Kate Middleton pranoi se ndihet fajtore që i gënjeu fëmijët e saj, të cilët kanë vazhduar të bëjnë mësim nga shtëpia edhe gjatë pushimeve të Pashkëve. Dukesha e Kembrixhit tha se ndihej “ shumë e keqe” që i ka detyruar të vegjlit e saj të uleshin e të mësonin kur fëmijët e tjerë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar shijuan dy javë pushime nga shkolla.

Duke folur për BBC, së bashku me të shoqin, Princi Uilliam, Kate tha si me shaka: “Mos u tregoni fëmijëve, por ne në fakt i kemi mbajtur të zënë këtë periudhe. Më duket se jam treguar e keqe me ta”. Vetë duka e përshkroi shkollimin në shtëpi si “argëtues” –ndërsa e shoqja shtoi dhe përkufizimin “sfidues” gjatë intervistës ne distancë me Tina Daheley.

Çifti është izoluar së bashke me fëmijët, princat George dhe Louis, dhe Princeshës Charlotte. Gjatë bashkëbisedimit, William rrëfeu gjithashtu se anëtarët e familjes mbretërore, të gjithë të shpërndarë këto kohë, e kanë kaluar izolimin duke komunikuar me njëri tjetrin përmes lidhjeve video. Dyshja foli edhe për shëndetin mendor në përgjithësi në këtë situatë që ka pllakosur vendin.

Të dy kanë biseduar me stafe nëpër spitale në pjesë të ndryshme të Britanisë së Madhe, e janë interesuar për ndikimin që ka pasur mbi ta kriza e koronavirusit. William tha se “shkalla dhe shpejtësia” e përhapjes së pandemisë në mbarë vendin ka pasur ndikim të madh edhe shëndetin mendor të stafit mjekësor të NHS, që gjendet në vijën e parë të luftës me sëmundjen.

Top Channel