“Gjuajtën me shishe uji dhe vezë, u dëmtua punonjësi i Gardës”, përjashtimi për 60 ditë i Bardhit dhe Balliut nga punimet e Kuvendit, zbardhen argumentet 12/10 22:06
Në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian po zhvillohet një seancë e posaçme dëgjimore për situatën në Shqipëri.
Raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos në fjalën saj theksoi nevojën për vazhdimin e reformave që janë ngadalësuar si pasojë e pandemisë së Covid 19.
“Ne kemi folur për zbatimin e masave, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe të gjitha këto përpjekje duhet te rinisin me ritmin qe kishin përpara pandemisë. Dua të theksoj rëndësinë e rolit të delegacionit të Bashkimit evropian dhe të Ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë në promovimin e dialogut”,- tha ajo.
Top Channel