Tornadoja godet Italinë, rreth 40 të plagosur dhe dëme të mëdha në Kremonë/ Shembet çatia e katedrales, dëmtohet edhe bashkia 28/08 22:45
Një çift i ri në Indi, vendosi që djalit të tyre të porsalindur, t’ia vendosnin emrin “Sanitiser” (dezinfektues në shqip).
“Sa herë që njerëzit të flasin për koronën, ata do të kujtojnë që ishte saniteri (dezinfektuesi) që i shpëtoi”, u shpreh babai i të porsalindurit, Omvir Singh.
Më tej ai shtoi:
“Të gjithë luftojnë kundër këtij virusi, nga kryeministri ynë deri tek njerëzit e thjeshtë”.
Ndërkaq, Omvir nuk është i vetmi që ia ka vendosur djalit një emër lidhur me pandeminë e koronavirusit. Një grua para disa javësh, po në Indi, vendosi të quajë binjakët e porsalindur “Corona” dhe “Covid”.
Top Channel