22:42
Paratë e arabëve çojnë Xherdan Shaqirin te Newcastle
Klubi i Newcastle, sipas “Daily Mail”, ka identifikuar Xherdan Shaqirin si një përforcim i mundshëm gjatë kësaj vere, duke shfrytëzuar faktin që shqiptari i Liverpoolit ka gjetur shumë pak hapësira te “The Reds”. Shaqiri, i cili përfaqëson Zvicrën në rang kombëtaresh, u mor si alternativë e krahut të majtë nga Jurgen Klopp dy vite më parë. Ai luajti një rol të rëndësishëm në sezonin e tij të parë, pasi ndihmoi Liverpoolin të fitonte Championsin.