Historia e Dukatit është e lavdishme. Në aq shumë luftëra ka bërë pjesë Dukati, sa edhe princat do ta kishin zili.

Një fshat që qysh herët ka pasur kanunet e veta dhe për pesë ditë nuk e prekte hasmin sa të rregullonte fëmijët e gruan deri në ditën e gjashtë. Në DUKAT nuk reshtin ngjarjet: Çezari në 48 para erës së re mundi Pompein, aty ndodhi goditja fatale e vitit 1912 dhe një mori historish të tjera.

Është ky fshati me një rëndësi të madhe historike nga ku Ilnisa Agolli na prezanton me fakte të rëndësishme. Por sa e njohim sot këtë fshat, ku nuk ka më njerëz dhe valëvitet vetëm e shkuara? Banorët shprehen se po harrojmë historinë, traditat dhe gjuhën. E gjithë nëntoka jonë është ar. Bota ka kocka, ne kemi ar në varre. Kemi kulturë!

Përpjekjet e popullsisë së trevës së Dukatit për arsimin dhe gjuhën shqipe kanë kaluar gjithashtu përmes luftërave.

I pasur nga vallet, këngët, fushat, etnokultura, thesaret arkeologjike, besimet fetare, arsimi, blegtoria, toponimet me aq ngjarje dhe faktin kryesor të një kalvari të gjatë vuajtjesh që edhe pse nuk kishte të sosur, Dukatasit nuk i dorëzoi kurrë. Por sot sa vlejnë të gjitha këto? Cili është çmimi që meriton ky fshat? Shihni emisionin për më shumë:

Top Channel