Cikli “Fshatrat e Shqipërisë” u rikthye ditën e shtunë me një emision kushtuar Divjakës, në një situatë të jashtëzakonshme.

Ilnisa Agolli tregon përmes një udhëtimi të gjatë se natyra është i vetmi shpëtim. Në fakt zonat më të paprekura janë ato rurale ku aktiviteti sektorit bujqësor vazhdon, rreziku është më i ulët dhe puna prodhuese për blegtorët e fermerët vijon.

Në fokus kësaj here është Divjaka, siç nuk e keni parë kurrë. Një kompleks magjie, ku ti humb mes detit, qiellit apo tokës dhe ndjehesh njeri më i mirë seç je. Më i dashur me natyrën dhe më i kujdesshëm me vendin tonë të vogël. I cili qenka më i pasuri në botë për bukurinë dhe lirinë që të ofron. A nuk është kjo ndjesia më e bukur për njeriun?

Nga Laguna e Karavastasë tek kisha e “Shën Thanasit”, Parku Kombëtar, plazhi i Divjakës, jeta e banorëve, peshkimi dhe veprimtaria kryesore e Divjakës: Bujqësia.

Pamjet janë të ngjashme me ato të një filmi që të merr me vete kur e sheh.
Ndiqeni videon e plotë më poshtë:

Top Channel