Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori, skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ceremonia mortore për shkak të situatës se krijuar nga vend nga Covid-19 do zhvillohet me rrethin e ngushtë familjar në Shkodër, sipas amanetit të aktorit.

Rikard Ljarja pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” të Shkodrws. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga Kinostudio.

Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.

Top Channel