Vetëm tre ditë pas publikimit të bashkëpunimit me Capital T të titulluar “DMP”, që po kthehet menjëherë në hit, Ledri Vula “ka pushtuar” mediat rozë me lajmin se ai dhe e dashura e tij Sara Hoxha do të bëhen prindër për herë të parë.

Burime të afërta të çiftit kanë treguar se bukuroshja është në muajt e parë të shtatzënisë, e madje është zbuluar edhe gjinia e fëmijës.

Thuhet se dyshja do të bëhet me vajzë, mirëpo ende nuk është konfirmuar asgjë.

Megjithatë, duket se partnerja e reperit i ka dhënë vetë “provat” se është në pritje të embël përmes një fotoje të publikuar në Instastory.

Sara shfaqet me një grup miqsh në Prishtinë, e ajo që vihet re është barku i saj i rrumbullakusor, çka shton dyshimet se lajmet për shtatzëninë janë të vërteta.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel