Prishtinë, ambasada turke: Kundër misionit të Kosovës në Jeruzalem

06/09/2020 15:35

Ambasada turke në Prishtinë e kundërshtoi hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Nga postimet në mediat sociale të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrit Hoti dhe ministres të Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla është kuptuar se përveç njohjes reciproke të Kosovës dhe Izraelit, një angazhim është bërë edhe nga Kosova për të hapur një Ambasadë në Jerusalem. Është zhgënjyese që një hap i tillë, i cili do të përbënte një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare madje të merret në konsideratë nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në postimin e saj në FB.

Turqia, thuhet më tej, si një nga vendet e para që njohu Kosovën, e që gjithashtu ka siguruar një mbështetje të madhe për përpjekjet drejt njohjes ndërkombëtare të këtij vendi që nga fillimi, nuk e sheh të drejtë që ky proces të ndërtohet në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe veçanërisht mbi vuajtjet e popullit palestinez, territoret e të cilit janë nën pushtim.

“Është theksuar vazhdimisht nga rezoluta të ndryshme të OKB-së që konflikti palestinez mund të zgjidhet vetëm përmes krijimit të një shteti të pavarur, sovran dhe të afërt të Palestinës bazuar në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”, vazhdon njoftimi. Ambasada i bëri thirrje lidershipit kosovar të veprojë në përputhje me këto rezoluta dhe të frenohet  siç thuhet aty, nga veprimet që do të dëmtonin statusin historik dhe ligjor të Jerusalemit dhe që do të parandalonin që Kosova të njihet nga shtetet e tjera në të ardhmen.

Top Channel