Tre automjete janë përfshirë nga flakët në Korçë gjatë orëve të para të mëngjesit. Policia e Korçës ka bërë me dije se rreth orës 03:40 janë përfshirë nga flakët 3 automjete na lagjen nr.17 në garazhin e shtetasit Ilir Mete 51 vjeç.

Mësohet se vetëm njëri nga 3 automjetet është në pronësi të 51 vjeçarit, ndërsa dy automjetet e tjera janë në pronësi të një shtetasi tjetër.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit por nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë i qëllimshëm.

Policia ka nisur punën për të verifikuar kamerat e sigurisë nga bizneset përreth nëse kanë filmuar diçka të dyshimtë.

Top Channel