Denoncimi: Fëmija lindi në çadër/ Eduart Hysa nga Shpërdheti i Kurbinit: Jetoj në shtëpinë e rrënuar

06/09/2020 12:26

Partia Demokratike i vijojë denoncimet e problemeve të të prekurve nga tërmeti në Kurbim edhe këtë të diel duke e ilustruar me historinë e  Eduart Hysës nga Shpërdheti i Kurbinit.

Qytetari: Unë jam Eduart Hysa, banor i Shpërdhetit. Deri para një jave kam ndenjur në çadër dhe tani po jetoj në shtëpi të shembur, siç po e shihni edhe ju.

Këlliçi: Eduart, sa veta jeni?

Qytetari: Jam vetë i gjashti, nëntë muaj në çadër.

Këlliçi: Po pse vendose të futesh këtu?

Qytetari: Nuk kam rrugë tjetër, nuk jetohet me fëmijë të vegjël në çadër gjithë kohës. Tani përsëri këtu në shtëpi, po rrezikojmë.

Këlliçi: Në shtëpinë e prishur?

Qytetari: Po, në shtëpinë e prishur. Po rrezikoj  dita-ditës.

Këlliçi: Si ta kanë vlerësuar shtëpinë? A ka ardhur dikush nga shteti me u interesu?

Qytetari: Ka ardhur dhe më kanë thënë… kur kanë ardhur për herë të parë inxhinierët më kanë thënë që mos hyni brenda, se kjo rrezikon që të shembet.

Këlliçi: Edhe si të klasifikuan?

Qytetari: Pastaj kur ka  dalë akt konstatimi ma kanë nxjerr DS2 të mesëm, nuk ma kanë vlerësuar siç duhet.

Eduart Hysa i tregoi kreut të FRPD Belind Këllici se nuk është trajtuar me bonus  dhe se e vetmja e ardhur është shuma prej 100 mijë lekë të vjetra pension invaliditeti.

Top Channel