Skema/ Shkatërrohet banda e vjedhësve në Greqi/ Në pranga 3 shqiptarë dhe një greke! 21-vjeçarja shpërqendronte ‘viktimat’

06/09/2020 12:49

Policia greke ka shkatërruar një organizatë e përbërë prej 3 shtetas shqiptarë të moshave 21 -40 vjeç dhe një femër greke 21 vjeç.

Banda shqiptaro -greke u arrestuan në flagrancë, në momentin po që grabiste pasagjerët në aeroportin e Athinës.

Sipas autoriteteve greke, banda përdorte  metodën çorientimit, duke përdorur 21 vjeçaren greke dhe një 37 vjeçar shqiptar për t’i hutuar me pyetje pasagjerët që udhëtonin në aeroportin më të madh të vendit,dhe në vazhdim një tjetër anëtar i organizatës iu rrëmbente atyre çantat dhe sendet me vlerë duke u zhdukur në çast.

Ndërkohë që shtetasi tjetër shqiptar 40 vjeç,i largonte sendet e vjedhura me automjetin e tij. Prej kontrollit që iu bë anëtarëve të organizatës,iu gjetën shuma kesh 4250 euro,një sasi lekësh shqiptarë,mjete që përdoren për thyerje banesash, dokumente udhëtimi të vjedhura si dhe dhjetëra sende me vlerë të grabitura prej udhëtarëve.

Vlen të përmendet se arrestimi i bandë së grabitësve shqiptarë ishte sfidë për policinë vendase,pasi kjo ishte banda e parë që operonte në aeroportin më të madh të vendit,duke u kthyer në një kokëçarje të madhe për sistemin e sigurisë në këtë aeroport. Të arrestuari do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

Top Channel