Hapet seanca për Bib Ndrecen, gjyqtar i dosjes 339  aktualisht gjyqtar pranë gjykatës së posaçme.

KPK e rihapi seancën për të treja kriteret, pas kërkesës së gjyqtarit Ndreca që kundërshtoi më herët kontrollin vetëm të një kriteri.

Ndërkohë Gjyqtari Bib Ndreca ka deklaruar para trupës së KPK: Kërkoj durimin tuaj t’më dëgjoni deri në fund. Analiza financiare duhet të rishikohet, përfshirja ime si investitor për kohën kur unë isha veçse një student është e pabazuar. Përfshirja e makinës si pronë e imja, e makinës qe është blerë nga im vëlla në 2008, mbajtja e standardit për ‘smart mikra’ 2011 është konsideruar nga ju  edhe si aset dhe si e ardhur. Makina është blerë gjashtë muaj para nisjes së detyrës. Kam pajtuar një auditues ligjor qe del në konkluzione:

“Deri në vitin 2008, unë Bib Ndreca rezultojë student magjistrature deri në 2008. Financimet që KPK i ka quajtur për blerje toke, dhe stalle janë financime të bëra gjatë kësaj kohe nga vellezërit emigrantë. Vendosja si aset e Bib Ndrecës e një pasurie që nuk është e imja është gabim dhe duhet të korrigjohet”

Gjyqtari : Audituesi thotë që për periudhën 2009 nga ana e KPK ka një balancë negative 1 milionë lekë, Bib Ndreca ka mundësi financiare.

Vijon…

Top Channel