Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Mat ditën e sotme pasi i janë gjetur me vete doza kanabisi.

M. P., banues në Rukaj të Matit kishte me vete 20 doza të vogla me kanabis të bëra gati për t’u shitur.  Arrestimi i tij u bë në afërsi  të fshatit Urakë, gjatë kontrollit fizik.

Sipas policisë, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel