Amnistia fisklale/ Malaj në Open: 100 mënyra që investimet nga krimi të futen në ekonominë shqiptare

21/04/2020 00:05

Në pjesën e tretë të emisionit Open në Top Channel u fol për aministinë fiskale që qeveria lançoi sot . Tema prodhoi shumë debate mes të ftuarve. Të ftuarit thanë se aministia jep mundësinë që në Shqipëri të futen investime nga krimi.

Për ekspertin e ekonomisë, Arben Malaj amnistia krijon një konflikt të ri dhe se është e panevojshme në këto momente duke pasur parasysh që Shqipëria vjen pas krizës së tërmetit dhe krizës së koronavirusit. Malaj hodhi edhe akuza për lejet e dhëna nga Bashkia e Tiranës, duke thënë se një pjesë e investimeve në ndërtime vijnë nga bota e krimit.

“Paratë e krimit kanë 100 mënyra për tu futur në ekonominë e shqiptare. Për të parë se në cilën sektor futen më shumë para, pyesni Bashkinë e Tiranës për lejet e ndërtimit. Ka kompani me garanci 100 mijë dollarë dhe bëjnë investime 3-4 milion dollarëshe. Është e studiuar në të gjithë botën që krimi shkon aty ku fitohet më shumë.

Në një moment siç është Shqipëria pas krizës së tërmetit dhe krizës së koronavirusit është e panevojshme që të krijohet një konflikt i ri”- tha Malaj.

Top Channel