Në Open në Top Channel u zhvilluan debate të shumta ku një ndër debatet e zhvilluara ishte ai mes mes Neritan Sejaminit dhe zv-ministrit të Brendshëm Julian Hodaj i cili nisi kur Sejamini tha se ligji anti- KÇK është i panevojshëm.

‘Në një republikë të korruptuar ligjet janë të shumta. Ky ligj është i panevojshëm. Më herët pronat e sekuestruara i administron gjykata me vendime, ndërsa me këtë ligj e administron qeveria, shteti, drejtori i policisë’- tha Sejamini.

‘Më lër ta shpjegoj se nuk është e vërtetë’- tha Hodaj.

Keni një pjesë të ligjit anti-mafia që është shfuqizuar me këtë ligjin e ri tuajin- vijoi Sejamini.

Nuk është shfuqizuar ligji antimafia. Mos gënje. Pronat i administron ekzekutivi dhe jo drejtori i policisë siç thoni ju. Administrimi bëhet për 24 orë pastaj vendos gjykata- iu kundërpërgjigj Hodaj.

Top Channel