13:19
Stërvitja mes tensionesh/ Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros demonstrojnë forcën ushtarake
Në mesin e tensioneve në Mesdheun Lindor, Turqia ka vendosur të zhvillojë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNCStërvitja, e quajtur “Martiri Kapiten Cengiz Topel Stuhia Mesdhetare 2020″, do të zgjasë pesë ditë nga data 6 deri në 10 shtator. Një stërvitje e tillë planifikohet përvit, me qëllimin të ndihmojë mes të tjerash edhe në trajnimin e ndërsjellë, bashkëpunimin dhe ndërveprimin mes Komandës së Forcave turko-qipriote të paqes dhe Komandës së Forcave të Sigurisë të Republikës Turke të Qipros Veriore” .