Video/ Banda frymore e qytetit gjallëron rrugët e Tiranës të dielën e Pashkëve ortodokse

19/04/2020 12:45

Izolimi nuk është aspak i lehtë, sidomos në ditët e festave. Për të thyer heshtjen gjatë kësaj fundjave të Pashkës Ortokodokse, banda e qytetit ka gjallëruar rrugët e Tiranës duke performuar live.

Koncerti i bandës frymore është shtrirë përgjatë rrugës së Kavajës, me pallate të kuruara në të dy anët, tek rruga e Durrësit, dhe më tej tek zona e Tiranës së Re.

Repertori me motive festive dhe pranverore ka zgjuar kryeqytetasit në ditën e Pashkës me tinguj të ngrohtë, duke mbushur me gjallëri rrugët e Tiranës edhe në këto ditë karantine.

Përmes këtij aktiviteti, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës synon që t’iu kthejë momente sa më festive dhe argëtuese banorëve të qytetit.

Ndërkaq, kujtojmë se Bashkia e Tiranës përpos angazhimit të përditshëm në dezinfektimin e rrugëve, tregjeve, dhe parqeve, që synojnë rritjen e sigurisë për qytetarët, është përpjekur të sjellë edhe momente argëtuese përmes aktiviteteve të ndryshme.

Top Channel