E hënë, 20 Prill 2020
10:27
Gjermania ndez zemërim në Pekin/ I dërgon Kinës faturë 149 miliardë euro për “dëmet e koronavirusit”

Gjermania ka tronditur Kinën, fill pasi u bashkua me Britaninë e Madhe, Francën dhe Sh.B.A në një “sulm” të pazakontë, ku Berlini shfaqi zemërimin e tij ndaj Pekinit sa i takon pandemisë globale dhe madje i faturoi një shumë prej 149 miliardë euro.

10:14
Japoni/ Ndihmë financiare për punonjësit e seksit, por ata thonë se nuk është e mjaftueshme për të mbijetuar nga pandemia

Mika është e shqetësuar. Si punëtore seksi në Japoni, ajo takonte tre ose katër klientë në ditë. Tani, me njerëzit që qëndrojnë në shtëpi dhe duke shmangur kontaktin e ngushtë, ajo tregon për CNN se nuk ka para.

09:59
“U kollit disa herë”/ Presidenti i Brazilit në protestë, kërkon heqjen e masave shtrënguese ndaj Covid-19

Të dielën (19 prill), presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro iu bashkua një proteste në kryeqytetin e vendit, ku sipas vëzhguesve politikë thuhet se protestuesit ishin mbështetës të krahut të djathtë të Bolsonaro, të cilët kërkuan ndërhyrje ushtarake në emër të presidentit, për shkak se e shohin Gjykatën Supreme dhe legjislaturën e vendit, si pengesa në fushatën e tij kundër masave të bllokimit të pandemisë, pavarësisht nga fakti se vendi ka më shumë se 35,000 raste të konfirmuara dhe mbi 2,300 vdekje.

09:57
Rama jep një tjetër njoftim: Nga sot gati edhe lejet për…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga sot në portalin e-albania mund të merren leje edhe për daljet në arsye shëndetësore.

09:43
Koronavirusi, Trump: Duam të hyjmë në Kinë, të shohim se çfarë po ndodh

Një ditë pasi Donald Trump paralajmëroi Pekinin për pasojat që e presin, nëse me vetëdije është përgjegjës për përhapjen e COVID-19, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është shprehur se SHBA dëshiron të dërgojë një ekip ekspertësh në Kinë për të hetuar koronavirusin.

09:37
Vullkani më i madh i Evropës, aktivizohet Etna

Vullkani Etna, më i madhi aktiv në Evropë, pati një shpërthim të Dielën duke shkaktuar rrjedhjen e lavës si dhe kolona të mëdha tymi që mund të shiheshin nga 30 kilometra larg, nga Catania.

09:31
Operacioni “Maranaj”/ Grup i strukturuar kriminal, ndalohet në Shkodër 23-vjeçari i shpallur në kërkim

Është ndaluar ditën e djeshme në Shkodër një nga 4 personat e shpallur në kërkim prej operacionit “Maranaj”.

09:29
“Bomba bakterologjike”/ Qytetarët denoncojnë: Shihni se ku i djegin plehrat

Banorët e rrugës ” Gjelbërimi”-“Azem Hajdari” në Durrës kanë ngritur një problem i cili siç ata thonë i shqetëson prej kohësh.

09:18
CoVid-19/ Vendet evropiane ndërmarrin hapa për të lehtësuar izolimin

Disa vende evropiane, po fillojnë javën e re me masa lehtësuese të izolimeve të rrepta për shkak të pandemisë së koronavirusit.

09:07
“Pse nuk po pyet Bota se ç’ndodhi me ata që guxuan të flisnin për koronavirusin, pasi Pekini i gënjeu të gjithë?”

Trokitja e frikshme në derë erdhi pas rënies së natës. Jashtë ishin dy burra me kostume të cilët i thanë biznesmenit Fang Bin se kishin ardhur për ta marrë atë në karantinë mjekësore.

08:57
Vlorë/ I dënuar me 12 vite burg, kapet 43 vjeçari i shumëkërkuar (emri)

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Kanina”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim kombëtar, Gladiol Metushaj, 43 vjeç, banues në Sarandë.

08:44
Kostot e koronavirusit nuk do ta dëmtojnë buxhetin gjerman

Po të nisë punën ekonomia pas mbylljes, Gjermanisë mund të mos i duhen më shumë borxhe, tha ministri gjerman i Financave. Por disa nga ata që fitojnë më shumë mund të përballen me faturë më të lartë tatimore, shtoi ai.

08:32
Koronavirusi/ Të rejat e fundit nga bota: Në SHBA gati 2,000 viktima në 24 orë, por protestat kundër bllokimit vazhdojnë

Rastet me koronavirus në mbarë botën rriten në 2,404,071, 165,229 viktima. Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur me 759.687 të infektuar, i ndjekur nga Spanja (198.674) dhe Italia (178.972), sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

08:27
Protestuesit në SHBA kërkojnë rihapjen e ekonomisë

Protestuesit kanë dalë në rrugë në shumë shtete të SHBA-së, duke kërkuar nga autoritetet të rihapin ekonomitë e mbyllura nga pandemia e koronavirusit.

08:23
Marrëveshja/ Ilaçi për malarien do të testohet kundër CoVid-19

Kompania Pharma Novartis ka arritur një marrëveshje me SHBA për të vazhduar më tej me një testim të ilaçit të malaries hidroksilklorinë kundër Covid-19 në 440 pacientë të shtruar në spital.

08:02
Ngjarje e rëndë në Kanada, 51-vjeçari i veshur si polic ekzekuton 16 persona

Një person i armatosur, i veshur si polic vrau të paktën 16 persona, përfshirë një oficer policie, në provincën e Nova Skocisë, njoftoi policia kanadeze.

07:42
Parashikimi i motit/ Java nis me reshje, ja zonat të cilat do kenë mot të paqëndryeshëm

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku në zonat juglindore do të ketë reshje.

E diel, 19 Prill 2020
22:59
Çudira nga India, çifti vendos të quaj foshnjën e porsalindur “dezinfektues’

Një çift i ri në Indi, vendosi që djalit të tyre të porsalindur, t’ia vendosnin emrin “Sanitiser” (dezinfektues në shqip).

22:45
Lajm tronditës për sportin shkodran/ Ndërron jetë në moshën 52 vjeçare kampioni dhe biznesmeni

Lajm tronditës për sportin shkodran! Është ndarë nga jeta në moshën 52 vjeccare ish-handbollisti kampion dhe biznesmeni Nikolin Karroca!

22:39
“Mrekullia mbi tokë”/ Ja ku ndodhet vendi i pagëzuar si ishulli i Koronës

Një ishull në Estoni, i quajtur Saremaa, është pagëzuar nga banorët e zonës si “ishulli i koronës”, pasi vendi është bërë vatër e koronavirusit dhe banorët e turistët janë urdhëruar të vetizolohen. Sipas ekspertëve numri i të infektuarve në ishull, referuar popullsisë, është më i larti në Evropë.

22:22
Balerini shqiptar: Gjatë karantinës kam parë vetëm porno

Balerini Graciano Tagani, njihet nga ato personazhe që e thotë pa ndrojë atë që mendon apo bën. Me të njëjtat deklarata vijoi dhe ditën e sotme, teksa u shpreh në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, se gjatë kësaj kohe në “google” ka kërkuar vetëm porno. Kjo deklaratë e tij erdhi pasi Edi Manushi, po pyeste të gjithë pjesëtarët e debatit, se çfarë kishin kërkuar më shumë në “google” këto” kohë.

22:05
FOTO/ Gruaja shtatzënë pëson aksident me makinë dhe lind foshnjën. Nuk po gjente dot beben më pas

Një grua në SHBA, e cila solli në jetë foshnjën në makinë, pësoi aksident gjatë kësaj kohe dhe nuk po arrinte të gjente dot të porsalindurin. Crystan Grahman, ishte duke u dërguar në spital nga nënë a e saj, Krystal Jones. Por, lagështia në rrugë, u bë shkak që ato të aksidentoheshin. Gjatë momentit që ndodhi aksidenti, Crystan, ishte duke sjellë në jetë foshnjën e saj.

21:51
Kosovë/ 51 raste të reja me Koronavirus

Kosova ka njoftuar se ka zbuluar 51 raste të tjera me CoVid-19 në 24 orët e fundit. Këto raste kanë dalë pozitiv në 295 teste të bëra.

21:37
COVID-19/ Qytetarët dynden drejt plazheve në Florida

Plazhet e Floridas në SHBA, janë parë tejet të populluara, vetëm një ditë pasi qeveria vendosi që ato të rihapen, pasi për disa ditë ishin të mbyllura për shkak të COVID-19.

21:19
Riatdhesohen 132 shqiptarë, ja ku do të akomodohen

Sot ka ardhur avion i i tretë më të riatdhesuar në aeroportin e Rinasit. Avioni mbërriti nga Milano dhe në bord kishte 132 pasagjerë.

21:11
Dashuri në kohë pandemie! Çifti nga Italia, po cilësohen si “Romeo dhe Zhulieta” e kohëve moderne

Qyteti njëjtë, dinamika po njësoj, por ajo që ndryshon është koha. Një dashuri e ngjashme me historinë e Romeo dhe Zhulieta, është ajo e çiftit Paola Agnelli dhe Mchele D’Alpaos, të dy nga Verona e Italisë. Për median vendase “Rai 4”, Paola ka folur më shumë rreth marrëdhënies së tyre.

21:06
Të shtëna me armë në mes të ditës në New Yok, një burrë mbetet i plagosur

Kamrat e sigurisë në rrugë, kanë fiksuar momentin teksa një burrë i armatosur, ka qëlluar me armë në një rrugë në New York, një tjetër burrë, duke e lënë të plagosur.

21:03
Dërgonte pacientë të infektuar me COVID-19 falas në spital, stafi mjekësor i bën surprizën e papritur taksistit

Një shofer taksie është befasuar nga ovacionet dhe një shumë e parave të dhuruara, nga mjekët e një spitali në Madrid, pasi ai vazhdimisht dërgonte pacientë të infektuar me koronavirus falas për në spital.

20:47
Dasma në kohen e gripit spanjoll/ Veprat në shtëpinë e mjeshtrit të akuarelit në Sarandë

Lefter Çeko mjeshtri i njohur i akuarelit nga Saranda e ka shndërruar një dhomë të vogël të shtëpisë së tij në studio ku skicon  idetë për vepra të mëvonshme.

20:36
Kujdes/ Rama jep lajmin e madh për bizneset: Është gati…

Kryeminsitri Edi Rama ka dhënë një njoftim mjaft të rëndësishëm për të gjitha bizneset e miratuara për hapje nga ministria e Shëndetësisë.

20:24
Rama meme me Bashën në Instagram, reagon Gazmend bardhi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video meme në instagram me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në video duket Basha që del në foltore dhe thotë vetë: Unë dhe partia demokratike morëm fund. Më pas Basha largohet, kryeministri Rama njihet për postimet e memeve.

20:17
Rama publikon videon e Bashës në Instagram: Unë dhe partia demokratike morëm fund

Edi Rama ka publikuar në instagram një video meme me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

19:56
56% e të prekurve janë shëruar/ Përmirësim i ngadaltë, por virusi është ende aktiv

Tirana, Shkodra dhe Durrësi janë qytet  me numrin më të madh të rasteve pozitive me Covid19. 14 rastet e reja në 24 orët e fundit e çuan totalin e të prekurve në vend në 562. Por çfarë na tregojnë shifrat e të prekurve, të shëruarve dhe atyre që fatkeqësisht nuk ia dolën ta fitojnë betejën me këtë virus?

19:55
Divjaka si një film, në kohë pandemie

Cikli “Fshatrat e Shqipërisë” u rikthye ditën e shtunë me një emision kushtuar Divjakës, në një situatë të jashtëzakonshme.

19:46
Top Awards: Ledri fut këngën e 5-të të albumit dhe shpallet artisti me më shumë këngë në “The Top List”

Ledri Vula ishte një ndër artistët e parë që vendosi të gjendet pranë publikut me muzikën e tij gjatë periudhës së karantinimit.

19:45
Krishti u ngjall/ Besimtarët urojnë festën e Pashkës: Të jetë e fundit që e festojmë kështu

Me afrimin e orës 11 besimtarët po e lënë kishën dhe po mblidhen nëpër shtëpitë për drekën e Pashkëve, duke uruar siç na tha një besimtar, që këto të jenë Pashkët e fundit që kremtohen kështu.

19:41
Festa në familje dhe pa vizita/ Lutjet për ata që sot kanë më shumë nevojë

Larg kishës, por jo larg Zotit, për herë të parë besimtarët festuan në familjet e tyre pa mundur të ndjekin Meshën e Shenjtë, por edhe pa mundur të mblidhen me njëri tjetrin për të festuar festën e rëndësishme ortodokse.

19:37
Dita e nënave dhe fëmijëve/ U lejua dalja deri në orën 11.00, besimtaret iu drejtuan kishës për festën e Pashkës

Pas liridaljes për të moshuarit, rrugët këtë mëngjes të diele i kanë mbushur mamatë bashkë me fëmijët e tyre. Në ditën e 42 qe kur koronaviursi mbërriti në Shqipëri, e kur të gjithë janë në karantinë, të vegjlit, që duhet të jenë deri në 10 vjeç, janë  lejuar të dalin me një limit kohe, deri në orën 11:00.

19:20
Letra e fortë e gazetares kineze: Po shtypen provat dhe po heshtin mjekët

Sheng Xue, një gazetare e cila është lindur dhe rritur në Kinë dhe momentalisht jeton në Kanada, ka pasur një reagim të fortë për vendin e saj me anë të një letre.

19:15
Lezhë/ Ipeshkvi Otavio Vitale bekoi qytetin, lutet që të zhduket Koronavirusi

Nga oborri i katedrales së “Shën Nikollit” në Lezhë, ipeshkvi Otavio Vitale bekoi këtë të dielë qytetin dhe vendin, duke u lutur për tejkalimin sa më parë të situatës se jashtëzakonshme të krijuar nga koronavirusi.

19:09
COVID-19/ Nëse nuk ka vaksinë, Australia mund të mbajë masat kufizuese deri në një vit

Jeta publike australiane mund të kufizohet deri në një vit, për shkak të koronavirusit, paralajmëroi Kryeministri Skott Morrison.

18:44
Këshilltari i Kurtit tall Grenellin: Hajde mori vashë, po vjen puna duke u trashë

Këshilltari i kryeministrit në detyrë Shkëlzen Gashi e ka quajtur ‘vashë’ ambasadorin amerikan Richard Grenell.

18:40
Ndahen Arbenita dhe Fero?! (FOTO)

Lidhja mes Feros dhe Arbenita Ismajlit duket se ka përfunduar, edhe një herë. Reperi dhe modelja po shijonin prej më shumë se një viti romancën e tyre, e cila duket se ka pasur sërish një krisje.

18:40
Grenelli i tregon Thaçit kur do të fillojë dialogu me Serbinë

Emisari special i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas deklarimeve të presidentit Hashim Thaçi, se taksa dhe reciprociteti duhet të hiqen në mënyrë që të forcohen marrëdhëniet e Kosovës me SHBA dhe BE-në.

18:21
Lajm i mirë nga Italia/ Sërish mbi 2000 të shëruar, bie numri i rasteve dhe vdekjeve

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 23660, që do të thotë janë 433 viktima në 24 orët e fundit.

18:00
Rama: Duke parë ecurinë me përballjen e armiku më 27 prill do të…

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se është konstatuar se ditën e nesërme disa dyqane jo ushqimore kanë lajmëruar se do të hapen.

17:46
Çfarë ndodh rreth botës? Njihuni me 9 fotot më të fuqishme të javës

Teksa e gjithë bota është e përfshirë nga Koronavirusi dhe është në karantinë, më poshtë do të gjeni disa nga foto më interesante se çfarë po ndodh rreth botës.

17:38
MC Kresha zbulon për herë të parë detaje nga karriera muzikore e Fjoralba Ponarit!

Pak muaj më pare, moderatorja e “E Diell” Fjoralba Ponari deklaroi se do t`i futej muzikës dhe se do të ishte nën menaxhimin e artistit të mirënjohur MC Kresha.

17:34
Kur “çmenden” gratë

Kur bëhet fjalë për sjellje të çmendura, duket se disa gra nuk do të ndalen derisa t’ia arrijnë qëllimit.

17:21
“Sa më shumë testime”/ Basha publikon planin e emergjencës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar planin me 5 pika të emergjencës, ndërsa vendi vazhdon që të luftojë përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

17:16
“Ina dhe Geri miq, ai që i duhet Inës jam unë”/ Njihuni me konkurrentin e çuditshëm që iu bashkua “Përputhen”

Dashuria është shprehur dhe puthja është dhënë. Por ajo që mungonte ndaj Inës dhe Gerit ishte një provë dashurie. Edhe kjo u realizua nga konkurenti më i ri në “PërPuthen, Gretion Pashollari. Nevina e prezantoi si një pjesëtar të publikut që e shikonte situatën nga larg dhe kishte diçka për të thënë. Më pas Gertioni filloi të argumentojë se sipas tij, Ina dhe Geri nuk ishin ende një çift, por thjeshtë miq të mirë. Personi që Ina dëshironte në krah, sipas Greitonit, ishte vetë ai. Pas diskutimeve mes tyre, Ina ja mbylli “derën” për një vazhdimësi sëbashku.

17:08
Çifti mbretëror William dhe Kate flasin për koronavirusin

Kate Middleton pranoi se ndihet fajtore që i gënjeu fëmijët e saj, të cilët kanë vazhduar të bëjnë mësim nga shtëpia edhe gjatë pushimeve të Pashkëve. Dukesha e Kembrixhit tha se ndihej “ shumë e keqe” që i ka detyruar të vegjlit e saj të uleshin e të mësonin kur fëmijët e tjerë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar shijuan dy javë pushime nga shkolla.

16:58
Taylor Swift anulon të gjitha koncertet e turneut të 2020-ës

Website zyrtar i këngëtares së famshme Taylor Swift ka publikuar një deklaratë ku shkruhet se për shkak të rrezikut të lartë që paraqet pandemia, të gjitha koncertet e turneut të këtij viti do të anulohen.

16:40
E papritur! Antoneta vendosi t’i japë një mundësi, konkurrenti i larguar rikthehet sërish…

 “E Diell” me rubrikat e saj  këtë sezon ka qenë një surprizë e bukur për publikun shqiptar. “PërPuthen” është një nga rubrikat më të ndjekura. Aty bëhet bashkë, e papritura, dashuria, humori, sarkazmi dhe debati. Ku flasim për të papriturën e kemi fjalën edhe  për këtë që ndodhi gjatë puntatës së sotme.

16:30
Tek Juvja në alarm për Ronaldon, shpërthen Koronavirusi në Madeira

Ndizet alarmi për Cristiano Ronaldon. Ishulli i Madeiras, ku ndodhet aktualisht “ylli” i Juventusit, mund të mos jetë vendi më i sigurt në Portugali për të evituar rreziqet e infektimit me Koronavirus.

16:28
Puth qenin në buzë, Enca “thumbon”: Këta mund të ishim ne, por ti…(FOTO)

Edhe pse në karantinë, Enca ka gjetur mënyrën ideale për të bërë plazh në kushte izolimi.

16:10
Ndodhi! Ina i dhuron Gerit puthjen e parë në ‘PërPuthen’

PërPuthen është rubrika e emisionit “E Diell” që ka rrëmbyer zemrën e publikut në mbarë trevat shqiptare.

16:07
Thaçi: Javën tjetër do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për formimin e një Qeverie të re

President i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në javën tjetër do të ndërmarrë hapat për formimin e Qeverisë së re.

15:56
Trump: Koronavirusi ka arritur kulmin në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump tha se koronavirusi ka arritur kulmin në Shtetet e Bashkuara. Presidenti njoftoi se disa shtete do të fillojnë të rihapen, ndërkohë që prostestuesit dolën nëpër rrugë duke kërkuar lehtësimin e kufizimeve, të cilat ata thane se janë tepër të rrepta.

15:50
Britani, arrin në 16.060 numri i të vdekurve nga COVID-19

Britani, me 596 vdekje të reja në 24 orët e fundit arrin në 16.060 numri i të vdekurve nga COVID-19

15:45
“O zemra”/ Vangjeli merr vendimin e papritur largohet nga “PërPuthen”

Vangjeli, është një nga djemtë që ka rrëmbyer zemrën e publikut në rubrikën “PërPuthen” në “E Diell”.

15:29
Krujë/ Lëviste pa autorizim dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, pranga 32-vjeçarit

Një 32-vjeçar nga Hasi që lëviste pa autorizim për këmbësorët dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë është vënë në pranga nga policia.

15:23
Çfarë ndodh në organizëm kur hani nga stresi dhe si ta kuptoni

Stresi shkakton një kaos të vërtetë në organizëm dhe ndikon në funksionin e të gjitha organeve.

15:11
Vitrina e Librit/ Fjalë të urta Mid‘hat Frashëri

T’u dogj shtëpia njëherë? Ke për ta bërë prapë. Edhe një here zjarri ta bëri hi, ti përsëri do ta ngresh. Tërmeti ta bëri gërmadhë, ti do ta ndreqësh rishtazi…

15:00
Mbi 42 mijë të prekur në Rusi/ Putini: Autoritetet e kanë krizën e koronavirusit nën kontroll

Presidenti Vladimir Putin tha se autoritetet ruse e kanë nën kontroll të plotë krizën e koronavirusit dhe se gjithçka do të funksionojë me ndihmën e Zotit, një deklaratë kjo në kohën kur vendi të dielën regjistroi një rritje rekord të rasteve brenda 24 orëve.

14:59
Gjirokastër/ Drejtonte motorin në gjendje të dehur dhe kundërshtoi punonjësin e policisë, pranga 45 vjeçarit

Një 45 vjeçar është vënë në pranga pasi drejtonte motorin në gjendje të dehur dhe kundërshtoi punonjësin e policisë.

14:45
New York/ Mamaja asimptomatike infekton 17 nga 18 fëmijët e saj me koronavirus

Një nënë e tetëmbëdhjetë fëmijëve infektoi aksidentalisht 17 fëmijë të saj me koronavirus pasi nuk kishte dijeni se ishte e infektuar.

14:41
Veliaj viziton dy familje të moshuarish, i uron gëzuar festën e Pashkëve Orthodokse

Në një ditë të zakonshme, rrugët e Tiranës do të gumëzhinin nga qytetarët e shumtë që do të vizitonin të afërmit dhe miqtë për Festën e Pashkëve Orthodokse. E megjithatë, edhe në një kohë të vështirë pandemie si kjo, urimet dhe solidariteti mes tyre nuk mungoi.

14:25
“Pashë babanë tim… Mendova se nuk do të zgjohesha më kurrë”/ Flet mjeku belg pasi i mbijetoi CoVid-19

Një mjek belg ka folur për përvojën e tij “të jashtëzakonshme”, pasi i mbijetoi COVID-19 dhe doli nga kujdesi intensiv pas tre javësh në gjendje kome.

14:23
Nga Lady Gaga te Rolling Stones/ Covid-19, yjet e muzikës në koncert gjigant bamirës

Lady Gaga, Taylor Swift, Paul McCartney, Rolling Stones – shumë yje botërorë luajtën një koncert virtual korona natën duke gdhirë e diela. Koncerti qe një falënderim për shumë ndihmës në pandeminë e Coronas.

14:19
Zvicër/ Numri i vdekjeve rritet në 1135 dhe 27740 të prekur nga koronavirusi

Numri i vdekjeve në Zvicër nga koronavirusi ka arritur në 1.135 viktima.

14:13
Situata në Maqedoninë e Veriut/ Dy viktima dhe 37 raste të reja me koronavirus

Ka arritur në 51 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedonisë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar për dy viktima të reja, një në Shkup i moshës 66 vjeç dhe një tjetër i moshës 83 vjeç në qytetin e Prilepit.

14:04
“Koha për të shëruar padrejtësitë”/ Papa: Mund të goditemi nga një virus edhe më i keq, ai i indiferencës…

Papa Françesku bëri thirrje të Dielën për një vizion gjithëpërfshirës të botës pas krizës Covid-19, duke thënë se lëvizja pa solidaritet global ose duke përjashtuar sektorët e shoqërisë nga rimëkëmbja do të rezultojë në “një virus edhe më të keq”.

13:58
Mbi 39 mijë viktima/ Koronavirusi në SHBA, regjistrohen më shumë se 735,000 raste

735,287 raste me koronavirus janë shënuar në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins.

13:49
Boris Johnson humbi 5 takime kryesore të koronavirusit, por qeveria mbron udhëheqjen e tij

Një figurë e lartë e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar ka mbrojtur qasjen e kryeministrit Boris Johnson për pandeminë e koronavirusit, pas një kritike të gjerë në gazetën Sunday Times.

13:47
COVID-19/ Spanjë, shënohet numri më i ulët i vdekjeve në 5 javët e fundit

Me 410 vdekje të reja në 24 orët e fundit në Spanjë është rritur në 20.453 numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri, COVID-19.

13:38
Arabia Saudite u kërkon myslimanëve të mos mblidhen për lutje gjatë muajit të Ramazanit

Trupi më i lartë fetar i Arabisë Saudite ka nxitur myslimanët në mbarë botën që të mos mblidhen për lutje gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit, raporton BBC.

13:27
Drejtoi mjetin në gjendje të dehur dhe kundërshtoi policin, arrestohet 45-vjeçari në Gjirokastër

Një 45-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi drejtonte motorin në gjendje të dehur dhe ka kundërshtuar punonjësin e policisë,

13:14
Autorja e programit hedh “bombën”! Në ‘Përputhen’ ndodh ajo që prisnit të gjithë (foto)

Përputhen padyshim është kthyer në një prej emisioneve reality më të ndjekur në vend dhe personazhet e saj ndër më të dashurit e publikut!

13:11
Për të parën herë pas 6 javësh, Spanja lejon fëmijët të dalin jashtë!

Fëmijët spanjollë janë mbajtur brenda në shtëpi që nga 14 marsi, nën masa të rrepta për të frenuar përhapjen e Covid-19.

13:04
Vitamina D ndihmon në luftën kundër Covid-19? Suplementi bëri mrekullinë, i uli infeksionet me 50%!

Shkencëtarët po hetojnë një lidhje të mundshme mes shanseve të mbijetesës nga koronavirusi dhe niveleve të vitaminës D.

12:58
Fotot/ Nisma e veçantë! Pica falas për policët

Gjatë kësaj kohe të vështirë pandemie, mjekët janë në vijën e parë të luftës kundra koronavirusit, e më pas kemi policët dhe gazetarët.

12:45
Video/ Banda frymore e qytetit gjallëron rrugët e Tiranës të dielën e Pashkëve ortodokse

Izolimi nuk është aspak i lehtë, sidomos në ditët e festave. Për të thyer heshtjen gjatë kësaj fundjave të Pashkës Ortokodokse, banda e qytetit ka gjallëruar rrugët e Tiranës duke performuar live.

12:40
Londër: Vaksina mbase mund të testohet gjatë ditëve të ardhshme

Shkencëtarët në Britani të Madhe që po punojnë për zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit, shpresojnë të fillojnë provat klinike deri në fund të javës tjetër, raporton BBC.

12:32
“Jeto i lirë ose vdis”, në SHBA shpërthejnë protestat kundër izolimit!

Pavarësisht se Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të madh të vdekjeve sot në botë nga koronavirusi, në disa pjesë të vendit ka shpërthyer zemërimi ndaj masave të izolimit. Grupe protestuesish në Teksas thërrisnin me të madhe “ Shkarkoni Faucin”, në një thirrje që drejtohej kundër këshilltarit më të lartë mjekësor të Presidentit Trump.

12:30
Në mesin e “Covid”-it, Gjermania merr dhjetëra fëmijë nga kampet greke të refugjatëve!

Një grup i përbërë nga 47 fëmijë që është evakuuar nga kampi i refugjatëve në Greqi e një ditë më parëk ka mbërritur në Gjermani, njoftuan autoritetet atje. Fëmijët janë nga Afganistani, Siria dhe Eritrea.

12:26
Mafia po e shfrytëzon “mirë” koronavirusin dhe jo vetëm në Itali!

Në fillim të këtij muaji, pati një procesion funerali në qytetin sicilian të Messina-s, në kundërshtim me karantinën mbarëkombëtare në Itali.Nuk ishte një procesion i zakonshëm, thotë CNN.

12:26
Kompeticionet e UEFA/ Projektohen datat për rifillim

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për kompeticionet e UEFA.

12:23
Celtic, drejt titullit në tavolinë/ Kaos në ligën skoceze

Futbolli skocez është në kaos total.

12:16
Nën akuzë për shpërndarjen e koronavirusit/ Reagon drejtori i laboratorit kinez: Është e pamundur të..

Drejtori i Laboratorit Kombëtar të Biosigurisë Wuhan ka hedhur poshtë në mënyrë agresive pretendimet se mund të jetë burimi i shpërthimit të koronavirusit, duke e quajtur atë “të pamundur” dhe duke i etiketuar pretendimet si “teori konspirative”.

12:15
E tmerrshme! I prekur nga Covid-19, në shtetin e varfër afrikan ka vetëm 4 respiratorë për 2.3 milionë njerëz

Teksa rastet e të prekurve në mbarë botën kanë kapur shifrën 2.3 milionë, shtetet po përpiqen të sigurojnë sa më shumë pajisje të shpëtimit të jetës, veçanërisht respiratorë.

12:08
Fotot/ Durrësi sot i nënave dhe fëmijëve

Dita e liridaljes për nënat me fëmijët nën 10 vjeç është konsideruar si festë në Durrës.

12:00
Covid-19/ Zgjidhja e Gjermanisë për të varfërit: Qese me ushqime në rrugët e qyteteve

Teksa bota gjendet në një luftë të përditshme me Covid-19, shtresa e të varfërve gjendet përherë e më shumë në vështirësi për të siguruar ushqim.

11:48
Sa miliardë dollarë do t’i duhen Evropës për rimëkëmbje pas pandemisë

Evropës do t’i duhen të paktën 500 miliardë euro nga institucionet e Bashkimit Evropian për të financuar rimëkëmbjen e saj ekonomike pas pandemisë, tha kreu i fondit të shpëtimit të zonës së euros.

11:24
Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar/ Thellohet bilanci, shkon në 15.464 numri i vdekjeve

Është rritur në 15.464, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Mbretërinë e Bashkuar, me 888 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

11:22
Haradinaj letër Lajçak: Mogherini e dëmtoi Kosovën ndërsa Borelli po zvarrit qëllimisht procesin e dialogut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një letre i ka bërë të ditur përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, qëndrimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

11:08
A ka të drejtë Trump në akuzat e tij? Kronologjia e OBSH-së mbi COVID-19: Konfliktet, pikëpyetjet dhe kaosi

Teksa besimi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila u themelua në praninë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në vitin 1948, është tronditur për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), kjo agjenci përgjegjëse për shëndetin publik ndërkombëtar po kalon në periudhën më të vështirë në historinë e saj.

11:03
CoVid-19/ 14 raste të reja, shkon në 562 numri i të prekurve në vend

Ka shkuar në 562 numri i të prekurve në vend nga covid-19.

11:02
Bilanci botëror/ 160 mijë viktima nga Covid-19, numri i të infektuarve shkon mbi 2.3 milionë

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 160 mijë.

10:57
Eksperti i OBSH: Bota do të duhet të jetojë me kërcënimin e koronavirusit, sepse nuk ka …

Bota duhet të jetojë me kërcënimin e koronavirusit ‘për të ardhmen e parashikueshme’ pasi nuk ka garanci për një vaksinë të suksesshme, kështu tha një ekspert i OBSH.