Me 139 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirus në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 22.293.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 1.992 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 386.658.

Lari shtoi se 3.722 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 333.900.

Ajo informoi më tej se deri më tani në vend janë kryer 3.380.264 teste.

Top Channel