E martë, 23 Qershor 2020
09:00
“Mirëmëngjes nga fushat magjepsëse”/ Rama publikon video nga Dropulli

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur me një video nga Dropulli.

08:50
Nga vjedhja e energjisë elektrike te mosbindja ndaj policisë/ Prangosen 5 persona në Durrës

Pesë shtetas kanë rënë në pranga në Durrës për vepra penale të ndryshme.

08:41
Humbi ndjenjat në skenë, aktori rezulton me koronavirus!

Gjatë një performance në klubin e natës “Zanies”, komediani i njohur D.L.Hughley humbi krejt papritur ndjenjat.

08:34
Flamujt në gjysmë shtizë! Rusia rivarros 500 hebrenj të vrarë nga nazistët

Mbetjet mortore të më shumë se 500 burrave, grave dhe fëmijëve të ekzekutuar nga trupat naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore janë rivarrosur në rajonin veriperëndimor Novgorod të Rusisë, derisa vendi përkujton sulmin e Gjermanisë ndaj ish-Bashkimit Sovjetik.

08:29
Në garë për vaksinën/ Rivalitet mes Kinës e SHBA-së, paralajmërimi i fortë…

Kërkimet për një vaksinë kundër virusit Corona po shoqërohen nga një hije rivaliteti mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. A mund ta vështirësojnë nacionalizmi dhe interesat për pushtet fushatën botërore të vaksinimit?

08:27
Sadik (Qako) Efovia, një jetë mes volejbollit dhe mësuesisë

Sadik Efovia ka lindur në Shkodër më 26 shtator 1939. Në fakt shumëkush nuk e ka njohur me emrin Sadik por si Qako. Një njeri i dashur, i ëmbël dhe me shumë humor. Padyshim, edhe një prind dhe një gjysh shumë i dashur.

08:08
SHBA/ 425 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, shkon në 120 mijë numri total i viktimave nga Covid-19

Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Covid-19 vazhdon të mbetet i lartë. Së fundmi raportohet se 425 persona kanë humbur jetën nga koronavrusi.

07:46
46 raste të reja, shpërthen ‘vala e dytë’ e infektimeve me Covid-19 në Korenë e Jugut

46 raste të reja janë raportuar në Korenë e Jugut. Sipas autoriteteve 30 nga këto raste janë raste të importuara, pra të ardhura nga jashtë.

07:26
Mbretëri e Bashkuar, ja vendet publike që hapen më 4 korrik

Klubet e natës, restorantet, muzetë dhe kinëmatë pritet që të hapen me datë 4 korrik në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave të huaja, kryeministri Boris Johnson do t’i paraqes parlamentit planin për hapjen graduale të vendit.

07:10
Vranësira dhe temperatura deri në 32 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara.

06:51
Marrëveshje për armët bërthamore, çfarë plani po fshehin Rusia dhe SHBA

Ditën e sotme në kryeqytetin e Austrisë kanë nisur diskutimet për zgjatjen e afatit të marrëveshjes për reduktimin e armëve bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

06:29
Shëndeti i truri/ Si ta mbroni me ushqimet e duhura

Mënyra se si ushqehemi ka një ndikim të jashtëzakonshëm në trurin dhe mirëqenien mendore. Ajo çfarë hamë, mund të na dëmtojë, mund të na shërojë, ose mund të na ‘dhurojë’ edhe sklerozën. Prej kohësh, shoqëria ku jetojmë i përmbahet idesë se ne ushqejmë trupin, duke harruar rolin e trurit në mendimet dhe veprimet tona. Ditë pas dite, ushqimet që ne hamë shpërbëhen në ushqyes të cilët e gjejnë rrugën në gjak dhe më pas në tru. Aty, këto ushqyes aktivizojnë reagimet qelizore, ushqejnë çdo ind dhe transformohen në shtresën mbrojtëse të trurit.

06:06
Hudhra e zezë, 3 përfitime kryesore për organizmin

Hudhra është një nga antibiotikët më të mirë natyralë që i vjen në ndihmë njeriut. Ajo është e pasur me antioksidantë të cilët e bëjnë atë të mirë kundër kancerit, diabetit dhe inflamacionit. Hudhra e zezë nga ana tjetër përmban dyfishin e antioksidantëve. Hudhra nxihet nëpërmjet një proçesi fermentimi, një teknikë që aplikohet prej mijëra vitesh.

05:41
Kripa e detit, njihuni me funksionet për shëndetin e organizmit

Kripa e detit e pa përpunuar bën më shumë se sa t’i shtojë shije recetave të ndryshme të gatimit. Sipas të dhënave, këto lloje kripërash arrijnë të pastrojnë dhe mbrojnë sistemin tretës, veshkat dhe qarkullimin e gjakut. Dikur quhej ‘ari i bardhë’ dhe mund të jetë një nga produktet më efektive në largimin e radikaleve të lira nga organizmi.

05:23
Zbuloni si ndikojnë tek truri mendimet negative

Mendimet e përsëritura negative mund të rrisin rrezikun e sklerozës. Këtë e thotë një studim i fundit mbi shëndetin mendor i kryer nga University College London, sipas të cilit, mendimet negative nxisin akumulimin e shumë depozitave të dëmshme të proteinave tau dhe amyloide në tru. Këto proteina janë shumë të dëmshme sepse dobësojnë aftësitë e të nxënit, nxisin ankthin dhe depresionin dhe e dëmtojnë trurin shumë.

05:05
Dhimbjet e pashpjegueshme të muskujve, arsyet shëndetësore pse ndodhin

Dhimbjet muskulare përjetohen herë pas here jo vetëm nga të rriturit por edhe fëmijët. Në shumë raste, këto dhimbje nuk lënë arsye për shqetësim dhe mund të kurohen pa nevojën e një trajtimi mjekësor. Megjithatë, në disa raste, dhimbjet muskulare mund të jenë simptomë e një sëmundjeje të fshehur.

04:50
Presidenti Trump zgjat deri në fund të vitit pezullimin për imigracionin në SHBA

Administrata e Presidentit Trump tha të hënën se ka vendosur të zgjasë ndalimin e lëshimit të kartave jeshile jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara deri në fund të vitit. Pjesë e këtij vendimi është edhe zgjatja e ndalimit të lëshimit të vizave të përkohshme të punës, përfshirë ato që përdoren shumë nga kompanitë e teknologjisë dhe korporatat shumëkombëshe.

04:25
Shtëpia e Bardhë minimizon problemin e shtimit të infeksioneve me COVID

Shtëpia e Bardhë po përpiqet të largojë vëmendjen nga numri i rasteve me koronavirus në SHBA. “Jemi në rrugën e duhur,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany të hënën në konferencën për shtyp. Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë 20% të numrit total të rasteve në shkallë globale. Afro 2.3 milionë vetë kanë rezultuar positivë në Shtetet e Bashkuara si dhe mbi 120 mijë të vdekur deri tani.

04:04
Fillon faza e dytë e rihapjes në qytetin e Nju Jorkut

Për herë të parë në më shumë se tre muaj, njujorkezët mund të shkojnë në dyqane, të darkojnë jashtë dhe shkojnë në floktore, pasi zyrtarët e qytetit hoqën më shumë kufizime të vendosura për shkak të koronavirusit.

03:40
Zgjedhjet në shtetet amerikane mund të pëcaktojnë fatin e ligjvënësve veteranë në Uashington

Të martën tre shtete amerikane do të zhvillojnë votime. Vëmendja është përqendruar tek zgjedhjet paraprake mes demokratëve për Senatin amerikan në shtetin Kentaki. Fituesi do të përballet me udhëheqësin e shumicës republikane në Senat, ligjvënësin Mitch McConnell në zgjedhjet e nëntorit. Në fokus është edhe sfida e ashpër mes demokratëve në Nju Jork kundër ligjvënësit Eliot Engel i cili ka 31 vjet që përfaqëson Nju Jorkun në Kongres.

03:23
OBSH njofton rritjen më të madhe ditore në rang botëror

Të dielën u shënua rritja më e madhe e numrit ditor të personave të infektuar me Covid-19 në rang botëror. Sipas Organizatës Botërore të Shendetësisë u shënuan rreth 183 mijë të infketuar.

02:59
Përplasjet e Presidentit Trump me median sociale

Twitter-i ka qenë i rëndësishëm në lustrimin e figurës që Presidenti Trump dëshiron të portretizojë, si një politikan i zëshëm që flet në mënyrë të drejtpërdrejt. Por kompania e mediave sociale kohët e fundit ka filluar të etiketojnë postimet e Presidentit Trump kur ato janë çorientuese. Platforma të tjera në internet si Facebook-u dhe Snap-i po marrin vendimet e tyre në lidhje me përmbajtjen publikuar në to. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Tina Trinh njofton.

02:40
Britani, 15 viktima nga Covid-19/ Bilanci më i ulët që nga 13 marsi kur shifrat ishin tragjike

Vendi që ka shënuar rekordin e vdekshmërisë në Evrope, Britania këtë të hënë ka shënuar një rekord tjetër me kah të kundër. Vetëm 15 viktima këtë të hënë edhe pse gjithmonë të djelave dhe të hënave shifrat janë më të ulta.

02:07
U shkarkua nga LDK/ Vjosa Osmani nuk komenton të ardhmen e saj në politikë

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani ka refuzuar të flas për të ardhmen e saj politike pas shkarkimit nga pozita e nënkryetares së LDK-së. Me gjithë zërat për mundësinë e krijimit të një partie të re, Osmani ka thënë se mbetet prapa reagimit të publikuar në rrjetin social facebook.

01:49
Dialogu nis në Bruksel/ Ftesa e BE për Kosovën dhe Serbinë, 2 ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian pritet të rifillojë të enjten në Bruksel, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, burime jozyrtare në Prishtinë. Pala kosovare ka shumë të ngjarë të përfaqësohet nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

01:38
Putin për një tjetër mandat/ Nëse miratohen ndryshimet e kushtetutës, sërish do të jetë president i Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka lënë të kuptohet në një intervistë të fundit se do të kandidojë sërish për president nëse një seri amendamentesh të kushtetutës që do ta lejonin atë ta bënte këtë do të miratohen në referendumin e 1 korrikut. Sipas ligjit aktual, Putin duhet të dorëhiqet si president në 2024 kur mandati i tij në detyrë të mbarojë.

01:13
“Asnjë shtet nuk ia del i vetëm”, OBSH: Pasojat e pandemisë do të ndihen për dekada me radhë

Pandemia e koronavirusit vazhdon të përshpejtohet dhe pasojat e saj do të ndjehen për dekada të tëra – tha shefi i OBSH në një konferencë për shtyp të hënën.

00:54
Seanca për Shqipërinë në PE/ Debat për Teatrin, reformën në drejtësi, anti-shpifjen dhe luftën e krimit

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian, zhvilloi pasditen e të hënës një seancë të posaçme dëgjimore për situatën në Shqipëri. Kreu i komisionit, David McAllister, vlerësoi në hapje të diskutimit reformën elektorale të arritur në Shqipëri, më 15 qershor.

00:31
Conte beson te titulli: Interi im nuk ka asgjë për të humbur, por favorit mbetet Juventusi!

Suksesi kundër Sampdorias bëri të mundur që Interi ta shohë veten sërish 6 pikë larg vendit të parë. Zikaltërit vazhdojnë të besojnë tek titulli por, për ta arritur atë, sipas numrit një të stolit nevojitet që Interi të jetë një skuadër edhe më agresive.

00:15
1 ditë pasi festoi titullin, Crvena Zvezda mëson lajmin tronditës!

Crvena Zvezda këtë fundjavë festoi fitimin e titullit të 3-të radhazi kampion në Serbi dhe të 5-in në 7 vitet e fundit. Një titull i merituar që erdhi me 14 pikë avantazh ndaj ndjekëses më të afërt që ishte Partizani i Beogradit.

E hënë, 22 Qershor 2020
23:52
Ronaldo rikthehet te goli, Juve fiton dhe nis shkëputjen në krye të renditjes

Juventus ka lënë menjëherë pas krahëve dështimin në Kupën e Italisë, pasi reagoi në mënyrën e duhur në kampionat, ku ia doli të marrë një fitore 0-2 në transfertën e vështirë ndaj Bolognës.

23:36
Manchester City fiton me goleadë dhe shtyn më shumë festën e Liverpool

Kur mungojnë edhe 8 javë nga fundi i kampionatit anglez, Liverpool mundtë cilësohet kampion tashmë, pasi i mjaftojnë vetëm 4 pikë për të siguruar matematikisht triumfin, megjithatë Manchester City duket e vendosur t’ia shtyjë sa më gjatë festën.

23:13
Kapet shqiptari në Greqi, 104 kilogram drogë me vete

97.5 kg kanabis satva dhe 7 kg kanabis të përpunuar në formë çokollate, janë sekuestruar prej anti drogës greke në vendin e quajtur Luro në afërsi të Prevezës,70 km larg kufirit shqiptaro – grek në zonën e Epirit.

23:02
Dhunuan të ndaluarin në pranga, pezullohen nga detyra dy efektivët/ Policia: Ja si ndodhi ngjarja

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit njofton se ka bërë pezullim nga detyra të dy punonjësve të Policisë dhe ka nisur hetimin disiplinor, për shkelje të etikës së punonjësit të Policisë dhe për tejkalim kompetencash gjatë ushtrimit të detyrës.

22:56
Bushati me tone të ashpra: Rama ndihmoi Vuçiçin kur opozita kishte bojkotuar zgjedhjet

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel po diskutohet për zgjedhjet në Serbi.

22:44
SHBA, 104 të qëlluar me armë zjarri dhe 14 vdekje gjatë fundjavës së Ditës së Babait

Qyteti amerikan Chicago në Illinois ka raportuar numrin më të lartë të viktimave nga të shtënat gjatë fundjavës së Ditës së Babait pasi 104 persona u qëlluan me armë zjarri.

22:15
Schumer: Diaspora duhet të ketë të drejtën e votës në Shqipëri

Kreu i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer i bën thirrje Departamentit të Shtetit të përpiqet me të gjitha mënyrat për të mbështetur marrëveshjen për reformën zgjedhore në Shqipëri, si dhe kërkesën e diasporës shqiptare për të drejtën për të votuar nga vendet ku jetojnë.

22:15
Historia e shqiptares që u martua me një njeri me ngjyrë: Familja nuk i fliste burrit

Protestat pas vdekjes së George Floyd në duart e policisë, nxjorrën përsëri në pah betejën e dhimbshme për barazi racore në Shtetet e Bashkuara. Por, çdo të thotë të ndeshesh me problemet racore në një kontekst më personal – me çfarë vështirësish përballet një çift dy-racor në Amerikë?

22:13
“Një gërmadhë që po qelbet erë”/ Sejamini në Open: Na duhet një reformë që fut politikanin në burg

Analistës vazhdojnë të debatojnë në Open për ecurinë e reformës në Drejtësi.

22:05
Sandër Lleshaj i del në mbrojtje Besa Shahinit: Ju, ithtarë, viktima dhe autorë të një sistemi të dështuar, heshtni

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka dalë në mbrojtje ministres së Arsimit, Besa Shahini në një kohë që ajo po sulmohet për shkak të testin të Letërsisë për Maturantët.

22:04
Open/ Spahiu: Kanë fituar Meta, Rama dhe Berisha dhe humbën 3 milion shqiptarë

Përgjigjen e komisionit të Venecias për gjykatën Kushtetuese, analistët në Open e lexojnë në disa mënyra.

21:51
Arusha gri sulmon makinën kur shoferi ngadalëson për të parë këlyshët

Ky është momenti i sikletshëm kur një arushë nënë sulmon një shofer në Montana në SHBA, i cili ngadalësoi mjetin e tij për të parë më mirë këlyshët e saj.

21:50
Ferrari zbret nesër në pistë, testohet zbatimi i protokollit anti-Covid

Ferrari do të rikthehet në pistë nesër në Mugello, ku pilotët Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc do të kryejnë disa xhiro testuese, duke qenë se jemi në prag të fillimit të sezonit të ri, me garën e parë të planifikuar për më datën 5 korrik.

21:50
Bushati në Open: Reforma në drejtësi, “patatja e nxehtë” që askush nuk do ta mbajë në dorë

Analisti Andi Bushati i ftuar në Open duke folur për reformën në drejtësi, e krahasoi atë me një ‘patate të nxehtë’ që askush nuk do ta mbajë në dorë.

21:46
Setien: Të gjithë e panë çfarë ndodhi dje, besoj akoma te titulli kampion

Reali i Madridit triumfoi 1-2 në transfertën baske ndaj Real Sociedad dhe mori kreun e renditjes në La Liga, ndonëse me të njëjtën sasi pikësh sa Barcelona, ndërsa në Spanjë kanë shpërthyer polemikat për mosndërhyrjen e VAR-it në momentin e akordimit të një 11-metërshi në favor të “Los Blancos”.

21:43
Gola dhe spektakël, Villareal e Sevilla ndajnë nga një pikë në përballjen për “Champions”

Vetëm tre ditë pas ia doli të ndalë në një barazim pa gola Barcelonën, Sevilla rezistoi mirë edhe në transfertë ne vështirë ndaj Villarealit, ku shmangu humbjen dhe mori një pikë falë barazimit 2-2.

21:42
Mou u përgjigjet kritikëve: Shikoni sa kanë shënuar sulmuesit e mi ndër vite

Pas një dëmtimi që e mbajti për disa muaj jashtë fushave, Harry kane përfitoi nga ndërprerja e kampionatit për shkak të pandemisë dhe rikuperoi për të qenë gati për sprintin final të kampionatit, por në ndeshjen e rikthimit në fushë ndaj Manchester United nuk arriti të lërë gjurmë.

21:41
Milani triumfon bindshëm në transfertë, Fiorentina “ngec” ndaj Brescias

Milani nuk ka ndërmend të heqë dorë nga objektivi sezonal, që është një vend në kupat e Europës, pasi sot ia doli të marrë një fitore bindëse 1-4 në stadiumin “Via Dell Mare” përballë Lecces vendase.

21:37
Kikia në Open: Politikanët tanë qëndrojnë deri pas mesnate jo për të realizuar një reformë, po për të kapur afatin

Analisti Mentor Kikia tha në Open se politikanët qëndrojnë deri pas mesnate jo për të realizuar një reformë po për të kapur afatin, dhe kjo sipas tij nuk zgjidh asgjë.

21:25
FOTO/ Sulmohen katër kampe të ISIS në Irak, të paktën nëntë xhihadistë të vdekur

Të paktën katër kampe të ISIS janë shkatërruar në Irak nga një seri sulmesh ajrore, ndërsa nëntë xhihadistë janë hedhur në erë, shkruan Daily Mail.

21:22
FOTO/ Nuk kishte vendosur maskë, rojet e sigurisë tërheqin zvarrë burrin

Pasagjeri i një treni në Spanjë, është parë duke u tërhequr zvarrë nga rojet e sigurisë, pasi nuk kishte vendosur maskën në fytyrë. Pamjet tronditëse të cilat u xhiruan në stacionin hekurudhor “La Sergrera” në Barcelonë, tregojnë një burrë të përfshirë në një konflikt me dy roje sigurie.

21:21
15 kushtet/ Diskutimi në Open: Problem nëse do mbeten të realizueshme vetëm në letër

Parlamenti Europian shpalli më herët rezultatet e votimeve në tërësi për vendimet e tij, ku bën pjesë dhe rezoluta “Ballkani Perëndimor“.

21:20
FOTO/ Dëshironte t’i provonte besnikërinë të dashurës aktuale, 19-vjeçari vret me thikë ish të dashurën

Një 19-vjeçar nga Rusia ka rrëfyer në polici se ka goditur me thikë në zemër, ish të dashurën e tij, në mënyrë që t’i provonte besnikërinë të dashurës së tij aktuale.

21:12
“Pse s’realizohet vota e emigrantëve”/ Rama: Mund të hyjmë në një projekt pilot për zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri Edi Rama nga samiti diasporës dy vite më parë deklaroi se emigrantët do të votonin ne zgjedhjet e ardhshme.

21:09
Eksperti italian: Koronavirusi po dobësohet dhe mund të shuhet edhe pa vaksinë

Pandemia e Covid-19 mund të marrë fund pa pasur nevojë për një vaksinë, tha sot një ekspert italian mjekësie.

21:06
FOTO/ Kylie dhe Kendall Janner,bëhen bashkë, “pushtojnë” rrjetin

Kylie dhe Kendall Janner, kanë zgjedhur veten për të reklamuar produktet e linjës së tyre kozmetike. Kylie është një femër e suksesshme në biznes dhe ka fituar miliona euro prej saj.

21:02
Ia thyen vezët me gurë, mjellma ngordh nga “pikëllimi”

Një mjellmë thuhet se ka ngordhur nga “pikëllimi”, pasi disa adoleshentë në Britaninë e Madhe goditën me gurë vezët e saj. Grupi i adoleshentëve nga Manchester, hodhën gurë në drejtim të vezëve të mjellmës, muajin që lamë pas.

21:01
Shkalla e riprodhimit/ Rritet ndjeshëm në Gjermani

Shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani është rritur ndjeshëm, ka thënë qendra për kontrollin e sëmundjeve në vend, pas një shpërthimi në një fabrikë përpunimi të mishit që infektoi qindra punonjës.

20:51
Checkpoint Charlie/ Feston 30-vjetorin e largimit

30 vite më parë, pika e kalimit të kufirit mes lindjes komuniste dhe perëndimit kapitalist në Berlin, e kohës së luftës së ftohtë, Checkpoint Charlie, u hoq.

20:47
Pas izolimit/ Skuterat pushtojnë rrugët e Romës

Biçikletat dhe skuterat, që para pandemisë shiheshin thjeshtë me kuriozitet apo bezdi, janë bërë më atraktivë në qytetet që kërkojnë opsione të reja transporti ndërsa dalin nga izolimi.

20:45
Rrëfim nga fshati Dukat, ku betejat nuk kanë të sosur edhe sot

Historia e Dukatit është e lavdishme. Në aq shumë luftëra ka bërë pjesë Dukati, sa edhe princat do ta kishin zili.

20:45
Policia në kërkim të 29 vjeçares pasi burri i zhveshur gjendet i lidhur pas pemës

Policia në SHBA ka nisur kërkimin për një grua që besohet se ka ndihmuar në pengmarrjen e një burri që u sulmua dhe u lidh i zhveshur pas një peme.

20:40
Fiks Fare/ HEC me dokumenta false, kredi 3 milionë euro në prone të gabuar!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal më ndërtimin e një HEC-i, i cili zaptoi në mënyrë të padrejtë pronat e disa individëve. Dhe, për më tepër, pronat e qytetarëve që nuk ishin pjesë e projektit i vendosi kolateral duke marrë një kredi 3 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë.

20:33
Kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës zyrtarisht në punimet e Kuvendit. Top Channel zbulon si ndryshuan firmat

Java që lamë pas mbylli edhe betejën e firmave për ndryshimin e Kushtetutes ku mesa duket nisma është braktisur nga të djathtët dhe është përkrahur nga të majtët. 3 deputetë të cilët përkrahin hapur maxhorancën socialiste Lefter Koka, Reme Lala dhe Elena Xhina, kane hedhur firmën në nismën e opozitës parlamentare duke formuar numrin magjik 28, për ndryshimin e Kushtetutës. 

20:28
Fiaskoja e Trump/ Faji i adoleshentëve të Tik Tok

Adoleshentët në Tiktok kanë kërcyer përpara konfirmimeve të biletave për tubimin e Trump në Tulsa, duke thënë se nuk kishin ndër mend asnjëherë të merrnin pjesë.

20:19
FOTO/ Vendosi të linde në shtëpi, e reja sjell në jetë beben gjigante

Një grua në Britaninë e Madhe, ka lindur djalin e saj në kushte shtëpie. Djali ka lindur me një peshë prej 4.9 kilogramësh dhe është cilësuar si bebja më e shëndetshme në Britani. Emma Fearon, 34 vjeçe, mirëpriti fëmijën e saj të tretë duke përdorur teknikën e hipnotizimit, për të qëndruar e qetë gjatë gjithë procesit. Ajo u ndihmua gjatë lindjes nga dy mami, si dhe nga bashkëshorti, James. Emma, vendosi për të lindur në shtëpi për shkak të koronavirusit, pasi rreziku i infektimit nëpër spitale është ende i lartë.

20:10
Putin për një tjetër mandat/ Nëse miratohen ndryshimet e Kushtetutës, sërish do të jetë president i Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka lënë të kuptohet në një intervistë të fundit se do të kandidojë sërish për president nëse një seri amendamentesh të kushtetutës që do ta lejonin atë ta bënte këtë do të miratohen në referendumin e 1 korrikut.

20:01
“Asnjë shtet nuk ia del i vetëm”/ OBSH: Pasojat e pandemisë do të ndihen për dekada me radhë

Pandemia e koronavirusit vazhdon të përshpejtohet dhe pasojat e saj do të ndjehen për dekada të tëra – tha shefi i OBSH në një konferencë për shtyp të hënën.

20:01
Ekskluzive/ Trashi flet për herë të parë pas transferimit, prindërit qanin

Transferimi i Lorenc Trashit nga Partizani ku kaloi 6 vite drejtë klubit Al  Qadsia ka qenë padyshim lajmi i ditës sa i përket sportit në vendin tonë. Vetë futbollisti foli ekskluzivisht për Top Channel ku ndau emocionet për këtë ndryshim në karrierën e tij por mbi të gjitha kujtimet dhe gjithçka i mbetet nga Partizani.

19:58
John Bolton quan Trump rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA

Ish-këshilltari i shkarkuar i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka thënë sot se presidenti Trump është aq i verbuar nga ambicjet politike dhe paaftësia personale, sa që mund të jetë një rrezik për sigurinë kombëtare.

19:57
Menduan se kishte para/ Adoleshentët shokohen nga ajo që zbuluan brenda valixhes së braktisur

Një grup adoleshentësh në SHBA, që po filmonin një video për në rrjete sociale, kanë gjetur krejt rastësisht një valixhe të mbushur me mbetje njerëzore. Dy vajza kishin zbritur poshtë një bregu shkëmbor dhe aty kishin gjetur një valixhe të zezë. Njëra nga vajzat e hap valixhen për të mësuar se çfarë kishte brenda saj. Por ato mbeten të shokuara kur zbuluan se brenda saj kishte mbetje njerëzore.

19:53
Ndërron jetë Gjergji Poloska, një ndër përgatitësit atletik më të njohur shqiptarë

Një nga përgatitësit atletik më të njohur në futbollin shqiptar, Gjergji Poloska ka ndërruar jetë. Klubi i Kukësit ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të Gjergjit për këtë humbje të madhe.

19:34
PE diskuton për Shqipërinë, Calavera: Vijoni dialogun për Reformën Zgjedhore

Parlamenti Evropian gjatë mbledhjes së sotme ka zhvilluar diskutime për situatën aktuale në Shqipëri nën drejtimin e David McAllister.

19:33
Francezët sfidojnë kufizimet e koronavirusit duke festuar në Festivalin e Muzikës

Mijëra njerëz u grumbulluan masivisht dje në të gjithë Francën për të celebruar në festivalin e përvitshëm të muzikës, duke ‘flakur nga dritarja’ distancimin social dhe kufizimet e koronavirusit.

19:09
Përfundon rehabilitimi i aksit Elbasan-Banjë, Rama: Për herë të parë janë realizuar shtresat asfaltike me pluhur gome

Kryeministri Edi Rama së bashku më ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë inspektuar aksin rrugor Elbasan-Banjë që tashmë është i aksesueshëm për të gjithë.

18:59
Trump kërkon ligj për burgosjen e protestuesve që djegin flamurin amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump tha dje në mitingun e tij elektoral në Oklahoma se do t’i kërkojë kongresit legjislacion për burgosjen me të paktën një vit të atyre që djegin flamurin amerikan.

18:55
Kinë, 8 nxënës mbyten në lumë

Tetë nxënës të shkollës fillore u mbytën në një lumë në jugperëndim të Kinës të dielën, njoftoi media shtetërore.

18:50
Vuçiç-Lajçak, ‘kokë më kokë’ në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe emisari special evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak kanë nisur një takim kokë më kokë rreth orës 18.00.

18:48
E dashura e Ledrit në pritje të ëmbël?! Sara jep “provat”

Vetëm tre ditë pas publikimit të bashkëpunimit me Capital T të titulluar “DMP”, që po kthehet menjëherë në hit, Ledri Vula “ka pushtuar” mediat rozë me lajmin se ai dhe e dashura e tij Sara Hoxha do të bëhen prindër për herë të parë.

18:45
“Kthehu prej nga ke ardhur!”/ Reagon ashpër Shahini: Opozita po helmon mendjet e brezave të rinj me anti-shqiptarizëm

Në një reagim të gjatë ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar për thirrjet në protestat e fundit, sipas saj të stisura nga opozita kundër provimeve kombëtare, për frazën “Kthehu prej nga ke ardhur!”.

18:44
Remont në fidera, këto lagje në Tiranë nesër pa energji

TIRANË- Ditën e nesërme disa lagje në Tiranë do të jenë pa energji elektrike. Sipas OSHEE pa energji do të jenë pjesërisht “Muhamet Gjollesha”,  rruga “Sandër Prosi”.

18:42
“Ishte sikur kam gjetur nënën time”/ Ish-ushtari i UÇK-së tregon momentin kur gjeti gruan e shpallur të humbur

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri. 42-vjeçari, krahas mbrojtjes së qytetarëve të Kosovës, angazhohet në mënyrë vullnetare në kërkimin e personave të shpallur të humbur nga familjarët. Një nga këto misione, ai e tregoi gjatë fjalës së tij në studio.

18:36
Balena ultra e rrallë albine pikaset në brigjet e Australisë

Migaloo, një nga balenat gungaçe më me famë në botë, është pikasur në fundjavë duke bërë udhëtmin e saj të përvitshëm të emigracionit nga brigjeve australiane drejt veriut.

18:28
Haradinaj: SHBA janë garanci për dialogun Kosovë-Serbi, presim njohje reciproke

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media sot ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

18:22
Kastriot Islami zbërthen diversionin politik të Edi Ramës përmes skemës “Luli është vëllai im”

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar ish-ministri i Punëve të Jashtme Kastriot Islami. Teksa jemi në një moment, kur diskutimet për Reformën Zgjedhore kanë pësuar një ngrirje, Islami pretendon se ka zbuluar skemën e ndjekur nga Kryeministri Rama, që sipas tij është një lojë dredharake e tinëzare.

18:22
Isabel Santos në PE: Covid-19 ngadalësoi reformën në gjyqësor në Shqipëri

Në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian po zhvillohet një seancë e posaçme dëgjimore për situatën në Shqipëri.

18:14
Bilanci në Itali/ 533 të shëruar në 24 orët e fundit , ja sa viktima u shënuan

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 23 viktima nga koronavirusi duke e çuar numrin total të viktimave nga virusi në  34 657 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

18:13
Putin: Ish-republikat kanë marrë me vete tokë sovjetike kur u ndanë nga BRSS

Presidenti Vladimir Putin tha dje në një intervistë televizive se republikat që kanë qenë pjesë e BRSS “kanë marrë me vete dhurata nga populli rus” gjatë shpërbëries së Bashkimit Sovietik.

18:11
Zaimina Vasjari i rikthehet muzikës

E shkëputur prej kohësh nga muzika për t’u fokusuar tek biznesi i saj i veshjeve, si edhe për t’ju përkushtuar familjes, Zaimina Vasjari tanimë do të vijë me prurje të reja.

18:10
Trashi largohet nga Partizani, ja sa përfiton klubi i kuq. Rrogë milionerësh për futbollistin

Lorenc Trashi nuk është më futbollist i Partizanit. klubi kryeqytetas në një komunikatë për shtyp bëri të ditur arritjen e një marrëveshjeje mes futbollistit dhe skuadrës së Al Kadsia Sporting Klab të Kuvajtit.

18:07
Nju Jork, muzeu do të heqë statujën e denoncuar si simbol i supremacisë së bardhë

Muzeu Amerikan i Historisë së Natyrës do të heqë nga hyrja e tij një statujë të rëndësishme të Theodore Roosevelt-it, pas vitesh kundërshtimesh se ajo simbolizon ekspansionin kolonial dhe diskriminimin racor, tha të dielën Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio.

17:56
Studimi SHBA: Burrat duhet të pijnë vetëm një pije alkoolike në ditë

Nëse je duke lexuar këtë teksa je duke pirë birrën e dytë pasdite, do të duhet të ndalosh.

17:49
Nju Jork, muzeu do të heqë statujën e denoncuar si simbol i supremacisë së bardhë

NJU JORK – Muzeu Amerikan i Historisë së Natyrës do të heqë nga hyrja e tij një statujë të rëndësishme të Theodore Roosevelt-it, pas vitesh kundërshtimesh se ajo simbolizon ekspansionin kolonial dhe diskriminimin racor, tha të dielën Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio.

17:45
Kreu i Komunës së Bujanovcit zbardh në Top Talk çfarë i ka kërkuar Kryeministrit Hoti për negociatat me Serbinë

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar kryetari i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi. Gjatë fjalës së tij Kamberi tha se i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, që gjatë takimeve që ky i fundit do të ketë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me përfaqësues të Serbisë, të flitet dhe për Luginën e Preshevës.

17:40
Rama i prerë për votën e emigrantëve: Me ose pa dakordësinë e opozitës, drafti do të…

Kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë në mbledhjen online të Këshillit të Diasporës. Ai tha se me ose pa dakordësinë e opozitës parlamentare, që ka votat, drafti që do t’i dorëzohet Komisionit të Reformës Zgjedhore do të jetë gati në 30 qershor.

17:34
E duan 3 klube turke, ja pse Gledi Mici refuzoi Shkëndijën dhe Tiranën!

Zbulohet arsyeja se përse Gledi Mici nuk pranoi ofertën e Shkëndijës së Tetovës për rinovimin e kontratës ndërsa Tirana klubi i interesuar për të rikthyer mbrojtësin anësor në Kategorinë Superiore u tërhoq nga gara për shkak të kërkesave të larta ekonomike të 29-vjeçarit.

17:32
Nuk ndihet i lumtur te Napoli, Hysaj kërkon zyrtarisht largimin!

Genaro Gattuso e ka në planet e tij për të ardhmen dhe e konsideron një futbollist shumë të rëndësishëm për Napolin, por pavarsisht kësaj Elseid Hysaj nuk e shikon më veten te të kaltrit dhe duke iu referuar lajmeve që vinë nga mediat italiane, mbrojtësi shqiptar u ka kërkuar drejtuesve ta lejojnë të largohet në fund të këtij sezoni.

17:31
Të enjten rifillon dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel

Dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i lehtësuar nga Bashkimi Evropian pritet të rifillojë të enjten në Bruksel, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, burime jozyrtare në Prishtinë dhe Bruksel.

17:13
Majko: Vota e drejtë Kushtetuese, s’ka të drejtë KQZ ta diskutojë. Jemi të vonuar, por do të bëhet

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, në mbledhjen online të Këshillit të Diasporës, tha se votimi është një e drejtë Kushtetuese për “shtetasit tanë që jetojnë jashtë vendit”, duke theksuar se ata “nuk mund të quhen emigrantë”.

17:13
Sozia e ‘Mr Bean’ i bllokuar në Vuhan, bëhet sensacion në Azi me 400mln fansa

Një britanik me fytyrë të ngjashme me atë të personazhit të njohur humoristik ‘Mr Bean’ e ka gjetur veten papritur sensacion interneti në Azi pasi gjatë periudhës që mbeti i bllokuar në Vuhan ka mbledhur 400 milionë fansa në rrjetet sociale.