Biznesi që nuk rinis dot! Thertoret e kanë të pamundur edhe pse fasha e orarit të lëvizjes është zgjatur

20/04/2020 20:38

Edhe pse nuk ka pasur një vendim që ndalon ushtrimin e aktivitetit, Guri Hasa nga Belshi, në 5 javë pothuajse nuk ka punuar asnjë ditë.

Ai ka një dyqan mishi ne Belsh, por për te marrë kafshën tek fshatari dhe për ta dërguar ne Lushnje në thertore e më pas kthimi ne Belsh ka qenë i pamundur ne fashën e përcaktuar te orarit. Kjo ka bërë qe biznesi i tij familjar te përballet me vështirësi te mëdha nëse shtojmë këtu qiranë dhe pagesën e faturave.

Edhe tashmë qe fasha e orarit është e zgjatur dhe lejon lëvizjen, duket se biznesi përsëri nuk ka punë.

Familja prej 6 persona e z. Hasa ushqehet vetëm me këtë biznes. Ai u kthye nga emigrimi për te investuar ne vendin e tij, por pandemia solli një pengesë te paparashikueshme dhe ndoshta edhe te pakapërcyeshme ne mungesë te një ndihme. Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur.

Top Channel