Një zjarr ka rënë në Karaburun në zonën e Ravenes. Zjarri ka filluar që në mëngjes ndërsa ka disa vatra që po zgjerohen.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke u ndihmuar edhe nga era, ndërsa po rrezikojnë që të djegin kafshët dhe gjallesat e tjera që jetojnë në këtë zonë.

Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga barinjtë. Në vendin e ngjarjes janë nisur forca zjarrfikëse dhe punonjës në Agjencinë Rajonale të Zonave të mbrojtura.

Top Channel