Kush është bukuroshja shqiptare që fitoi kurorën “Miss Arbëresha” (FOTO)

06/09/2020 17:20

Njerëzit janë përpjekur t’i përshtaten një normaliteti të ri në kohën e Covid 19, duke sjellë një sërë eventesh të rëndësishme ashtu siç ishte dhe ‘Miss Arbëresha’ që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Itali.

Në këtë edicion të XVI- që u zhvillua në Spexana ( Spezzano Albanese) Miss Arbëreshe, u zgjodh 23 vjecarja Francesca Ferrara.

Në konkurs morën pjesë 18 vajza nga lokalitete të ndryshme të Kalabrisë, Sicilisë dhe provincave tjera në Jug të Italisë, për të demonstruar edhe kësaj radhe bukurinë dhe identitetin e tyre arbëror.

Francesca, sapo u zgjodh “Miss Arbëreshe” deklaroi: “Unë jam shumë krenare që jam arbëreshe, që flas arbëreshë dhe që vesh me dashuri këtë kostum të mrekullueshëm të trashëguar brez pas brezi në familjen time. Shumë emocionuese, një përvojë unike që do të mbetet përgjithmonë në jetën time.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel