Festa në familje dhe pa vizita/ Lutjet për ata që sot kanë më shumë nevojë

19/04/2020 19:41

Larg kishës, por jo larg Zotit, për herë të parë besimtarët festuan në familjet e tyre pa mundur të ndjekin Meshën e Shenjtë, por edhe pa mundur të mblidhen me njëri tjetrin për të festuar festën e rëndësishme ortodokse.

Por kjo nuk i ndaloi  ata të festonin në shtëpitë e tyre dhe të drejtojnë lutjet sot për ata që kanë më shumë nevojë.  Krishti u ngjall.

Le të jetë kjo ditë e shenjtë një ogur i mirë për të pasur sa më shumë shëndet dhe lumturi në familjet tona dhe sa më parë kjo situatë e pazakontë të përfundojë.

Top Channel