E martë, 21 Prill 2020
10:08
“Ilaçi pati një efekt shumë pozitiv”/ Remdesivir me rezultate shpresëdhënëse ndaj koronavirusit

Një studim i ri tregon se ilaçi eksperimental antiviral Remdesivir arriti të parandalojë përparimin e koronavirusit. Në njoftimin e bërë nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Ngjitëse thuhet se ilaçi u testua tek majmunët, të cilët nuk patën vështirësi në frymëmarrje apo ndonjë dëmtim të mushkërive.

10:04
Krujë/ Shkelën vetëkarantinimin e detyrueshëm, 700 mijë lekë gjobë për 3 shtetas

3 shtetas në Krujë të cilët nuk u gjetën në banesë gjatë kontrollit janë ndëshkuar me gjobë prej 700 mijë lekësh për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm.

10:01
Prezantuesja e televizionit shtetëror kinez i thotë botës arabe se Covid-19 “shpërtheu” nga një laborator amerikan

Në një program arab, një prezantuese e medias shtetërore kineze ka deklaruar se koronavirusi e ka zanafillën/origjinën nga SHBA-ja dhe jo siç pretendohet nga kjo e fundit, se pandemia Covid-19 shpërtheu në Kinë.

09:59
17 raste të reja në Krujë/ Të infektuarit pjesë e fasonerisë së mbyllur më 15 prill

Shkon në 40 numri i të infektuarve në Bashkinë e Krujës.

09:52
Lehtësimi i masave kundër koronavirusit/ Gjermania publikon shifrat

Gjermania tha se ka regjistruar 1,785 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, të cilat e rrisin në mbi 143,000 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

09:46
2 vdekje të tjera në Greqi/ Një prej viktimave vetëm 35 vjeç dhe pa asnjë sëmundje tjetër

Dy persona kanë humbur jetën nga Covid-19, mëngjesin e sotëm në Greqi.

09:45
Arabia Saudite ekzekutoi numër rekord njerëzish më 2019

Arabia Saudite ka ekzekutuar 184 persona në vitin 2019 – që është shifër rekord për këtë vend – pavarësisht rënies së numrit të ekzekutimeve në gjithë botën, bëri të ditur organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International.

09:42
Basha: Rikard Ljarja do të mbetet artisti që mbushi zemrat e shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, Rikard Ljarja.

09:35
Covid-19/ Hapi lokalin dhe kundërshtoi me dhunë policët, arrestohet 50-vjeçari në Peshkopi

Një 50-vjeçar është arrestuar në Peshkopi, pasi ka hapur lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ si dhe ka kërcënuar dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

09:27
Kosovë/ Humb jetën gruaja shtatzënë me CoVid-19

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës njoftoi se gjatë orëve të para të datës 21.04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me COVID-19.

09:25
Taulant Balla: PD kontratë të re lobimi, ja shuma e paguar

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka publikuar disa dokumente në facebook që sipas tij janë të një kontrateje të re lobingu të PD në SHBA me vlerë 60 mijë dollarë të nënshkruar më 20 mars të këtij viti.

09:10
“Sëmundja s’është në trupin por në kokat tona”/ Stoychev: Nga Covid-19 kanë vdekur më pak njerëz se gjatë shpërthimeve të gripit

Frika dhe paniku nga përhapja e virusit Corona në botë po shtohen. Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare Gallup, Kancho Stoychev mendon se kemi të bëjmë me një neurozë masive.

09:04
Fshihte armë dhe drogë në lokal, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë

Një 63-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi iu gjet lëndë narkotike në lokalin e tij.

08:56
“Peng që s’e përcjellim siç e meritonte”/ Shuarja e artistit Ljarja në kohë pandemie, Ruçi mesazh ngushëllimi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur sot ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit Rikard Ljarja.

08:47
“Ky largim i Rikardit të madh na ka pikëlluar të gjithëve”/ Ndarja nga jeta e artistit Ljarja, Meta mesazh ngushëllues

Mbi ndarjen nga jeta të artistit Rikard Ljarja ka reaguar edhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

08:38
Vetëhidhet nga pallati 55-vjeçari në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë.

08:31
Paga 40 mijë lekëshe/ Covid-19, sot nis aplikimi për paketën e dytë të ndihmës

Nisin sot aplikimet për të përfituar nga paketa e dytë e ndihmës financiare të qeverisë, gjatë situatës së pazakontë, shkaktuar nga Covid-19.

08:24
Duhanpirje dhe obezitet/ CNN: Pas operacionit, Kim Jong- Un në rrezik të madh për jetën

Sipas CNN-it, Kim Jong- Un, diktatori i Koresë së Veriut është në rrezik të madh për jetën, ndërkohë që së fundmi ka kryer edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

08:19
Ishin të parkuara në garazh, 3 automjete përfshihen nga flakët

Tre automjete janë përfshirë nga flakët në Korçë gjatë orëve të para të mëngjesit. Policia e Korçës ka bërë me dije se rreth orës 03:40 janë përfshirë nga flakët 3 automjete na lagjen nr.17 në garazhin e shtetasit Ilir Mete 51 vjeç.

08:06
Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin.

07:51
Video/ “Nuk i kam takuar fëmijët që prej 8 marsit” – mjekja përlotet live në Open

Mjekja infeksioniste, Elda Qyra ishte e ftuar mbrëmë në Open në Top Channel ku foli për luftën ndaj Cocid-19. Qyra tregoi se përveç luftës me virusin asaj i është dashur të përballet edhe me faktin që është larg familjes.

07:43
Mbi 42 mijë të vdekur/ SHBA nuk i përfill shifrat, 3 shtete nisin hapjen

Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja dhe të vdekurve nga koronavirusi në mbarë botën. Sipas të dhënave të publikuara nga universiteti John Hopkins, numri total i të infektuarve është 2 milion 478 mijë e 153 të infektuar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 170 mijë e 368 persona.

07:14
Pandemia e Covid-19, Trump pezullon emigracionin në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të pezullohet përkohësisht emigrimi. Kështu ka njoftuar presidenti i SHBA, Donald Trump në një postim në Twitter.

07:03
Video/ Vrapon i pashqetësuar, videoja e kangurit në Australi bëhet virale në rrjet

Kamerat e sigurisë në Australi kanë kapur një kangur që vrapon në rrugët e Australisë krejt i vetëm dhe i pashqetësuar.

06:54
Një vezë për mëngjes kundër ishemisë, vlerat për organizmin

Ngrënia e një veze në ditë mundet t’ju vijë në ndihmë kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas një studimi të publikuar në revistën Heart, njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 18 përqind më pak të rezikuar nga vdekja e parakohshme për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

06:39
Ujërat termale të Shqipërisë, për shërimin e çdo sëmundjeje

Shqipëria është e bekuar me të gjitha thesaret që natyra mund të ofrojë. Vargmale të larta e të hijshëm, lumenj të kulluar plot bukuri, bregdet të mrekullueshëm e çdo gjë tjetër që natyra me bujarinë e saj i jep njerëzimit. E në këtë aspekt, Shqipëria është edhe më e pasur se shumë vende rreth saj në Ballkan, por edhe më larg në Europë. Janë burimet fantastike të ujërave termale, krejtësisht natyrale dhe të pasura me veti të panumërta shëruese për çdo sëmundje.

06:18
Për muskuj të fortë dhe shëndet të plotë, frutat që duhet të zgjidhni patjetër

Nëse po përpiqeni të mirëmbani ose të shëroni muskujt, frutat janë të vetmet që nuk ju vijnë ndërmend. Por gaboheni. Frutat janë po aq të rëndësishme sa çdo ushqim tjetër. Kaliumi që ato përmbajnë ndihmon muskujt, karbohidratet parandalojnë djegien e muskujve dhe antioksidantët i mbrojnë ato nga dëmet e oksidimit.

05:50
Franca, vendi i katërt me mbi 20,000 viktima nga koronavirusi

Franca regjistroi të hënën mbi 20,000 viktima nga koronavirusi, duke u bërë vendi i katërt në botë që e kalon këtë prag, pas Italisë, Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara.

05:35
Arrin në 18 numri i të vrarëve në sulmin në Kanada

Ka arritur në 18 numri i të vrarëve nga një person i armatosur, të dielën në Kanada. Në mesin e të vrarëve është edhe një zyrtare policore, e identifikuar si Heidi Stevenson. Kërdia ka filluar të shtunën vonë, sipas kohës lokale, dhe ka përfunduar pas 12 orësh.

05:17
SHBA: Mike Pence dhe Pelosi shkëmbejnë polemika për testimet për koronavirusin

Nënpresidenti amerikan Mike Pence dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, shkëmbyen polemika të dielën lidhur me mungesat në testet për koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, por thanë se janë pranë një marrëveshjeje për fonde shtesë për bizneset e vogla të mbyllura nga pandemia, në mënyrë që të mund të paguajnë punonjësit dhe të mund të rihapen kur të vijë koha.

04:54
Shkencëtarët parashikojnë si do të ndikojë rihapja tek epidemia

Autoritetet në Evropë, ashtu si edhe në kontinente të tjera po diskutojnë mënyra për t’u rikthyer gradualisht në normalitet. Ata kanë varur shpresat tek përgjigja e shkencës mbi reagimin e sistemit imunitar të personave që e kanë kaluar tashmë COVID-19, apo nëse sëmundja do të fashihet me afrimin e stinës së nxehtë në hemisferën veriore. Pas një pezullimi të përgjithshëm disa javësh, qytetet kryesore evropiane po ringjallen gradualisht. Dyqanet po hapen dhe po dëgjohet përsëri zhurma e aktivitetit ndërtues.

04:32
Testimet, vendimtare për rihapjen e ekonomisë amerikane

Beteja kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara po shndërrohet në përplasje politike, pasi udhëheqësit federalë dhe ata shtetërore debatojnë si të gjenerojnë fonde shtesë dhe një numër më të madh testesh. Debati politik zhvillohet në një kohë kur po shtohen thirrjet nga sektori privat për rihapjen e ekonomisë:

04:11
Ilaçi remdesivir me rezultate shpresëdhënëse ndaj koronavirusit

Një studim i ri tregon se ilaçi eksperimental antiviral Remdesivir arriti të parandalojë përparimin e koronavirusit. Në njoftimin e bërë nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Ngjitëse thuhet se ilaçi u testua tek majmunët, të cilët nuk patën vështirësi në frymëmarrje apo ndonjë dëmtim të mushkërive. Një studim i ri tregon se ilaçi eksperimental antiviral i kompanisë Gilead Sciences Inc, remdesivir, parandaloi përparimin e koronavirusit tek majmunët, njoftoi të premten Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID).

03:50
Mbi 766 mijë të prekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara

Shtetet e Bashkuara kanë deri tani numrin më të madh në botë të rasteve të konfirmuara me koronavirus, më shumë se 766,000 të infektuar dhe mbi 40,900 të vdekur, rreth gjysma e tyre në shtetin e Nju Jorkut. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha të hënën se mund të duhen javë në mos muaj para se qyteti më i populluar i vendit të rihapet, për shkak të mungesës së testimeve masive, edhe pse zyrtarët në shtete të tjera kanë filluar të heqin gradualisht kufizimet.

03:22
Rënie rekord e çmimit të naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar në SHBA ranë në nivelin më të ulët në histori, për shkak të rënies së kërkesës si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Nafta e papërpunuar e llojit West Texas Intermediate (WTI) për livrim në muajin maj ra në nivelin më të ulët në histori, duke kaluar madje në shifra negative, -40 dollarë për fuçi.

02:51
Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Grenell: E kemi thënë shpesh, nuk kam biseduar kurrë për shkëmbim territoresh

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi hodhi sërish poshtë zërat për një marrëveshje me shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

02:28
Izolimi nga Covid-19/ Central Park në pushtetin e zogjve

Nuk ka më lojëra në park, as karroca me kuaj dhe as turma turistësh. Në vend të tyre, oshëtin kënga e zogjve, tek tuk dikush bën një shëtitje dhe gjithnjë e më shumë po vlerësohet bukuria e të famshmit Central Park gjatë izolimit të Nju Jorkut nga koronavirusi. Parku 340 hektarësh, hapsira urbane e gjelbër më e famshme në botë, normalisht gumëzhin nga aktivitetet e njerëzve ndërsa dimri i lë vendin pranverës.

01:55
Mjekët thirrje publikut: Të gjithë duhet të mbajnë maska

Më shumë se 100 prej mjekëve më të mirë në Britani i kanë mbështetur thirrjet për njerëzit që të mbajnë maska kur dalin nga shtëpia për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga infektimi me koronavirus.

01:31
Testet serbe/ Kurti: Të mos politizohen!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se dhurimi i testeve për koronavirus nga ana e Serbisë “është një gjest që nuk duhet të politizohet”.

01:09
Shuhet Rikard Ljarja, aktori prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori, skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

00:56
Kurti “godet” Grenell: Drejtpërdrejtë i përfshirë në krizën politike në Kosovë!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se i dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, është i përfshirë drejtpërdrejtë në krizën aktuale politike në Kosovë.

00:23
Vdekja e Rikard Ljarja-s, reagon Rama: Lamtumirë mik

Vdekja e aktorit të mirënjohur Rikard Ljarja ka tronditur mbarë opinionin publik.

00:05
Amnistia fisklale/ Malaj në Open: 100 mënyra që investimet nga krimi të futen në ekonominë shqiptare

Në pjesën e tretë të emisionit Open në Top Channel u fol për aministinë fiskale që qeveria lançoi sot . Tema prodhoi shumë debate mes të ftuarve. Të ftuarit thanë se aministia jep mundësinë që në Shqipëri të futen investime nga krimi.

E hënë, 20 Prill 2020
23:32
Pasojat e krizës/ Sejamini në Open: 100-200 mijë të papunë, rrezik për një valë tjetër largimesh

Në pjesën e dytë të emisionit në Open në Top Channel u diskutua për hapjen që po ndërmerr qeveria shqiptare. Kjo temë ka krijuar shumë debate mes të ftuarve.

23:10
Rritje e çmimeve/ E pranon INSTAT, tregtarët dhe konsumatorët. Ekspertët: Abuzimi është më i madh

Gjatë periudhës së Covid 19 konsumatori shqiptarë ka qenë i detyruar të blejë fruta dhe perime me cmime abuzuese.

23:05
FOTO/ Australianët “thyejnë” karantinën dhe ”lulëzojnë” plazhet

Pas gati tre javësh larg rërës dhe sërfit, banorët në Sidnej të Australisë, vërshuan të hënën drejt plazheve më populloreve të qytetit, ndërkohë që autoritetet lehtësuan masat kufizuese ndaj pandemisë së COVID-19.

22:45
Dalin fotot/ “Bima” e çuditshme në Vlorë dhe statusi i Lelit: Të tjera po shtohen rrotull…

“Na rezulton se gjatë këtyre 40 ditëve të karantinës në hyrje të Vlorës ka mbirë një lloj i panjohur bari i lartë që e ruan vesën gjatë gjithë kohës në formë të konservuar përgjatë trupit.” ky ka qenë statusi i kreu të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli që ka bërë “zhurmë” në mediat sociale.

22:45
Ndërron jetë aktori Rikard Ljarja, kinematografia shqiptare humb ‘Dedën’

Është ndarë nga jeta aktori Rikard Ljarja, në moshën 77-vjeçare. Mësohet se aktori prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

22:42
OBSH alarmon për koronavirusin: Më e keqja ende nuk ka ardhur

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus, deklaroi sot se më e keqja nuk ka ardhur sa i përket pandemisë me koronavirusin e ri.

22:37
” Do të paguajë çmimin dhe do të pësojë humbje të mëdha…”/ Erdogan kërcënon Sirinë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar sot regjimin e Bashar Al-Assadit se po e përdor pandeminë me koronavirus në botë për të intensifikuar sulmet në zonat e kontrolluara nga kryengritësit në veriperëndim, duke thyer kështu armëpushimin e arritur në mars.

22:26
​Kurti: Kosova dhe Shqipëria do të operojnë si një bllok i vetëm energjetik

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja e re e Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTOS-E, do të mundësojë operimin si një bllok i vetëm energjetik midis Kosovës dhe Shqipërisë.

22:17
Video/ E zë gjumi duke drejtuar makinën, punëtori shpëton mrekullisht

Një punonjës i një prej fabrikave të Britanisë, e kishte zënë gjumi teksa ishte duke drejtuar një makinë “piru” dhe përplaset me raftet e ushqimeve dhe si rrjedhojë shpëton mrekullisht, nga qindra kutia që bien nga raftet.

22:17
Gazetari i Top Channel në Londër bën gjestin unik për kolegët në Shqipëri: Ju dhuroj rrogën time, kam ftuar edhe miqtë për të kontribuar

Korrespondenti i Top Channel në Londër, Arben Manaj ka bërë një gjest unik për kolegët që punojnë në terren në Tiranë për të sjellë sa më pranë njerëzve informacionin.

22:16
Fotografi kap kuaj përrallorë në panoramën e akullt të Islandës

Fotografi artistik amerikan Drew Doggett udhëton botën në kërkim të panoramave impresionuese, portreteve, kulturave, njerëzve e komuniteteve.

22:12
Çudira nga Londra/ Burri transporton me biçikletë divanin për tre persona

Një burrë me biçikletë, ka befasuar qytetarët në Londër, teksa në pjesën e përparme të timonit, mbante një divan të përshtatshëm për tre persona.

22:02
Përballet çdo ditë me Covid-19 tek Infektivi, mjekja përlotet live në “Open”: Nuk i kam takuar fëmijët që prej 8 marsit…

E ftuar në emisionin ”Open” për mbrëmjen e sotme ishte një prej mjekeve shqiptare, e cila ndodhet në vijën e parë të frontit të luftës me virusin Covid-19.

21:52
Momenti i frikshëm kur gjuajtësi rus afrohet disa metra larg zbuluesit të interceptuar amerikan

Ky është momenti i frikshëm kur gjuajtësi rus i armatosur ‘deri të dhëmbë’ i afrohet kërcënueshëm vetëm disa metra larg avionit spiun amerikan që kishte interceptuar.

21:48
Sportet e para që nisin në Itali: Formula 1, golfi dhe noti

Garat emocionuese të Formula 1, turnetë ndërkombëtarë të golfit dhe disiplinat e ndryshme në not, do të jenë sportet e para që do të rinisin në Itali, si pjesë e përpjekjeve për tiu rikthyer jetës normale.

21:40
Turqia ndërton spitalin ‘COVID’ në aeroportin e Stambollit

Pamjet e publikuara nga autoritetet turke të aviacionit tregojnë ndërtimin e një spitali për trajtimin e koronavirusit në aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit, raportojnë mediat lokale.

21:36
Sa kohë nevojitet për t’u shëruar nga koronavirusi!

Covid-19 u shfaq në fund të vitit 2019, por tashmë ka indikacione se disa pacientë mund të marrin një kohë të gjatë për t’u shëruar plotësisht.

21:33
Balluku në Open: Jemi përgatitur për të kthyer rreth 2000 persona brenda javës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri një lidhje live në Open ku sqaroi se çfarë do bëhet me shqiptarët e mbetur jashtë vendit.  Sipas Ballukut ka një numër të madh personash që duhet të riatdhesohen.

21:31
Eurodeputetët thirrje BE-së për heqjen e vizave për Kosovën

Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi sot një raport për Ballkanin Perëndimor, i cili kërkon përfshirje më të fortë të Bashkimit Evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor, vazhdimin e financimit të vendeve kandidate dhe konfirmimin se procesi i pranimit ka për qëllim anëtarësimin e plotë në BE.

21:28
Harry e Meghan ‘dush të ftohtë’ mediave: Nuk do të bashkëpunojmë më kurrë

Në një letër me fjalë të forta, çifti ka thënë se gazetat e sensacionit kanë shkatërruar jetë njerëzish pa asnjë arsye.
Harry e Meghan u kanë thënë katër krerëve të ‘tabloid-ëve’ kryesore britanikë se nuk do të bashkëpunojnë kurrë me portalet.

21:27
​Putin: Kulmi i epidemisë s’ka ardhur ende, koronavirusi po përhapet në të gjithë Rusinë

Kulmi i infeksionit me COVID -19 në Rusi nuk ka ardhur ende, por situata është ende e vështirë pasi virusi vazhdon të përhapet në gjithë vendin, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin.

21:26
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë: Të premten më 24 prill nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar të gjithë besimtarët myslimanë se edhe pak ditë na ndajnë nga Muaji i bekuar i Ramazanit. Dita e parë e këtij Muaj të Shenjtë është e premtja më 24 prill 2020.

21:22
Kinezët nuk i ‘shkëputen’ traditës! I ‘rikthehen’ përsëri minjve!

Për shumë njerëz, minjtë janë mysafirë të padëshiruar në shtëpi. Por në Kinë, ato shpesh mund të jenë një vakt i “shijshëm”.

21:15
Ngjarje e rëndë në Prishtinë/ Dyshohet se ra nga një ndërtesë, humb jetën 20-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

21:02
“Hipokrati”, seksologu Evin Dani: Koronavirusi ka reduktuar edhe dëshirën seksuale të shqiptarëve

Veç frikës e stresit, epidemia e koronavirus-it ka ulur edhe dëshirën seksuale të shqiptarëve.

21:02
Franca zbulon më shumë se 1,000 të infektuar Covid-19 në aeroplanmbajtëse

Marina franceze po heton se si koronavirusi ka infektuar më shumë se 1,000 marinarë në bordin e aeroplanmbajtëses së saj kryesore Charles de Gaulle, e cila ka nisur tashmë një proces të gjatë dezinfektimi që prej kthimit në bazën e Toulon disa ditë më parë.

20:56
Fiks Fare/ Studentja nga Kosova mbetet pa diplomë, MASH nuk ka njohje të gjuhës shqipe

Studentes nga Kosova që ka përfunduar studimet në një universitet privat në Tiranë Ministria e Arsimit jo vetëm dështon t’i verifikojë dokumentacionin por gjatë procesit gjyqësor i thotë se vajza nuk ka njohjen e gjuhës shqipe.

20:50
Foto/ E pabesueshme! Qytetarët në Izrael protestojnë duke respektuar distancimin social

Mijëra qytetarë izrealitë, protestuan kundër qeverisjes së kryeministrit, Benjamin Netanyahu, duke kërkuar largimin e tij.

20:45
Artisti që qep maska/ Jusuf Beshiri në karantinë në zonën e kuqe, në Lombardi

Jusuf Beshirin e njohim nga marrëdhënia e tij e ngushtë me muzikën barone. Nga festivali i muzikës baroke që tashmë ka arritur në edicionin e gjashtë.

20:42
Nuk mungon simboli i shqiponjës, Manastirliu publikon fotot e veçanta të infermierëve pak para nisjes për në Itali

Shqipëria ditën e sotme dërgoi grupin e dytë të ekipit mjekësor në ndihmë të Italisë për të përballuar situatën kundër koronavirusit.

20:38
Biznesi që nuk rinis dot! Thertoret e kanë të pamundur edhe pse fasha e orarit të lëvizjes është zgjatur

Edhe pse nuk ka pasur një vendim që ndalon ushtrimin e aktivitetit, Guri Hasa nga Belshi, në 5 javë pothuajse nuk ka punuar asnjë ditë.

20:32
Dezinfektimi në tregun e Sarandës/ Masat për distancimin social edhe pse nuk ka asnjë rast me Covid-19

Ky është tregu ushqimor në qytetin e Sarandës ku prej më tepër se një jave është duke funksionuar kjo kabinë dizinfektimi.

20:28
Rinisja e aktivitetit/ Disa dyqane kishin keqkuptuar urdhrin dhe kishin hapur qepenët që sot

Top Channel prej ditësh ka pasqyruar herë pas here listën e bizneseve qe sipas vendimit te qeverisë mund te nisin aktivitetin e tyre nga kjo e hënë, mjafton te bëjnë një aplikim ne E-albania, që te marrin konfirmimin e më pas te hapin dyqanin e tyre.

20:28
Mijëra izraelitë protestojnë kundër Netanyahu dhe shkeljes së lirive gjatë koronavirusit

Disa mijëra izraelitë kanë bërë dje një protestë shembullore kundër kryeministrit të vjetër të vendit Benjamin Netanyahu dhe shkeljes së lirive me justifikimin e epidemisë së koronavirusit.

20:20
Me ushtrinë nëpër lagje/ Mesazhet sensibilizuese për distancë në periferi

Pas një fundjave ndalim qarkullimi, rrugët fillojnë të popullohen sërish nga qytetarë që dalin nga shtëpitë.

20:11
Mes pacientëve në Infektiv/ Rrëfimi i infermieres që u largua nga prindërit për të jetuar vetëm në këtë situatë

Me kostumin mbrojtës dhe një buzëqeshje nën maskë, Emanuela Braka ndihmon çdo ditë pacientët me Covid 19 në Infektiv.

20:10
Vlorë/ “Mbin” bari i panjohur pas 40 ditëve karantinë, kryebashkiaku thirrje qytetarëve: Mos iu afroni, do të…

Pas rreth 40 ditëve karantinë në qytetin e Vlorës ka “mbirë një lloj i panjohur bari i lartë.”

20:04
24 vjeçari indian pret gjuhën, ia ofron shenjtorëve për të ndaluar  koronavirusin

Djali besonte se duke prerë gjuhën e tij si pjesë e ritualit të saktificës mund të ndihmonte në ndalimin e pandemisë së koronavirusit.

19:54
Tradita e tmerrshme kineze! Gjymtimi i këmbëve konsiderohet ”simbol i bukurisë”

Kina është konsideruar si vendi i traditave, ku para një shekulli në të mbizotëronte një traditë e tmerrshme.

19:42
Çfarë “fsheh” amnistia e qeverisë? Flasin Pano Soko ekonomist dhe Adriatik Lapaj jurist

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi se ka gati amnistinë fiskale, e cila sipas tij, fillimisht duhet të hidhet në parlament për t’u miratuar.

19:40
Amnisti fiskale dhe penale/ Rama: Përjashtohen politikanët, gjyqtarë e prokurorë dhe paratë e krimit

Kongresi 29 Shkurtit i PS prodhoi si kryelajm propozimin e një amnistie fiskale të paprecedentë për Shqipërinë.

19:30
Chelsea ul pagat/ E para vullnetare në Premiership

Celsi do të bëhet skuadra e parë në elitën e futbollit anglez që do të aplikojë vullnetarisht uljen e pagave, një nismë e cila u krijua në rrjetet sociale nga mbrojtësi Azpilikueta e që do të materializohet në borderotë e klubit të pasur londinez.

19:27
Burri monstër vret të shoqen 20-vjeçare me zjarrvënie në Irak

Pamje shokuese dolën sot në mediat irakene pasi një grua vendase u sulmua me zjarrvënie nga bashkëshorti i saj “monstër”, para se të vdiste në spital nga plagët.

19:23
Fenomeni i rrallë në Verona, ylberi shfaqet si një“buzëqeshje”

VERONA- Një fenomen i rrallë ka ndodhur pas një shiu të rënë në një zonë të Veronas në Itali. Bëhet fjalë për një ylber por ndyrshe nga sa jemi mësuar të shohim ky ylber ishte i përmbysur.

19:08
Arrin në 18 numri i të vrarëve në sulmin në Kanada

Ka arritur në 18 numri i të vrarëve nga një person i armatosur, të dielën në Kanada.

19:03
Italia bën testimet psikologjike se për sa kohe njerëzit tolerojnë karantinën e koronavirusit

Shkencëtarët italianë i kanë kërkuar qeverisë të kryejnë testime psikologjike mbi një mostër të popullatës për të përcaktuar se për sa kohë njerëzit mund të durojnë qëndrimin brenda dyerve të shtëpisë.

19:02
Kurti: Grenell është drejtpërsëdrejti i përfshirë në krizën politike në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se i dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, është i përfshirë drejtpërdrejtë në krizën aktuale politike në Kosovë.

19:00
Top Talk: Paradoks vendimesh. Qeveria lejon hapjen e njësive të shërbimit por mban ende njerëzit mbyllur.

Në emisionin “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishin të ftuar ekonomisti Pano Soko dhe juristi Adiatik Lapaj.

18:52
”1 mijë testet nga Serbia nuk duhet të politizohen”/ Kurti: Thaçi është në terr shtetëror

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se donacioni i testeve për koronavirus nga ana e Serbisë “është gjest që nuk duhet të politizohet.

18:47
‘Si në filmin Haçiko’ Qeni besnik me sytë nga shkalla pret ende ish-trajnerin e boksit i cili ndërroi jetë nga Covid-19

Vdekja e ish-trajnerit të boksit Skënder Kurti nga Covid-19  preku të gjithë sportdashësit në Shqipëri.

18:46
BBC: Ndotja e lartë e ajrit po rrit shkallën e vdekjeve nga koronavirusi

Nivele të larta të ndotjes së ajrit mund të rrisin rrezikun e vdekjes nga Covid-19, sipas BBC, që citon për këtë dy studime.

18:41
Përleshje anti-karantinë e anti-policore në Paris, Macron zgjat masat e kufizimeve deri më 11 maj

Përleshje të ashpra shpërthyen mbrëmë në Paris pas zemërimit prej reagimeve të ashpra të policisë ndaj minoriteteve etnike gjatë karantinës së koronavirusit.

18:38
Mjekët thirrje publikut: Të gjithë duhet të mbajnë maska!

Më shumë se 100 prej mjekëve më të mirë në Britani i kanë mbështetur thirrjet për njerëzit që të mbajnë maska kur dalin nga shtëpia për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga infektimi me koronavirus.

18:33
“Njerëzit nuk mbajnë më”/ Në Francë shpërthejnë trazirat!

Pakënaqësia me mënyrën e zbatimit të masave të izolimit ka bërë të shpërthejnë trazirat në periferitë e Parisit.

18:26
“Orgji diskutimesh për kufizimin”/ “Shpërthen” kancelarja Merkel

Gjermania nisi këtë javë me kujdes zbutjen e disa masave kufizuese në kuadër të krizës së koronavirusit.

18:26
COVID-19/ Italia vijon me shifra të ulëta për sa u përket vdekjeve, 127  të tjerë dalin nga kujdesi intensiv

ITALI- 454 viktima është bilanci i 24 orëve te fundit shkaktuar nga Covid-19 në Itali.

18:16
Testet e antitrupave: Në Mynih, bëhen nëpër rrugë …

Kërkues të Institutit Ludwig Maximillian në Mynih kanë dalë në rrugët e qytetit dhe kanë përzgjedhur në mënyrë rastësore 3.000 banorë të tij për t`i bërë testet e anti-trupave të Covid 19.