Djali besonte se duke prerë gjuhën e tij si pjesë e ritualit të saktificës mund të ndihmonte në ndalimin e pandemisë së koronavirusit.

24-vjeçari nga Madhya Pradesh në Indi, kreu aktin e vrazhdë në fundjavë për të kënaqur një shenjtor Hindu.

Njeriu i identifikuar si Vivek Sharma, po punonte bashkë me tetë skulptorë të tjerë guri në tempulin e Mata në Suigam. Një nga kolegët e tij tha se ishte shumë i devotshëm ndaj Kali Mata, e njohur ndryshe si Nëna Perëndeshë.

Të shtunën ai ishte larguar nga tempulli i Bhavani duke thënë se po shkonte në market, por nuk u kthye derisa i vëllai mori në telefon. Ai njoftoi se Vivek kishte prerë gjuhën e tij në tempullin Nadeshwari.

Në një raportim në polici thuhej se Vivek e kishte kryer aktin në zemërim të thellë, dhe me besimin se duke sakrifikuar gjuhën e tij zotët do të kënaqeshin dhe do të ndalonin përhapjen e koronavirusit.

Kur prifti informoi policinë për incidentin ata shkuan me nxitin dhe e gjetën pa ndjenja, me gjuhën e tij në dorë.

Vivek u çua me nxitim në spital ku doktorët po përpiqen t’i rivendosin gjuhën.

Kreu vendor i policisë SK Vala tha: “Vetëm pas një hetimi të plotë do të mësojmë arsyen ne një akti të tillë.”

Lajmi vjen pasi qindra indianë thyen karantinën e mësynë një stacion treni duke tentuar të largohen nga Mumbai.

Rreth 800 punëtorë të bllokuar qindra kilometra larg shtëpisë zbritën në stacion pasi qeveri zgjati masat e bllokimin deri më 3 maj.

FOTO GALERI
1/5
Vivek kishte prerë gjuhën e tij në tempullin Nadeshwari.

Top Channel