Jusuf Beshirin e njohim nga marrëdhënia e tij e ngushtë me muzikën barone. Nga festivali i muzikës baroke që tashmë ka arritur në edicionin e gjashtë.

Nga marrëdhënia e tij me studentët e Universitetit të Arteve. Instrumenti i tij është klavicembalin apo pianon. Ai vazhdon të ndajë jetesën midis Milanos dhe Tiranës, sepse jep mësim online edhe në Itali.Karantinën e kaluar në zonën e kuqe të Lombardisë. Ka dy muaj i mbyllur në shtëpi dhe perveçse është marrë me muzikë ka zhvilluar edhe pasionin e tij të panjohur më pare, qepjen.

Jusuf si po e kalon karantinën, ke dy muaj që nuk del nga shtëpia?

Këtu në Milano situata po përmirësohet, megjithëse kemi kaluar ditë shumë te vështira. Duke filluar që nga pagjumësia. Por një diçka pozitive në këtë rast për mua peronalisht është që i jam dedikuar shumë vetes sime. Dhe gjërave qe kam dashur te realizoj dhe shpesh herë nga jeta e vrullshme asnjëherë nuk i kemi kushtuar kohë vetes sonë.

Ne kemi mësuar që ke disa pasione që i ke zhvilluar edhe gjatë karantinës. Një ndër to është të qepurit?

Në radhë te parë është puna sepse unë vazhdoj leksionet online me Universitetin e Tiranës…Është dhe e qepura. Një gjë që më pëlqen shumë dje mund të rri me orë të tëra.

Përveç shajeve një ndër aksesorët më të perdorur janë maskat. Ke qepur maska?

Maska kam dhjetë ditë që po mundohem ti mbaroj. Ja po ju tregoj disa. Për meshkuj dhe për femra. Kanë edhe emrat e personave në të. Sa të lirohen pak do t’jua coj miqve të mi. Cdo ditë bëj katër pesë sepse duhet një orë punë për një maskë.

Po copat ku i gjen?

Për fat kam një shoqen time dhe bashkëshorti i saj ështe një nga prodhuesit më të famshëm të aksesorëve të luksit dhe herë pas here më dhuron.

Po me muzikën si po shkon puna?

Shumë mirë sigurisht. Kisha për të vërë një koncert si solist, festivali i Vox Barok që organizoja cdo vit në korrik është pezulluar për momentin. Të shohim si do të shkojë situata.

Të falenderojmë, të urojmë shëndet dhe të presim në Tiranë kur gjendja të jetë qetësuar.
Faleminderit!

Top Channel