FOTO/ Gruaja shtatzënë pëson aksident me makinë dhe lind foshnjën. Nuk po gjente dot beben më pas

19/04/2020 22:05

Një grua në SHBA, e cila solli në jetë foshnjën në makinë, pësoi aksident gjatë kësaj kohe dhe nuk po arrinte të gjente dot të porsalindurin. Crystan Grahman, ishte duke u dërguar në spital nga nënë a e saj, Krystal Jones. Por, lagështia në rrugë, u bë shkak që ato të aksidentoheshin. Gjatë momentit që ndodhi aksidenti, Crystan, ishte duke sjellë në jetë foshnjën e saj.

Nga goditja e fuqishme, ajo nuk arriti që të gjente dot foshnjën. Mirëpo, pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, u mësua se foshnja, kishte përfunduar në pjesën e poshtme, të sendiles së pasme të makinës. Frika e Crystan dhe nënës së saj qëndronte mbi faktin se, nga përplasja fëmija mund të kishte përfunduar jashtë xhamit të makinës.

“Beben e kishte në bark, ajo ishte duke lindur në atë kohë”, shprehet duke qarë Krysta.

Ndërkaq, më pas Crysta dhe foshnja janë dërguar menjëherë në spital, nga ku raportohet se gjendja e tyre është e stabilizuar.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel