Tre makina të përplasura, njëra prej tyre e kthyer përmbys dhe 5 të plagosur në spital; kjo është situata aktuale pas aksidentit të ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Teksa burime të pakonfirmuara shprehen se mund të bëhet fjalë për një atentat të mundshëm, Top Channel mëson se ndër pesë të plagosurit të dërguar në spital është edhe polici Eugen Abdurrazaku. Në njërën prej makinave me targa të huaja (e përfshirë në aksident) janë gjetur targa fallso.

Bëhet me dijeni se policia ka qenë në ndjekje të njërës prej makinave me targa të huaja.

Top Channel