Krishti u ngjall/ Besimtarët urojnë festën e Pashkës: Të jetë e fundit që e festojmë kështu

19/04/2020 19:45

Me afrimin e orës 11 besimtarët po e lënë kishën dhe po mblidhen nëpër shtëpitë për drekën e Pashkëve, duke uruar siç na tha një besimtar, që këto të jenë Pashkët e fundit që kremtohen kështu.

Një fëmijë:

Kam marrë edhe kukullën time në kishë. Zot më beko, u luta. Durim, se po ja dalim. I përplasëm vezët dhe fitoi nëna. Jemi shumë kohë me prindërit. Kishim një muaj pa dalë. Krishti u ngjall, vërtet u ngjall dhe kjo fitore është prova.

Top Channel