Parku fotovoltaik i Karavastasë/ Sot shpallet fituesi i ankandit/ Balluku: Kemi administruar 5 oferta

27/05/2020 11:23

Ka nisur në kryeministri finalizimi i ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë, ku pritet shpallja e kompanisë fituese.

“E kemi ndjekur me shumë kujdes si proces. Ky është një ankand i cili ka për synim ndërtimin e parkut fotovoltaik në zonën e Divjakës dhe të Fierit.

Vendi ynë me prodhimin e energjisë nga hidrocentralet, varet shumë nga moti, kështu që ky është një mundësi shumë e mirë.

Parku i Karavastësë do jetë më i madhi sa i përket energjisë solare. Janë 30 kompani që kanë marrë pjesë në këtë proces. Më 30 prill kemi administruar 5 oferta, dua të them se ka qenë një proces shumë transparent”, tha Balluku.

Kryeministria – Siguria energjetike dhe diversifikimi i burimeve të energjisë janë një prioritet kombëtar, që sot fuqizohet me hapjen e faqes së re të energjisë diellore, në finalizimin e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë, me shpalljen e kompanisë fituese dhe çeljen e rrugës për një investim të konsiderueshëm për ekonominë e vendit dhe të ardhmen e tij?#ShqipërinëqëDuam??☀️

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 27 mai 2020

Top Channel