Sportet e para që nisin në Itali: Formula 1, golfi dhe noti

20/04/2020 21:48

Garat emocionuese të Formula 1, turnetë ndërkombëtarë të golfit dhe disiplinat e ndryshme në not, do të jenë sportet e para që do të rinisin në Itali, si pjesë e përpjekjeve për tiu rikthyer jetës normale.

Në vendin ku çdo ditë numërohen qindra viktima nga koronavirusi, zyrtarët ekzekutivë përballen edhe me presionin nga protagonistët e sportit, për data konkrete.

“Formula 1, golfi, noti, e madje edhe tenisi pa publik. Këto do të jenë të parët që do rinisin të luhen në Itali. Do mund të praktikohet sporti individual, në nivel profesionistësh dhe amatorësh, edhe në natyrë, por jo më shumë se 40 minuta” tha zëvendësministri i Shëndetit, Pierpaolo Sileri.

ndërkohë për ndeshjet e serisë A që janë tema më e nxehtë, do të jenë stadiumet e qendrës së jugut që do presin futboll të parët.

“Futbolli me dyer të mbyllura është një ide, por unë si mjek shoh sërish probleme me këtë zgjidhje, pasi lojtarët do të kishin kontakt mes tyre në fushë. Protokolli është stiluar si duhet për serinë A, por do shohim si do ecë pandemia, pasi numri i tamponave vetëm në nisje, do të jetë më i lartë se 1400” tha zyrtari italian.

Top Channel