E duan 3 klube turke, ja pse Gledi Mici refuzoi Shkëndijën dhe Tiranën!

22/06/2020 17:34

Zbulohet arsyeja se përse Gledi Mici nuk pranoi ofertën e Shkëndijës së Tetovës për rinovimin e kontratës ndërsa Tirana klubi i interesuar për të rikthyer mbrojtësin anësor në Kategorinë Superiore u tërhoq nga gara për shkak të kërkesave të larta ekonomike të 29-vjeçarit.

Sipas raportimeve të mediave turke Mici kërkohet nga tre klube të Superligës së këtij vendi që janë të gatshme t’i ofrojnë kontrata në kushte ekonomike shumë më të mira se ato që i ofronin Tirana dhe Shkëndija.

Për ish-lojtarin e Kukësit dhe Skënderbeut kanë treguar interes sëfundi Antalyaspor, Alanyaspor dhe Denzilspor, tre klube të elitës në Turqi të cilat e pëlqejnë sëtepërmi Gledi Micin.Ndoshta ka ardhur koha që 29-vjeçari shqiptar të bëjë hapin e madh në karrierë.

Top Channel