SHBA/ 425 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, shkon në 120 mijë numri total i viktimave nga Covid-19

23/06/2020 08:08

Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Covid-19 vazhdon të mbetet i lartë. Së fundmi raportohet se 425 persona kanë humbur jetën nga koronavrusi.

Kjo ka bërë që numri total i personave që kanë humbur jetën të shkojë në 120 mijë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve në botë, dyfishi i Brazilit që mban vendin e dytë.

Lajmi i mirë është se në disa shtete të SHBA-së numri i rasteve të reja po bie. Kalifornia, Teksasi dhe Florida vazhdojnë të jetën zona të nxehta dhe problematike për sa i përket përhpajes së virusit dhe numrit të lartë të rasteve.

Top Channel