E mërkurë, 25 Mars 2020
23:54
“Mos ngatërro krimin me krenarinë”, Andi Bushati përplaset në Open me Baton Haxhiun

Qeveria e Albin Kurtit ka rënë nga një mocion mosbesimi e iniciuar nga Lidhja Demokratike. Nga votimi i bërë në Kuvendin e Kosovës, 82 votuan pro mosbesimit.

23:40
“Albin Kurti ishte një diktator”, Nurellari debaton me Andi Bushatin në Open

Qeveria e Albin Kurtit ka rënë nga një mocion mosbesimi e iniciuar nga Lidhja Demokratike. Nga votimi i bërë në Kuvendin e Kosovës, 82 votuan pro mosbesimit.

23:02
Kuvendi i Kosovës rrëzon Albin Kurtin/ 82 vota pro, Vjosa Osmani voton kundër

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro mocionit për mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

22:53
​Osmani: Mendjeshkurtrit më akuzojnë për tradhti, situatën po e bëjmë më të trishtuar

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, është shprehur kundër mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

22:51
Dy raste të reja me Koronavirus në Elbasan. Vëllezërit 22 dhe 25 vjeç

Dy raste të reja janë regjistruar me Koronavirus në Elbasan. Dy djemtë e 62 vjeçarit i cili u identifikua sot.

22:33
U fotografua duke pirë cigare në parlament, Haradinaj kërkon falje

E ndezi cigaren në Kuvendin e Kosovës teksa deputetët po diskutonin për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

22:29
Kërpudhat magjike/ SHBA liston psilocibinën si “terapi e suksesshme” për depresionin, për të dytin vit radhazi

Për të dytin vit radhazi Administrata Amerikane e Ushqimit e Mjekimeve (FDA) ka përshkruar psilocibinën, përbërësin aktiv psikedelik të kërpudhave haluçinogjene si një “terapi risi dhe e suksesshme” në trajtimin e simptomave madhore të depresionit.

22:26
Pamje nga satelitët, bota para dhe pas koronavirusit

Koronavirus, është “kundërshtari” që po lufton një botë mbarë. Kjo e keqe, ka izoluar miliona persona në shtëpi, ka boshatisur rrugë, parqe, institucione publike apo private si edhe rrjedhën e jetës. Shumë shtete në mes të panikut, të shkaktuar nga virusi korona, kanë zgjedhur të mbyllin kufijtë e tyre.

22:17
“Mami a do të vdes”, nëna 30 vjeçare rrëfen momentin kur i biri pesë vjeçar u infektua me koronavirus

Askush nuk është i pa prekshëm nga koronavirusi i ri, madje as fëmijët. Një nënë në Britani ka zbuluar se si djali i saj pesë vjeçar, i shëndetshëm, u infektua me koronavirus.

21:55
Impjantet kineze lëshojnë aeroplanmbajtësen e katërt këtë vit, priten 7 deri në 2025

Impjantet detare kineze raportojnë se do të lëshojnë në det aeroplanmbajtësen e katërt të vendit në fund të këtij vitit, mjetin e dytë të tipit 075 Class.

21:52
Haradinaj ndez cigaren brenda sallës së Kuvendit

Shefi i deputetëve të AAK-së, Daut Haradinaj, ka ndezur cigare brenda ambienteve të Kuvendit.

21:42
U shërua nga Covid-19, i riu tregon historinë e tij në Open

Erind Cara, i riu që arriti të shërohej nga koronavirusi foli në Open në Top Channel për situatën që kaloi ai. Erindi theksoi se Covid-19 nuk kursen asnjë grup-moshë.

21:32
Mesazhi i 19-vjeçarit shqiptar për Koronavirusin: Unë e fitova betejën, por humba miq që i njoha gjatë kësaj beteje

Erind Cara është një ndër personat që e ka fituar betejën me CoVid-19, por shoku i tij i dhomës nuk ja doli, duke humbur jetën.

21:32
Teste shtëpiake koronavirusi do të jepen së shpejti për miliona njerëz në Britani

Miliona tampone 15-minutëshe për testimin e koronavirusit vrasës do të shiten se shpejti në farmacitë e Anglisë ose në rrjetin Amazon për njerëz në vetë-izolim, çka pritet të risjellë njëfarë normaliteti në jetët e njerëzve.

21:25
Jo vetëm “bukuri vrastare”, por edhe një shpirt të madh, Kylie Jenner dhuron 1 milion dollar për spitalet

Kylie Jenner, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, falë fotove, super bombastike, që vijnë nga karantina. Mirëpo Kylie, llogarit një pasuri mbi 1 biliardë dollar, falë linjës së saj të njohur “Kylie Cosmetics”.

21:23
Videoja e 2015-s mbi virusin e krijuar në Kinë në laborator. Komuniteti shkencor përgënjeshtron lajmin

Disa ditë më parë, një video e transmetuar në Nëntor 2015 nga Tgr Leonardo, një buletin i lajmeve kushtuar shkencës së prodhuar nga Gazeta Rajonale Rai, u kthye për të qarkulluar në rrjet, dhe në aplikacione në mesazhe private.

21:01
VIDEO/ Rama në komunikim urgjent celular për hallet e popullit

Kryeministri Rama nëpërmjet një lidhjeje live në Facebook ka nisur telefonatat me qytetarët të cilët kanë shkruar numrat e tyre në shqipëriaqëduam.al për të denoncuar apo për të shprehur hallet e tyre.

20:54
Angli/ Shqiptari kapet me pistoletë, përkthyesi grek i bën gjëmën

Një shqiptar ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar është dënuar nga një gjykatë angleze pasi u kap me armë pa leje tip pistoletë me selenciator, të cilën e mbante me fishek në gojë, gati për shkrepje, brenda mëngës së palltos.

20:54
Koronavirusi i merr jetë zëvendësambasadori britanik në Hungari

Zëvendësambasadori britanik në Budapest të Hungarisë, ka vdekur pas kontraktimit të Koronavirusit.

20:48
Miss Anglia e bllokuar jashtë vendit prej koronavirusit, kërkon rikthimin në punë në spital

Doktoresha e re e gjithashtu Miss Anglia, Bhasha Mukherjee, ka mbetur e bllokuar në India që prej ndalimit të udhëtimit të vendosur nga kryeministri Narendra Modi për ndalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

20:45
Fiks Fare/ Të moshuarës nuk i heqin kateterin, s’ka specialist

Fiks Fare solli problematikën e një qytetari, i cili prej ditësh sorollatej për problemin e nënës së tij.

20:42
Deputetja: Nëse infektohen deputetët, të mos u vihen respiratorët

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Kollçaku tha se është në ankth si epidemiologe, duke parë situatën me përhapjen e Covid-19.

20:40
Kamëz/ Skandal me të paralizuarin, braktiset nga gruaja dhe djali

Fiks Fare trajtoi historinë e dhimbshme të një të moshuari të braktisur në një ndërtesë gërmadhë në Kamëz.

20:37
“Rreziku i super-virusit”/ Salvini nxjerr videon: Si po e prodhonin në laborator kinezët koronavirusin që në 2015-n

“Shkencëtarët kinezë krijojnë një super-virus të mushkërive nga lakuriqët dhe minjtë. Ai është i nevojshëm vetëm për qëllime studimi por ka shumë shqetësime.”

20:24
Marketing koronavirusi; Linja ajrore premton 8000€ nëse dikush infektohet gjatë fluturimit

Një linjë vietnameze udhëtimesh qe ka dalë edhe herë të tjera në faqet e para të gazetave, ka njoftuar së fundmi një politikë të re të pagesës me para në dorë nëse dikush infektohet me koronavirus në fluturimet e saj.

20:20
Monika Kryemadhi: Izolimi më ka dobësuar, s’ më njeh fytyrën celulari!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi përditshmërinë e saj në karantinë.

20:13
Të varfër në karantinë/ Historia e familjes Limani në Kamëz

Në këtë Shqipëri të vogël ka histori njerëzorë me trishtim të madh. Sot do të shkojmë në familjen Limani e cila jeton në Kamëz. Në këtë dhomë të vogël të marrë me qira jetojnë 4 jetimë. Nëna e tyre ndërroi jetë 9 vite më parë.

19:59
Frika nga koronavirusi/ Parukierja përdor çadër si mburojë për t’u mbrojtur nga infeksioni

Koronavirusi ka paralizuar të gjithë institucionet dhe shërbimet, publike apo private qofshin ato, thuajse në të gjithë botën. Mirëpo një parukiere ka vendosur që të dalë në punë dhe në vend të një maske mbrojtëse, ajo ka përdorur një çadër, duke i krijuar dy vrima në formën e syve, që të mund të punonte.

19:55
OSHEE njofton: Pagesat e faturave të dritave mund të bëhen online ose në sportelet nga ora 07:00 deri 13:00

OSHEE njofton se të gjithë shqiptarët mund të paguajnë online faturën e dritave dhe po ashtu thotë se pagesa mund të bëhet edhe në sportelet e kompanisë nga ora 07:00 deri në 13:00.

19:50
Ulja e normës së interesit në 0.5%/ Meta përshëndet vendimin e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përshendet vendimin e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit nga 1% në 0.5%.

19:49
Vatikani drejt mbylljes pas infektimit me koronavirus të bashkëpunëtorit të Papa Françeskut

Covid-19 duket se ka hyrë në ndërtesën kryesore Santa Marta, të klerit të Vatikanit teksa ka infektuar një bashkëpunëtor të Papa Françeskut që banonte prej vitesh aty.

19:38
U desh një virus, t’kujtoheshim se jemi njerëz!

Nga Denisa Skodi

19:35
Kancelarja Merkel rezulton negative dhe në testin e dytë për koronavirusin

Rezultatet e provës së dytë për koronavirusin për kancelaren gjermane Angela Merkel rezultuan sërish negative, tha zëdhënësi i saj të mërkurën.

19:32
Kryemadhi: Pimë nga një teke raki me hudhra pasdite

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin Ftesë në Pesë me Bieta Sulon.

19:27
Koronavirusi/ Mjekimi ekzistues për artritin i përdorur në Kinë, ka shëruar e 95 përqind të pacientëve në gjendje të rëndë

Një mjekim për artritin që është përdorur në Kinë për trajtimin e koroanvirusit vrasës, ka shëruar 95 për qind të pacientëve në gjendje të rëndë, raportojnë studiuesit.

19:20
Dokumenti konfidencial. CoVid-19/ Shqipëria OK me masat, të shtohen 6 të tjera

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka mësuar se në institucionet shtetërore po qarkullon një dokument konfidencial konsultativ, i përgatitur nga një kompani e rëndësishme, ndërkombëtare e vlerësimit të sigurisë shëndetësore, me qendër në Monako.

19:19
80% e testeve që i “dhuruan” kinezët çekëve, janë të pasakta

Një faqe interneti në Çeki tregoi se 80 përqind e testeve “ të shpejta” që Kina i dhuroi këtij vendi, nuk janë të sakta, çka detyroi punonjësit e kujdesit shëndetësor të mbështeten vetëm tek testet laboratorike konvencionale.

19:17
Monika flet nga Karantina: Ka plasur dashuria e madhe me Ilirin, nuk kemi mundësi për fëmijë të katërt

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin Ftesë në Pesë me Bieta Sulon.

19:13
“Cov-idiot”/ Termi i ri për të gjithë ata që nuk e kuptojnë seriozitetin e pandemisë

Covidiot, termi më i ri që po përdoret në një kohë që CoVid-19 vazhdon të përhapet në botë.

19:06
Dorëzohet dhe Rusia: Putin i kërkon njerëzve të qëndrojnë në shtëpi!

Në një fjalim të rrallë televiziv, presidenti rus Vladimir Putin I kërkoi rusëve të “ tregohen të disiplinuar e të përgjegjshëm” dhe të qëndrojnë në shtëpi. “ Ajo që po ndodh sot në Europë dhe përtej oqeanit, mund të kthehet në të ardhmen tonë të afërt”, deklaroi shefi i Kremlinit.

19:03
Koronavirusi vret diplomatin e lartë britanik në Hungari

37 vjeçari Steven Dick, zv. Shef misioni në ambasadën britanike në in Hungary, ka vdekur pasi ishte diagnostikuar me Covid-19.

18:58
Koronavirusi/ I moshuari me aftësi të kufizuara nuk kishte ngrënë për ditë me radhë. Karabinierët i sjellin gjithçka në shtëpi

Kishte mbetur i vetëm në këto kohë për ditë të tëra pa ngrënë, në pamundësi për të blerë dyqane dhe pa të afërmit që të ishin në gjendje ta ndihmonin për shkak të kufizimeve për të frenuar infeksionet e koronavirusit në Itali, i moshuari ndihmohet nga karabinierët.

18:48
Manastirliu: Kemi rritur numrin e testimeve, po plotësojmë rekomandimet e OBSh-së

Gjatë videokonfererencës së ministrave, të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se është rritur numri i testeve për të dyshuarit me COVID-19.

18:43
U infektua me koronavirus, bebja vetëm 50 ditësh shërohet dhe kthehet në shtëpi

Një foshnjë vetëm 50-ditëshe nga Corbetta (Milano), e shtruar në spital, sepse testoi pozitivisht për Coronavirus, është mirë tashmë dhe është kthyer në shtëpi.

18:38
Manastirliu: Do të ngremë një spital të ri karantinë brenda 20 ditëve

Ministrja Manastirliu gjatë konferencës online të qeverisë tha se po bëhen gati të ngrenë një spital karantinë brenda 20 ditëve të ardhshme.  “Po bëjmë gati të ngremë një strukturë të re, një spital karantinë për rastet jo të rënda”. tha ministrja.

18:32
Koronavirus/ “Ne bëmë tonën, tashmë ju bëni tuajën”, flasin veteranët e mbijetuar nga Lufta e Dytë Botërore

Shpesh situata kaotike e krijuar si pasojë e koronavirusit, është konsideruar si një luftë. Një luftë me një armik të pa dukshëm, por mjaft të rrezikshëm, që të pushton dhe të vret pa kuptuar. Për të dhënë një mesazh ndaj kësaj “lufte”, ka menduar dhe një ndër veteranët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, Harry Fenn, tashmë 95 vjeç.

18:27
Edhe 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 71 numri i të prekurve

Edhe tetë raste të tjera me COVID19 janë regjistruar sot në Kosovë, duke çuar numrin në 71 të infektuar.

18:22
“Më prishën shtëpinë”/ I riu tenton tu vërë zjarrin 5 dyqaneve në Vlorë

Pesë dyqaneve i është tentuar t’i vendoset flaka në lagjen Osman Haxhiu .

18:11
Itali, 683 viktima në 24 orët e fundit/ Numri i mjekëve të vdekur shkon në 33

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 7503, që do të thotë janë 683 viktima në 24 orët e fundit.

18:07
Materialet mbrojtëse nga Turqia, Rama: Erdogani na bëri nder të madh!

Në mbledhjen online ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se pas transportit nga Turqia, pajisjet mbrojtëse për pacientët dhe mjekët janë shpërndarë, ndërsa stoku është i konsiderueshëm.

18:01
Top Talk: turizmi në “shok” nga Coronavirusi. 1.8 miliard euro humbje. 90% e rezervimeve janë anuluar

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype” Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Zak Topuzi.

17:55
Si përhapen viruset nëpër zyra: Mjafton një….

Mjafton vetëm një sipërfaqe e kontaminuar që një virus të infektojë një zyrë të tërë. Miliona vetë nëpër botë i kanë braktisur vendet e tyre të punës me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit, dhe kjo nuk është thjesht një masë paraprake, thotë BBC. Zyrat, thotë gjigandi mediatik, janë “vatra” të përhapjes së viruseve dhe baktereve.

17:48
Pako me ushqime për familjet e prekura nga tërmeti në Farkë të Madhe dhe Farkë e Vogël

Veliaj: “Pas koronavirusit do të bëhemi më të fortë; Shumë shpejt nisim rindërtimin e shtëpive”

17:44
Mjeku shqiptar në Itali – Fushatë për donacione në Shqipëri

Specializanti në Anestezi, Drilon Kamishi, i cili prej disa muajsh ndodhet ne Genova, përveç se po mbyll specializimin e tij, aktualisht po trajton edhe rastet me Covid 19 në këtë qytet të Italisë.

17:42
Bllokada e koronavirusit në Indi; Policët godasin shkelësit me shkopinj teksa vendi tenton të mbajë mbyllur 1.3 miliardë vetë

1.3 miliardë indianë janë urdhëruar dje të mos dalin nga shtëpia prej qeverisë teksa frika e përhapjes masive të koronavirusit do të shembte në mënyrë katastrofike sistemin e dobët shëndetësor të vendit.

17:40
E tmerronte ideja e karantinës, 19 vjeçarja vret veten

Një adoleshente me pamjen e një modeleje ndërroi jetë në mënyrë tragjike në spital ku ishte shtruar me urgjencë pas përpjekjes për të vrarë veten. 19 vjeçaren e tmerronte ideja e karantinës.

17:39
Emily e shfrytëzon izolimin nga koronavirusi “siç duhet” (FOTO)

Pak ditë më parë Emily Ratajkowski publikoi në Instagram një foto të vjetër ku shfaqej topless.

17:35
Mbledhja e Këshilli të Sigurisë Kombëtare/ Meta: Frymë bashkëpunuese. Falenderoj Ramën, Bashën dhe Ruçin

Presidenti Ilir Meta ka dalë me një mesazh publik pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

17:30
Rama-Lleshajt: Problem daljet në grup. Kush del dy apo më shumë gjobë!

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen online me ministrat deklaroi se gjatë një inspektimi që bëri sot në disa tregje të Tiranës, për të parë nëse zbatoheshin masat kundër COVID-19, u has me dy probleme, të cilat ia adresoi ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

17:27
Pipero: Në spitalin infektiv kemi 72 pacientë, disa janë rëndë, 17 u shëruan

Mjeku Pëllumb Pipero ka postuar në profilin e tij foto me stafin e spitalit Infektiv ku po trajtohen 72 të prekur nga koronavirusi.

17:27
Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Shënohet viktima e tretë nga Virusi Korona në Maqedoninë e Veriut. Gruaja nga fshati Ballancë e Qendër Zhupës ndërroi jetë pasditen e së mërkurës.

17:22
Rama mbledhje online me ministrat, pyet Ahmetaj për bonusin e qirave për të prekurit nga tërmeti në Durrës

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim online me ministrat ku po shqyrton ankesat e qytetarëve të ndryshëm.

17:19
Ultimatumi/ Rama: Shpenzoni më pak dhe paguani dritat, kush nuk e bën do t’i priten

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me ministrat e tjerë në Facebook është shprehur se pagesa e dritave nuk do të negociohet.

17:18
U denoncua rasti në Top Channel, Bashkia e Tiranës ndihmon me ushqime 57-vjeçarin nga Fushë Arrëzi

Bashkia e Tiranës ka ndihmuar 57-vjeçarin Tonin Prendi, me gjendje civile në Fushë Arrëz, por që jeton në Tiranë, rasti i të cilit u trajtua edhe në edicionin e djeshem te lajmeve në Top Channel.

17:14
Koronavirusi, identifikohet infermierja e vetëvrarë italiane pas stresit se mund të kishte përhapur sëmundjen

Infermierja 34 vjeçare italiane Daniela Trezzi, punonte në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit në një spital të rajonit të goditur më rëndë Lombardisë, por vrau veten një ditë më parë pasi besonte se mund të kishte përhapur sëmudjen duke e luftuar atë.

17:14
​Quni i jep edhe një shans Kurtit: Tërhiqe vendimin për Veliun dhe hiqe taksën, vazhdojmë punën

Ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK-së, Anton Quni i ka dhënë edhe një mundësi kryeministrit Albin Kurti për ta hequr mocionin.

17:12
Greqi/ Shkon në 22 numri i viktimave nga covid-19

Në Greqi ka shkuar në 22 numri i viktimave nga covid-19.

17:02
Ish-e dashura e multimilionerit nuk ja “përton” grave të të pasurve: Qepeni gojën dhe mos guxoni të postoni foto luksi në një kohë si kjo!

Ish- e dashura e multi-milionerit Philipp Plein, Morgan Osman, nuk ka duruar më sjelljen e grave të të pasurve gjatë kohës së koronavirusit, sa që ka “shpërthyer” e revoltuar me një video në Instagram, e cila është bërë brenda 24 orëve virale.

16:39
Çmenduritë e të rinjve/ Sfidon koronavirusin duke lëpirë tubin e trenit

Koronavirusi është sëmundja që ka alarmuar të gjithë globin. Ekspertët janë shprehur se transmetimi i këtij virusi bëhet më së shumti me anë të kontaktit, sesa përmes ajrit dhe për këtë arsye, qeveritë kanë urdhëruar që qytetarët të mbajnë një dinstancim social nga njëri-tjetri, për të minimizuar në këtë mënyrë përhapjen e virusit. Mirëpo, disa të rinj janë duke “sfiduar” koronavirusin në rrjete sociale dhe si pjesë e sfidës lëpijnë objekte të ndryshme.

16:38
Londra e Madridi, epiqendrat e reja të koronavirusit, numri i vdekjeve dyfishohet çdo dy ditë

Londra e Madridi raportohen së fundmi si qendra më të rënda të përhapjes së koronavirusit sesa Lombardia, teksa numri i vdekjeve atje dyfishohet çdo dy ditë, ndërsa pas tyre vjen menjëherë New York.

16:32
KE ndan 38 milionë euro për shëndetësinë në Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian (KE) ka ndarë 38 milionë euro për të ndihmuar sektorët e shëndetësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, në kohën e pandemisë së sëmundjes COVID-19.

16:22
Kërcënoi me jetë deputetin, arrestohet i dyshuari

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të informatës se dje, më 24.03.2020, një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes rrjeteve sociale, ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij, sot më 25.03.2020, zyrtarët policor kanë kontaktuar deputetin në fjalë dhe ka filluar hetimet policore.

16:20
Vaji i peshkut për shëndetin e fëmijëve

Fëmijëria është një nga periudhat më kritike në jetën e njeriut. Pikërisht në këtë kohë, ushqyerja luan një rol thelbësor për shëndetin e njeriut në të ardhmen.

16:18
Lezhë/ 3 raste të reja me covid-19

Pas rastit të infermieres me koronavirus që u konfirmua ditën e djeshme në Lezhë gjate 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe tre raste te reja.

16:14
Punon në Kinë, por mendjen në Napoli, gjesti fisnik i kampionit të botës

Italia është një nga vendet europiane më të prekura nga pandemia e Koronavirusit. Spitalet janë mbushur plot e përplot, duke shtuar presionin mbi personelin shëndetësor, që po bën të pamundurën për të shmangur kaosin.

16:12
Vdes mjeku i familjes në Napoli, prefekti kërkon ndihmë për koronavirusin: Campania është pranë shembjes, do të jetë ferr nëse qeveria nuk ndërhyn

Situata e epidemisë së koroanvirusit ishte sot shqetësimi kryesor i prefektit të Napolit dhe krahinës së Campania, Vincenzo De Luca, i cili i bëri apel për ndihmë kryeministrit Conte.

16:08
Efekti koronavirus, FIFA mund ta zgjasë në 7 muaj merkaton!

Jo vetëm kampionatet dhe Kupat e Europës, UEFA dhe FIFA po studiojnë çdo aspket të futbollit, në momentin që do të rinisë pas emergjencës së koronavirusit përfshirë këtu edhe merkaton e transferimeve.

16:01
Rritet bilanci i viktimave në Holandë nga koronavirusi

Autoritetet në Holandë thanë se gjatë 24 orëve të fundit në këtë vend janë regjistruar 80 viktima të reja, që lidhen me koronavirusin.

15:59
Pas Kinës dhe Kubës, Italisë i vjen në ndihmë edhe Rusia

ITALI- Pas ndihmave nga Kina dhe nga Kuba, një tjetër shtet i ka ardhur në ndihmë Italisë. Bëhet fjalë për Rusinë, ku sipas kreu të qeverisjes rajonale të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana ka bërë të ditur se sonte në mbrëmje në Bergamo do të mbërrijë një ekip mjekësh nga Rusia.

15:50
Zbardhen detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ja çfarë njofton Presidenca

Nën drejtimin e Presidentit Ilir Meta u zhvillua sot mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nëpërmjet një video-konference, ku morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

15:48
Covid-19, Britney Spears kërkon greva, rishpërndarje të pasurisë; Fansat e quajnë “komuniste”

Epidemia e koronavirusit duket se ka ekspozuar me se miri se të famshmit e të pasurit jetojnë në një univers të ndryshëm nga pjesa tjetër e njerëzve.

15:46
Ministrja Shahini: 40 mijë studentë kanë kaluar tashmë në mësim online

Në video-mesazhin e radhës përmes rrjeteve sociale, përpos mbarëvajtjes së deritanishme të mësimit nga shtëpia për nxënësit e sistemit parauniversitar, Ministrja Besa Shahini ka dhënë edhe një lajm të mirë që vjen nga universitetet:

15:44
Putin shtyn votimin e ndryshimeve kushtetuese për shkak të koronavirusit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shtyrë votimin për ndryshimet kushtetuese, që do t’i mundësonin atij qëndrim më të gjatë në pushtet, për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.

15:28
Mbledhja online e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, këto janë kërkesat e Bashës

Mesditën e kësaj të mërkure u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare nën drejtimin e presidentit Ilir Meta.

15:28
65 gjoba për këmbësorët/ Kanë thyer karantinën në 24 orët e fundit

Ora ka kaluar 13, e megjithatë në rrugët e Tiranës, shihet të ketë ende këmbësorë dhe makina që qarkullojnë. Për këto arsye, policia po vijon kontrollet në të gjithë vendin, me qëllim që masat kufizuese të respektohen nga të gjithë.

15:17
Skandali në doganën greke/ Ky është kamioni i ngarkuar me maska mbrojtëse, që nuk u lejua të hynte në Shqipëri

Top Channel ka siguruar pamjet e kamionit me një ngarkesë prej 10.000 maska mbrojtëse kundër Covid 19 me destinacion Shqipërinë, që u bllokua nga dogana greke dhe nuk u lejua që të hynte në territorin tonë.

15:17
21 vjeçarja britanike bëhet personi më i ri pa sëmundje të tjera që vdes nga koronavirusi i ri

Një vajzë 21-vjeçare ka humbur jetën pasi u infektua me Covid-19 në Britani dhe besohet se është personi më i ri pa sëmundje të tjera që vdes nga epidemia.

15:13
Rinas, vetëm një fluturim/ Në aeroport mbërrijnë avionët me ndihma

Në aeroportin e Rinasit ka vetëm një fluturim në ditë ndërsa atje po mbërrijnë edhe avionët me ndihma për shëndetësinë.

15:03
Koronavirusi në Kosovë, gjendja e të prekurve, e qëndrueshme

Në Kosovë, aktualisht, 63 persona rezultojnë të prekur nga Covid 19 dhe gjendja e 28 pacientëve të shtruar në klinikën infektive, sipas zyrtarëve, është e qëndrueshme. Kjo është konfirmuar për kosova pres nga drejtoresha e klinikës, lindita ajazaj berisha sipas të cilës, vetëm 8 kanë nevojë për oksigjen.

14:56
Kuvendi i Kosovës, shqyrton mocionin e mosbesimit

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, që është iniciuar nga partia në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

14:56
Greqia në karantinë/ Policia me “dorë të hekurt”, gjoba në Athinë por jo vetëm

Policia greke duket se e ka marrë seriozisht procedimin e atyre që shkelin urdhrin e kufizimit të lëvizjes në territor, për të shmangur përhapjen e Covid-19.

14:49
Pamje të trishta/ Dy të moshuar të tjerë paraqiten tek Infektivi, dyshohet se janë prekur me CoVid-19

TIRANË-  Pamje të trishta vijnë nga spitali Infektiv i Tiranës. Dy të moshuar të tjerë janë fotografuar teksa mbërrijnë në spital pasi dyshohet se janë të infektuar me CoVid-19.

14:41
Cakaj: Negociatat, fitore e merituar e historike e Shqipërisë

Vendimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së kurorëzoi dje arritjet e shumta të Shqipërisë dhe njëkohësisht pritet t’i jap një shtysë dhe një dinamikë të shtuar reformave të brendshme dhe transformimit të vendit.

14:38
Me kapuç në kokë dhe i shoqëruar nga dy infermierët, momenti kur një i dyshuar me CoVid-19 mbërrin sot tek Infektivi

TIRANË- Dy persona të dyshuar me CoVid-19 janë paraqitur sot në spitalin infektiv. Njëri prej tyre është fotografuar teksa hynte në ambientet e spitalit.

14:32
Këshilla për të shmangur dhimbjet e shpinës kur punoni nga shtëpia në kompjuter

Në kohën kur bota po përballet me koronavirusin COVID-19, shumica e njerëzve kanë nisur t’i kryejnë punët e tyre nga shtëpia.

14:29
Covid-19/ Zyrtari befason me deklaratën: Të moshuarit, të gatshëm të vdesin për hir të ekonomisë amerikane

Zëvendësguvernatori i Teksasit ka shkaktuar debate të shumta në rrjet, sa i takon një deklarate të tij rreth koronavirusit.

14:28
FOTO/ Karantina e Lauren Summer është “hot”!

Lauren Summer, modelja amerikane, ka zgjedhur një mënyrë seksi për të kaluar izolimin për shkak të koronavirusit.

14:10
Kurti: Nuk më dhimbset as vetja e as qeveria, por populli

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka filluar fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës duke përmendur punët e bëra deri më tani duke thënë që është shumë krenar me kabinetin e tij.

14:07
Shkencëtarët: Virusi nuk pëson mutacione dhe ky është lajm i mirë për vaksinën që do të zhvillohet

Sipas shkencëtarëve që po studiojnë kodin gjenetik të patogjenit të ri, koronavirusi nuk po pëson mutacione domethënëse teksa qarkullon nga njeriu në njeri. Ky stabilitet relativ nënkupton se ka pak gjasa që virusi të bëhet më i rrezikshëm ose më pak i rrezikshëm teksa përhapet dhe është një lajm i mirë për shkencëtarët që synojnë të krijojnë një vaksinë me efekte jetëgjata.

14:07
Durrës/ 2 punonjës të Drejtorisë së Policisë me koronavirus- gjendja e pacientes, jo e mirë!

Dy punonjës të Drejtorisë së Policisë së qarkut Durrës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.