Në kohën kur në parlament votohej qeveria e re e Kosovës, Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës mbajti një aksion simbolik për të vërtetën, siç thanë përfaqësues të saj.

Ata theksuan se përmes kësaj lëvizje, duan të tregojnë se Vetëvendosje dhe LDK-ja shkelën të gjitha parimet e tyre vetëm që të realizonin koalicionin qeverisës.

“Ne këtu jemi Rinia Demokratike e Kosovës në një aksion simbolik të së vërtetës për shkak se këto deklaratat që i dëgjuar nuk kanë qenë të montuara, por të vërteta të thëna nga dy liderët të dy partive politike, të cilat të gjitha parimet e vendosura karshi njëra-tjetrës i shkelën vetëm dhe vetëm për ta bërë një koalicion, i cili është totalisht është koalicioni i zorit dhe është parë kjo punë.” tha Bislimi.

Edhe një grup studentësh të  Universitetit të Prishtinës, thanë se pakënaqësitë e tyre do ti shprehnin përmes themelimit të një lëvizje politike. Bekim Ibishi, student në Universitetin e Prishtinës, u shpreh se qëllimi i kësaj lëvizjeje, e cila do të krijohet me vetë iniciativën e studentëve, do të jetë të bashkojë të gjithë të rinjtë e partive politike, të cilët do të raportojnë rregullisht për çdo deputet, mbi punën që ai kryen ose jo.

“Raportet e realizuara  do të paraqiten nëpër sheshe publike dhe media, në mënyrë që t’i tregohet qytetarëve se çfarë pune kanë bërë realisht ligjvënësit e tyre.” tha Ibishi.

Top Channel