Momenti i frikshëm kur gjuajtësi rus afrohet disa metra larg zbuluesit të interceptuar amerikan

20/04/2020 21:52

Ky është momenti i frikshëm kur gjuajtësi rus i armatosur ‘deri të dhëmbë’ i afrohet kërcënueshëm vetëm disa metra larg avionit spiun amerikan që kishte interceptuar.

Zbuluesi i SHBA tip P-8 po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare në Mesdhe kur u ndoq nga gjuajtësi. Pamjet e publikuara nga marina e SHBA tregonin avionin SU-35 që afrohej disa metra pranë kabinës, duke rrezikuar të dy ekuipazhet.

Marina SHBA shkruante: “Interceptimi i parë ishte i sigurtë dhe profesional por kur u afruan herën e dytë ishte i pasigurtë dhe jo-profesional pasi SU-35 po kryente manovra shpejtësie të lartë, dhe ndarja mes nesh ishte vetëm rreth 10 metra. Ata dolën para avionit tonë duke e ekspozuar ndaj turbulencës dhe shtytjes së motorit të tyre. Prandaj P-8A, u detyrua të ulet për të krijuar distancë. Megjithse avioni rus ishte në hapësirë ndërkombëtare, ky ndërveprim ishte i papërgjgjshëm”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel