia. Debati kësaj radhe u bë mes avokatit Adriatik Lapaj dhe zv-ministrit të Brendshëm Julian Hodaj.

E hënë, 03 Shkurt 2020
23:55
Mos gënje! Sejamini përplaset me zv-ministrin Hodaj në Open

Në Open në Top Channel u zhvilluan debate të shumta ku një ndër debatet e zhvilluara ishte ai mes mes Neritan Sejaminit dhe zv-ministrit të Brendshëm Julian Hodaj i cili nisi kur Sejamini tha se ligji anti- KÇK është i panevojshëm.

23:38
Lajm i madh për Rey Manajn, në listën e Barçës për Championsin

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë! Rey Manaj është përfshirë në listën e futbollistëve të Barcelonës për ndeshjet e Championsit në pjesën e dytë të sezonit. Trajneri Quique Setien, që e ka vëzhguar sulmuesin e Kombëtares Shqiptare në stërvitje me ekipin e parë, ka preferuar ta përfshijë 22-vjeçarin përkrah “yjeve” të sulmit si Messi e Griezmann, për shkak të mungesës së Luiz Suarezit.

22:45
Mbappe përplaset me Thuchel, Reali gati ofertën rekord për francezin

Real Madridi po planifikon të ofrojë 250 milionë stërlina për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe. Kështu raportojnë mediet spanjolle, që e lidhin ofertën e mundshme të “Los Blancos” me përplasjen mes “yllit” francez dhe trajnerit të parizienëve, Thomas Tuchel, pas zëvendësimit të 21-vjeçarit gjatë fitores 5-0 ndaj Montpellier të shtunën, në Ligue 1.

22:45
Thyhet sërish “kristali” Dembele, Barcelona me qëndrim zyrtar

Pas më shumë se dy muajsh në infermieri, francezi Ousmane Dembélé kishte kaluar disa ditë stërvitje me pjesën tjetër të shokëve të tij të ekipit të Barcelonës, duke krijuar idenë se do të kthehej në fushë në javët në vazhdim, por këtë të hënë 22-vjeçar nuk ka mundur ta përfundojë seancën stërvitore.

22:42
Nis “mbretërimi” i Djokovicit, ja kur mund të thyhet rekordi i Federerit

Novak Djokovic u rikthye për herë të pestë në fron dhe ditën e hënë 32-vjeçari nga Serbia filloi mbretërimin për javën e 276 në krye të tenistit botëror, duke zëvendësuar në këtë mënyrë spanjollin Rafael Nadal.

22:36
Murrizi në Open: Qeveria po bën shfaqje me OFL-në

Duke folur në Open në Top Channel për ligjin anti-mafia nën Kryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi u tregua kritik me operacionin e bërë sot nga OFL-ja duke e qujatuar atë një shoë nga qeveria.

22:09
Çmimet Bafta/ Filmi ‘1917’ merr 7 çmime, përfshi edhe trofeun për filmin më të mirë

Duka dhe Dukesha i Kembrixhit qeshën në mënyrë dukshëm të sforcuar me shakanë e aktores së njohur Margot Robbie mbi largimin e Harryt dhe Meghanit nga familja mbretërore.

21:57
Çmimet Bafta, fjalimi i Brad Pitt sikletos Kate e Will për Brexit

Brad Pitt i hodhi disa kunja të sikletshme familjes mbretërore britanike në fjalimin e tij të çmimeve Baftas edhe pse nuk ishte vetë aty por dikush tjetër e lexoi atë për të.

21:56
Studentët e Kosovës: Do kontrollojmë çdo ligjvënës

Në kohën kur në parlament votohej qeveria e re e Kosovës, Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës mbajti një aksion simbolik për të vërtetën, siç thanë përfaqësues të saj.

21:40
“Ty të ka sjellë Edi Rama, shko paguaj policët”- Ngjela përplaset me zv-ministrin në Open

Një debat i fortë është zhvilluar në Open në Top Channel mes avokatit Spartak Ngjela dhe zv-ministrit Julian Hodaj.

21:40
Aktorja Milla Jovovich lind fëmijën e tretë në moshën 44 vjeçare

Aktorja e filmit “Elementi i Pestë” dhe burri i saj Paul WS Anderson kanë pritur së fundmi bijën e tyre të tretë duke e quajtur Osian.

21:39
Përplasja Rama-Basha për KÇK-në

Në një kohë ku efektivët e “Operacionit Forca e Ligjit” nisën ditën e parë të punës,  në terren duke rrethuar kompleksin Golden në Shijak, kryeministri Edi Rama i pari dhe më pas kreu opozitës Lulzim Basha e vijuan debatin për ligjshmërinë e paketës KÇK, përmes Twitter.

21:36
Ambasadori rus: Pa Rusinë, s`ka marrëveshje Kosovë-Serbi!

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan Harchenko, tha se Rusia do të përfshihet në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, nëse e merr një ftesë të tillë nga Beogardi. Pa Rusinë dhe pa miratim nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, marrëveshja ndërmjet dy vendeve nuk arrihet, tha Harchenko për mediat në Beograd.

21:33
Kina kundër SHBA-së, po përhap panik për Koronavirusin

Qeveria kineze ka akuzuar SHBA se po përhap panik me reagimin e saj ndaj shpërthimit vdekjeprurës të koronavirusit. Kjo pason vendimin e SHBA për të shpallur emergjencën e shëndetit publik dhe për të mohuar hyrjen në territor amerikan të shtetasve të huaj që kanë vizituar kinën gjatë dy javëve të shkuara.  Më shumë se 17 mijë raste të prekjes nga koronavirusi janë konfirmuar në Kinë. Rreth 361 persona kanë humbur jetën atje.

21:29
Kosovë/ Qeveria e re, ja emrat e kabinetit Kurti

Qeveria e re e Kosovës, e prezantuar nga kryeministri i ri, Albin Kurti, do të ketë 15 ministri. Vetë kryeministri do të ketë dy zëvendëskryeministra ndërsa qeveria në përbërjen e saj pritet të ketë edhe 33 zëvendës ministra.