Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video meme në instagram me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në video duket Basha që del në foltore dhe thotë vetë: Unë dhe partia demokratike morëm fund. Më pas Basha largohet, kryeministri Rama njihet për postimet e memeve.

Në lidhje me këtë ka reaguar sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Në vend që të shqetësohet për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të infektimit apo të humbjes së vendit të punës, Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën.

Nuk ka gati asnjë qindarkë t’u japë nesër shqiptarëve, siç ua premtoi. Nuk do tja dijë se as gjysma e atyre që duhet të merrnin paratë e paketës së parë nuk i kanë marrë akoma.

Çfarë turpi që në këto ditë krize të thellë për çdo shqiptar ai ka vetëm një obsesion, të sulmojë opozitën.

VIDEO

Top Channel