Procedohet penalisht 66-vjeçari në Vlorë për ndërtim pa leje

27/05/2020 11:19

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht një 66-vjeçar i cili ka zaptuar një sipërfaqe toke në fshatin Dukat ku ka bërë edhe ndërtim pa leje.

Gjithashtu në njoftim thuhet se në orët e vonë të mbrëmjes në spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i dëmtuar lehtë në këmbë shtetasi Xh. A.

Dyshohet se është goditur me mjet prerës nga shtetësia K. B, në zonën e Aleksandrisë, për motive të dobëta.

Vlorë

Policia ka proceduar penalisht shtetasin B. B., 66 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë, pasi është konstatuar se në vendin e quajtur “Shën Vasil” Karaburun, në afërsi të lokalit të tij dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke ku ka bërë edhe ndërtim pa leje të organeve kompetente.

Gjatë orëve të mbrëmjes, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar lehtë në këmbë shtetasi Xh. A., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës nga shtetësia K. B, në zonën e Aleksandrisë, për motive të dobëta.

Top Channel