Dita e nënave dhe fëmijëve/ U lejua dalja deri në orën 11.00, besimtaret iu drejtuan kishës për festën e Pashkës

19/04/2020 19:37

Pas liridaljes për të moshuarit, rrugët këtë mëngjes të diele i kanë mbushur mamatë bashkë me fëmijët e tyre. Në ditën e 42 qe kur koronaviursi mbërriti në Shqipëri, e kur të gjithë janë në karantinë, të vegjlit, që duhet të jenë deri në 10 vjeç, janë  lejuar të dalin me një limit kohe, deri në orën 11:00.

Në parqe nuk dëgjon vetëm cicërimat e zogjve por edhe zërat e fëmijëve. Edhe këndet e lojërave sot nuk heshtin.

Nënat ortodokse e kanë shfrytëzuar ketë hapësirë kohore për të shkuar në katedralen ngjallja e krishtit në dite pashke. Dëshira e të gjithë fëmijëve është të largohet sa më shpejt koronavirusi.

Top Channel