Clippers triumfojnë ndaj Spurs, fitore marrin edhe Sacramento Kings

04/02/2020 09:41

Ka përfunduar edhe një xhiron në NBA, derisa ndeshja kryesore ishte në mes te Los Angeles Clippers dhe San Antonio Spurs.

Clippers fituan me rezultat të ngushtë 108-105, derisa takimin nuk e filluan edhe aq mirë.

Spurs e fituan çerekun e parë në dallim prej dhjetë pikës, 39-29, derisa Clippers u rikthyen në të dytin me vetëm një pikë dallim, 25-24.

Pjesa e dytë ishte më dramatike edhe pse në çerekun e tretë Clippers fituan me 31-19, derisa i katërti përfundoi me barazim 23-23.

Semafori në fund tregoi rezultatin përfundimtar 108-105, fitore kjo për Clippers.

Top Channel