E enjte, 11 Dhjetor 2025
16:03
Jepnin me fajde para nga burime kriminale, arrestohen 3 persona në Gjirokastër, shpallet në kërkim një tjetër

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi jepnin me fajde para nga burime kriminale.  

15:42
Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

Drejtuesi i ri i SPAK është zgjedhur sot me 7 vota, Klodjan Braho. Ai do të pasojë në këtë detyrë Altin Dumanin, pasi këtij të fundit i përfundoi mandati.

15:33
Braho kreu i ri i SPAK, Ambasadori i BE Silvio Gonzato: Ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet

Klodjan Braho është zgjedhur me 7 vota si kreu i ri i SPAK.

15:29
Klodjan Braho zgjidhet drejtues i ri i SPAK, si votuan 11 anëtarët e KLP

Klodjan Braho është zgjedhur drejtues i ri i SPAK, me 7 vota.

15:15
ANALIZA/ Klodian Rado: Çfarë ndodh me Shqipërinë pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për barazinë gjinore”?

Nga Dr. Klodian Rado

15:04
Pezullimi nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit, Apeli i GJKKO cakton gjyqtaren që do shqyrtojë ankimin e zv.kryeministres Balluku

Shorti i hedhur në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përzgjedhur gjyqtaren Miliana Muça për të shqyrtuar ankimin e bërë nga zv.kryeministrja Belinda Balluku për pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

14:54
Pas 6 orësh mbyllet procesi i intervistimit para KLP të kandidatëve për drejtimin e SPAK, Braho zgjidhet me 7 vota

Katër kandidatët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho dolën sot para anëtarëve të KLP, me prezencë të ndërkombëtarëve, prej orës 09:00 deri në orën 14:50, ku kanë paraqitur platformat e tyre dhe kanë prezantuar punët dhe dosjet që kanë hetuar ndër vitet e karrierës.

14:43
Kishte fshehur një shtetase të huaj në rimorkio, procedohet 41-vjeçari turk

Procedohet penalisht një 41-vjeçar turk n pikën kufitare të Qafë Thanës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

14:42
“Më përkufizoni termin ‘republikë e prokurorëve'”, Braho i përgjigjet anëtarit të KLP: Nuk më shkon dhe nuk e njoh këtë term

Po shkon drejt fundit intervistimi i kandidatëve që garojnë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçmen Antikorrupsion, ku i fundit po flet Klodjan Braho, i cili paraqiti platformën e tij dhe evidentoi hetimet më të rëndësishme që ka bërë në karrierën e tij.

14:17
Përmbytje nga reshjet ekstreme në veriperëndim të SHBA, mijëra banorë evakuohen

Banorët në Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë po përgatiten për përmbytje masive nga reshjet ekstreme të shiut në rajonin e Paqësorit Veriperëndimor.

14:13
Berisha pranon firmat për Endrit Shabanin: Deputetët firmosën kur mbështeti Florjan Binajn, por doli i lidhur me Ramën

“Endri Shabani i mori firmat kur mbështeti Florian Binajn, por doli se është i lidhur kryekëput me Edi Ramën”, kështu deklaroi Sali Berisha sot, teksa çështja ishte për procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke pranuar kështu se PD ka firmosur për ermin e tij dhe se nuk ishte një gabim siç deklaroi një ditë më parë.

14:10
Nesër ndërprerje e furnizimit me ujë në Durrës dhe Gjirin e Lalëzit, shkak punimet teknike në rrjetin e energjisë elektrike

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës bën me dije se gjatë ditës së nesërme do të ndërpritet furnizimi me ujë në qytetin e Durrësit dhe në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit, si pasojë e stakimit të dy stacioneve kryesore të ujësjellësit në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot.

14:05
Austria ndalon shaminë e kokës për vajzat nën 14 vjeç: Kush refuzon, gjobë ose burg

Këshilli Kombëtar i Austrisë voton sot për ndalimin e shamisë së kokës për vajzat nën moshën 14 vjeç në shkolla.

14:02
Kosovë, KQZ nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe/ Anëtari i VV: Thjesht nuk dua

Me dy vota kundër, gjashtë abstenime dhe tri për, 33 kandidatët e Listës Serbe nuk u certifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 28 dhjetorit, e kjo vetëm një javë pasi kishte dështuar t’ia ndalonte pjesëmarrjen partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

14:01
Rusia i merr shtëpitë ukrainasve: Sekuestrim masiv pronash në territoret e pushtuara

Rusia ka vendosur të lejojë ligjërisht sekuestrimin masiv të pronave të ukrainasve në territoret e pushtuara nga Moska.

14:00
“Siguria e shqiptarëve nënkupton sigurinë e turistëve polakë”/ Kryetari i grupit Poloni-Shqipëri në parlamentin polak: BE është garanci

Kryetar i Grupit Poloni-Shqipëri në parlamentin polak, Bartosh Romoviç, foli nga Pogradeci rreth sigurisë së turistëve në vend.

13:56
Kandidon për drejtimin e SPAK, Klodjan Braho paraqet hetimet e tij më të bujshme: Kam sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro

Po shkon drejt fundit intervistimi i kandidatëve që garojnë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçmen Antikorrupsion.

13:54
“Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë”, shefi i NATO paralajmëron: Duhet ta ndalim këtë luftë pa nisur ende

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë një deklaratë të fortë gjatë fjalimit të tij në Berlin, duke paralajmëruar se Rusia po synon drejtpërdrejt aleancën dhe se vendet anëtare janë “tashmë në rrezik”.

13:45
Debate për stacionin e udhëtarëve Bulqizë, Këshilli Bashkiak dështoi të vendosë riorganizimin e qëndrimit të mjeteve

Këshilli Bashkiak i Bulqizës dështoi të vendosë për riorganizimin e vendqëndrimit të automjeteve të transportit të udhëtarëve.

13:44
Protestat në Bullgari, dorëzohet kryeministri, njofton largimin e qeverisë

Kryeministri bullgar Rossen Zhelyazkov tha më 11 dhjetor se qeveria e tij do të japë dorëheqjen.

13:21
Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gokaj flet për presionet: Nuk bëhen nëse nuk bie në kontakt me palët që heton

Elvin Gokaj, kandidati i tretë për të marrë drejtimin e SPAK, ka nisur intervistimin para anëtarëve të KLP, me prani të ndërkombëtarëve.

13:18
Debat në Kuvend/ Shehaj-Peleshit: Nuk je këtu për të më gjykuar. Kryeparlamentari: Me mua mos e ngri zërin, s’ta kanë për borxh…

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kanë debatuar me njëri-tjetrin gjatë seancës plenare.

13:18
Pas Dhomës Amerikane të Tregtisë edhe BE kundër ‘Paqes Fiskale’: Duhen masa të forta kundër pastrimit të parave, jemi të shqetësuar për…

Pas Dhomës Amerikane të Tregtisë edhe Bashkimi Europian shprehet kundër projektligjit që është futur sot në rendin e ditës në Parlament për Paqen Fiskale.

13:07
“Pusho! Ty s’të kam në refene”, Balla-Shehajt: Shko merru me Lulin, fërkohu me të

Vijojnë debatet dhe tonet e larta në seancën e sotme plenare në Kuvend.

13:07
“Rrezik i lartë për cënimin e konkurrencës së ndershme”, Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër “Paqes fiskale”: Legalizohet kapitali me origjinë të dyshimtë

Pak orë para miratimit në Parlament të projektligjit për “Paqen Fiskale”, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është pozicionuar kundër këtij drafti.

12:57
“Jeni opozita e Shqipërisë apo e klubeve?” Manja ironizon PD: Unë nuk e di kush është lepuri i Surrelit, as ujku i Cërrikut

Socialisti Ulsi Manja, nga foltorja e Kuvendit u ndal te akuzat që opozita ka hedhur kundrejt mazhorancës për procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

12:55
Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ PS rrëzon kërkesën e PD për ta hequr nga rendi i ditës, gati të votojë për Endrit Shabanin

Maxhoranca rrëzoi një kërkesë të ardhur nga grupi parlamentar demokrat për të hequr nga rendi i ditës votimin e Avokatit të ri të Popullit.

12:38
E vetmja grua kandidate për drejtimin e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale: Familjarët e mi…

Pas intervistimit të Adnan Xholit, para anëtarëve të KLP dhe zyrtarëve të huaj, ka dalë kandidatja tjetër për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu.  

12:36
Mbi 20 vite pjesë e sistemit, kandidatja Musabelliu rendit çështjet më të rëndësishme që ka hetuar: Nga trafiku ajror i drogës, te funksionarët e lartë dhe vrasjet

E vetmja kandidate grua për drejtimin e SPAK, Prokurorja e posaçme Doloreza Musabelliu, u intervistua sot para anëtarëve të KLP, në prezencë të ndërkombëtarëve.

12:27
Vidhnin shuma parash dhe sende të ndryshme në lokale, pranga dy të rinjve në Durrës

Dy të rinj janë arrestuar në Durrës, pasi vidhnin shumë parash dhe sende të ndryshe nëpër lokalet e zonës së plazhit.

11:50
Mourinho dhuron shfaqje: “McTominay më dhuroi fanellën, më e pakta si shpërblim, pasi lashë Pogban në stol për të!”

Show i Mourinhos pas ndeshjes Benfica-Napoli: ai tregon fanellën që ia dha McTominay dhe bën shaka.

11:42
Përndiqte një 23-vjeçare dhe bënte vazhdimisht telefonata të rreme në numrin e Emergjencës, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 1: -arrestuan shtetasin L. Sh., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 23-vjeçare. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas ka bërë vazhdimisht, telefonata të rreme, në numrin e Emergjencës;

11:35
Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka, shuhet masa për inceneratorin e Fierit

Lirohet nga burgu pas kater vitesh ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. 

11:35
Në garë për kreun e SPAK/ “Kam kërkuar heqjen e mandatit për deputetë”, rrëfimi i Xholit për rrëmbimin e dy biznesmenëve: I detyruan të hapnin varret dhe…

Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi në prezantimin e platformës së tij përpara KLP, ka shpalosur gjithashtu dhe karrierën e tij të gjatë në sistemin e drejtësisë.

11:33
Trump prezanton “vizat e arta”… në vlerë 1 milion dollarë

Presidenti amerikan, Donald Trump prezantoi një skemë që mundëson sigurimin e vizës amerikane për periudhë afatgjatë për të pasurit që mund të paguajnë të paktën 1 milion dollarë.

11:30
Zbulohet misteri si u largua liderja e opozitës nga Venezuela drejt Norvegjisë. Wall Street Journal: Amerikanët e nxorën nga vendi me…

María Corina Machado thuhet se ka lënë Venezuelën të martën me mbështetjen e SHBA-së. Udhëheqësja e opozitës u largua me varkë nga bregu perëndimor i Venezuelës me destinacion ishullin Curaçao, sipas zyrtarëve amerikanë që folën për The Wall Street Journal.

11:30
“Diella konkurroi Angelina Jolie, fenomen botëror”/ Rama: Ministrja e Prokurimeve Publike nuk do të veprojë e pavarur

Kryeministri Edi Rama, gjatë organizimit për 30-vjetorin e Prokurimeve Publike, deklaroi se ministrja Diella u bë një fenomen botëror.

11:26
Analiza/ Ilir Demalia: Opozita ka 200 deputetë sot në seancën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit

Nga Ilir Demalia

11:23
“Vlerësimet e Komisionit Europian nuk shquhen për bujari”/ Hapat për anëtarësimin në BE, Rama: Sfidë e vazhdueshme

Kryeministri Edi Rama, gjatë organizimit për 30-vjetorin e Prokurimeve Publike, foli për vlerësimet europiane për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

11:18
Çfarë ndodhi në “Për’Puthen”?/ “Unë e kam të vështirë të pëlqej njerëzit, por..”, Megi Pojani dhe Aluona Musta puthen në buzë

Në episod ndryshe ka ndodhur gjatë episodit të “Për’Puthe” mes moderatores Megi Pojani dhe opinionisten Aulona Musta.

11:10
Shqipëria shkëlqen sërish në skitë alpine, Denni Xhepa renditet i pari Val Cenis, pas tij dy skiatorët francez

Nëse mendoni se në përfaqësuesen tonë të skive kemi vetëm Lara Colturin, italianen e natyralizuar që po na bën krenarë duke ngritur flamurin kuqezi në pistat dhe arenat më të mëdha dhe të famshme botërore të këtij sporti, gaboheni.

11:10
Fotolajm/ Mbledhja në KLP për zgjedhjen e kreu të ri të SPAK, ndërkombëtarët ‘sy e veshë’ tek kandidatët

Zgjidhet sot kreu i ri i SPAK.

11:07
Balla nxjerr listën me firmat e deputetëve të PD që kanë mbështetur Endrit Shabanin, ironizon Nokën: Ua mbushi mendjen Salianji të firmosni!

Edhe pse seanca u ndërpre për 10 minuta për të qetësuar situatën mes deputetëve, sërish rinisi me debate.

10:58
35-vjetori i themelimit/ Selia blu ndryshon pamje, përgatitet për festë (Video)

Partia Demokratike feston sot 35-vjetorin e themelimit.

10:49
Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”

“Jam shumë i emocionuar që jam këtu mes kaq figurave të shquara të kombit shqiptar”

10:47
Tensione në Kuvend/ Noka-Ballës: O injorant! Socialisti: Ky zotëria duhet të dalë jashtë

Seanca e sotme plenare është përfshirë nga tensione dhe ofendime mes deputetëve të PS dhe të PD.

10:43
“Diskutimi për Avokatin e Popullit më absurdi i bërë ndonjëherë”/ Klosi në Kuvend: Japim pushtetin për të ndërtuar shtetin

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, deklaroi në Kuvend se diskutimi për Avokatin e Popullit është më absurdi i bërë ndonjëherë.

10:42
Conference League / Drita kërkon kualifikimit ndaj AZ Alkmaar, Shkëndija pret Sllovan Bratisllavën, drejtpërdrejtë në DigitAlb

Mbrëmjen e sotme ritkhehen në skenën europiane të futbollit klubet shqiptare pjesëmarrëse në Conference League, kampionët e Dritës nga Kosova dhe tetovarët e Shkëndijes.

10:41
Protesta e fermerëve grekë, policia kufitare lajmëron bllokimin e aksit rrugor Kakavijë–Janinë për 3 orë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 14:00 deri në orën 17:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do […]

10:36
“E keqja banale e kombit jeni ju”/ Berisha në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit: Shkelmoni mbi veten tuaj

Gjatë seancës plenare maratonë të ditës së sotme, Sali Berisha, u shpreh ashpër në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

10:35
Po ngjitej në tarracën e pallatit dhe u rrëzua nga kati i gjashtë, ndërron jetë 74-vjeçari në Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 09.12.2025, në lagjen “28 Nëntori”, shtetasi P. J., 74 vjeç, dyshohet se gjatë ngjitjes për në tarracën e pallatit është rrëzuar nga kati i gjashtë dhe  si pasojë, ka ndërruar jetë.

10:29
PD kërkon tërheqjen e Endrit Shabanit nga gara për Avokat të Popullit: Është lepuri i Surrelit, mbështesim Ndregjonin dhe Kalanë

Partia Demokratike kërkoi sot heqjen nga rendi i ditës të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, pasi sipas saj, maxhoranca po tenton ta marrë këtë institucion përmes Endrit Shabanit.

10:28
Si ndihet kur kërkon shkarkimin e kolegëve? Xholi: Brengosem kur kolegu hidhet në rrugë para kriminelëve, dënimi i përjetshëm më i thjeshtë

Nën monitorimin edhe të ndërkombëtarëve, kanë nisur intervistimi i katër kandidatëve për kreun e ri të SPAK, pas mbarimit të mandatit të Altin Dumanit.

10:20
Nga interpelanca me Ramën tek zgjedhja e Avokatit të Popullit, nis me zhurmë seanca plenare/ Peleshi: Më lini ta përfundoj fjalën

Tashmë ka nisur seanca plenare e ditës së sotme, teksa situata nuk duket e qetë që në minutat e para.

10:15
Projektligji për amnistinë fiskale, Jorida Tabaku: Komisioni Europian ka komente kundërshtuese

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një vizitë në Bruksel, teksa ka treguar disa detaje.

10:11
“Nëse të votoj sot dhe vij në zyrën tënde për çështje personale…”/ Xholi anëtares së KLP: Do të sajdisja me ndonjë kafe, SPAK i bën kafet e mira

Prokurori i SPAK, Adnan Xholi u pyet nga anëtarët e KLP për të dhënë një vlerësim për Arben Krajën që ka drejtuar më parë SPAK dhe kryeprokurorin aktual Altin Dumanin.

10:04
Të shtohet numri i prokurorëve apo duhet ndryshim ligjor? Kandidati për drejtimin e SPAK, Adnan Xholi: Duhen ruajtur standardet europiane

Kandidati për drejtimin e SPAK, Adnan Xholi, iu përgjigj pyetjeve pas prezantimit të platformës së tij përpara KLP.

09:45
Në garë për kreun e ri të SPAK, pas Adnan Xholit, mbërrijnë në KLP Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj

Ditën e sotme do të zgjidhet kreu i ri i SPAK, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

09:33
Spiropali me zëvendëskryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE, politika më efikase për siguri dhe paqe në Europë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mirëpriti në Tiranë zëvendëskryeministren për Çështjet Europiane të Moldavisë, Cristina Gherasimov.

09:33
FOTOT/ “Më të këqijtë e më të këqijve”, 6 shqiptarë të rrezikshëm arrestohen nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare, ja për çfarë akuzohen

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka bërë publik një raport ku renditen të huajt e konsideruar si më të rrezikshmit, të ndaluar nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave.

09:25
Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neonatal: Standarde europiane në kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Qeverinë Italiane, nisën zbatimin e projektit “Përmirësimi i shëndetit të nënës dhe të porsalindurit në Shqipëri – MATHERNA”, një nismë strategjike që synon transformimin e shërbimeve neonatale dhe të kujdesit për nënat në Shqipëri.

09:11
Samiti në Bruksel, Meloni: Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri, rruga drejt BE-së është e hapur

Në një samit të mbajtur në Bruksel për të luftuar kontrabandën e migrantëve, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka theksuar rëndësinë e iniciativave të reja që po mbështeten nga Italia për të luftuar migracionin e paligjshëm.

09:08
Gara për kreun e SPAK/ Nis intervistimi i kandidatëve, Xholi: Më tepër qëndroj me trupën e SPAK se me familjen time

Ka nisur mbledhja në KLP për kreun e ri të SPAK.

09:06
Ndryshon rregullorja e votimit në KLP për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK, ja si do të funksionojë

Votimi në KLP për drejtuesin e ri të SPAK ka ndryshuar, pasi do të ketë një rregullore të re.

08:52
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasadori britanik, Gonzato dhe VanHorn mbërrijnë në KLP, do të monitorojnë procesin

Sot do të zgjidhet kreu i ri i SPAK.

08:46
Sulm në Detin e Zi, cisterna ruse përfshihet nga flakët pas goditjes së dronëve ukrainas

Një tanker që dyshohet se përdorej nga Rusia për të shmangur sanksionet ndërkombëtare është goditur nga dronët detarë ukrainas ‘Sea Baby’ në Detin e Zi.

08:43
Ndërpritet “Zonja Macbeth”, Riccardo Chailly sëmuret gjatë shfaqjes në La Scala

Shfaqja e operës Zonja Macbeth në Teatrin La Scala të Milanos është ndërprerë për shkak të sëmundjes së dirigjentit të njohur Riccardo Chailly, i cili u dërgua urgjentisht në spital.

08:16
BE përshpejton riatdhesimet në fushatën kundër migrimit

Migrantët mund të dërgohen në “qendra kthimi” jashtë shtetit sipas reformave të reja të kritikuara nga organizmat e të drejtave të njeriut.

08:09
Dielli do të vijojë edhe këtë të enjte, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kjo e enjte do të vijojë të jetë me mot të qëndrueshëm, ku dielli do të jetë prezent gjatë gjithë ditës.

08:02
Aksident në aksin Fier-Levan, autobusi përplaset me makinën dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.

07:37
U “zhduk” pas kërcënimeve të Maduros, liderja e opozitës venezueliane shfaqet në publik për herë të parë pas muajsh fshehjeje

Maria Corina Machado, udhëheqësja e opozitës venezueliane, ka dalë për herë të parë në publik pas një periudhe të gjatë fshehjeje, për të marrë Çmimin Nobel për Paqen në Oslo.

07:09
Kapja e kamionit me miliona euro në Shqipëri, tronditet sistemi juridik në Bruksel/ Gjykata Penale shpall veten të paaftë për çështjen “Toyota”

Dhomë e 46-të e Gjykatës Penale, në Gjykatën e Brukselit, shpalli të mërkurën një vendim që ka tronditur sistemin juridik, duke u shpallur të paaftë territorialisht për të gjykuar çështjen “Toyota”.

01:16
Pas humbjes me City-n, drejtuesit e Realit zhvilluan një mbledhje urgjente dhe vendosën për të ardhmen e trajnerit Alonso

Reali i Madridit mund ta ketë marrë tashmë vendimin për të ardhmen e Xabi Alonsos pas humbjes 2-1 në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

E mërkurë, 10 Dhjetor 2025
23:35
Para, gjoba dhe pezullimi gjashtëmujor, për shitje ndeshjesh: të gjitha hijet e Zwayer, gjyqtari i ndeshjes Inter-Liverpool

Nga skandali i vitit 2006 në Bundesligën 2 te polemika me Bellingham: e kaluara kontraverse e gjermanit që i dha penalltinë bashkëkombësit Wirtz. Dhe VAR-i në San Siro e ka tërbuar tashmë Ranierin…

23:05
RENDITJA/ Arsenal kualifikohet, Bayern, PSG dhe City e ndjekin nga mbrapa. Ja si paraqitet situata pas raundit të 6-të

Janë luajtur të gjitha ndeshjet e raundit të 6-të, ku disa verdikte janë vendosur.

23:01
Sulmi në Ibër-Lepenc, Kurti: Të akuzuarit për shpërthimin ishin të lidhur me shtetin e Serbisë

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha se të dhënat e inteligjencës tregojnë se tre serbët e akuzuar për shpërthimin në kanalin jetik të ujit, Ibër-Lepenc, kanë qenë të lidhur ngushtë me strukturat shtetërore të Serbisë.

23:00
Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit në Top Story për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

Një pakt i mundshëm mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për Avokatin e Popullit, ka ndezur debate të forta në Top Story.

22:59
Champions/ 29 gola në 9 ndeshje! Arsenali perfekt, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon ndaj debutuesve (Rezultatet)

29 gola janë shënuar në 9 ndeshjet e sotme, ku nuk munguan as surprizat.

22:56
Video/ Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll të madrilenëve

Reali i Madridit është mposhtur nga Manchester City brenda në “Bernabeu”, me rezultatin 1-2 në sfidën e raundit të gjashtë të Ligës së Kampionëve dhe duke ‘vulosur’ në një farë mënyre fatin e trajnerit Xabi Alonso.

22:53
Përvetësoi fonde publike kur shërbeu si ministër financash, arrestohet ish-presidenti bolivian Luis Arce

Ish-presidenti bolivian Luis Arce, i cili la detyrën muajin e kaluar, u arrestua të hënën, tha një ish-anëtar i kabinetit të tij.

22:44
“Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula në ‘Top Story’: Opozita nuk është serioze

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula komentoi lëvizjen e Partisë Demokratike që tërhoqi firmat për kandidaturën e Endrit Shabanit për Avokatin e Popullit.

22:40
“Të bëfsha… deputetë palaço”/ Myslym Murrizi kritika të ashpra PD-së për Avokatin e Popullit: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

Ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi, nuk i ka kursyer kritikat e ashpra për Partinë Demokratike, sa i përket zgjedhjes se Avokatit të Popullit, duke e quajtur një lojë të pistë si nga PD, ashtu edhe nga PS.

22:34
Rekord i frikshëm i Haaland, ja çfarë shifrash regjistron ai me golin që i shënoi Realit të Madridit…

Luhet në Madrid një nga ndeshjet më të mëdha të Champions League të viteve të fundit, Reali Madrid-Manchester City, dy ekipe që në vitet e fundit e kanë shndërruar këtë përballje europiane në një klasike të Europës.

22:25
Të burgosurit politikë në Rusi, ja si i hesht Kremlini zërat e guximshëm që kritikojnë sistemin e Putin

Në një video në mediat sociale, një adoleshent qëndron në një park dhe mban një tabelë para kamerës ku shkruhet: “Liri për të burgosurit politikë” dhe “Unë jam kundër Putinit”.

22:24
VIDEO / Cristiano Ronaldo, makineria e golave që nuk di të ndalet, mosha për të është thjesht numër…

Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë se mosha është vetëm një numër. ‘Ylli’ portugez realizoi një gol vendimtar në fitoren e Al Nassr kundër Al Wahda-s në Abu Dhabi, duke ndezur stadiumin me klasin e tij dhe me festën ikonike “Siuuu”, që elektrizoi publikun.

22:20
Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja Bezat jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

SPAK ka kryer sërish një goditje të fortë të grupeve kriminale. Këtë herë ka qenë fisi “Rraja” nën objektivën e Prokurorisë së Posacme që ka dalë me një njoftim zyrtar për aksionin e sotëm.

22:08
Video/ Gafa epike në ndeshjen e Champions League, në stadium vendoset himni i Europa League

Në përballjen mes Villarreal dhe Copenhagen për javën e gjashtë të Champions League, ku danezët triumfuan 2-3, një gafë epike ndodhi në stadium.

22:08
Inside Story/ Gjykatat do të vijojnë të mbeten të zbrazura edhe për disa vite, plani pesimist i KLGJ-së

Gjyqtarët e rinj që afrohen në sistem përballen menjëherë me një fluks të pamenduar pune që ndikon negativisht te ta.

21:58
Inside Story/ ‘Një jetë për drejtësi’, statistikat e frikshme të stokut të dosjeve në gjykata

Inside Story në një kërkesë ndaj KLGJ ka mësuar numrin e saktë të dosjeve që momentalisht janë peng i gjykatave për arsye nga më të ndryshmet.

21:51
Roma, Hermoso për çështjen Folorunsho: Asnjë sqarim, duhet të ndërhyjë Lega Calcio

Sfida e fundjavës në Serie A mes Cagliarit dhe Romës u shoqërua me një moment tensioni të lartë mes Folorunsho dhe Hermosos me futbollistin e skuadrës sarde që nuk i kurseu aspak fjalët më të rënda sa arriti t’i thoshte kundërshtarit të tij: ‘Nëna jote duhet të vdesë’.

21:47
Inside Story/ Reforma premtonte cilësi dhe shpejtësi gjykimi, si rezulton pas një dekade?

Pavarësisht kundërshtive dhe mendimeve që mund të jenë edhe subjektive, nëse analizojmë në objektivitet, reforma në gjyqësor kishte dy shtylla kryesore që pretendonte se do të përmirësonte. Cilësinë në gjykime dhe uljen e stokut të dosjeve.

21:39
Inside Story/ Pasojat e vettingut dhe hartës së re gjyqësore, gjyqtari: Ngarkesa bën të pamundur zbardhjen në kohë të vendimit

Reforma në drejtësi është një ndër proceset më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugëtimin e stërzgjatur drejt Bashkimit Europian.

21:31
Champions League/ Zhblloket Ajax, ‘Harkëtarët’ marrin 3 pikët e para

Ajax merr 3 pikët e para në Ligën e Kampioneve dhe kjo vjen në momentin më të vështirë të tij. Skuadra holandeze arriti të mposhtë Qarabag në fushën e këtij të fundit me rezultatin 4-2, një sukses ky që erdhi me përmbysje në rezultat.

21:30
Zbulimi që çorienton rrotullën e historisë, arkeologët zbulojnë vendin që vërteton se paraardhësit tanë krijuan “çakmakun” 350 mijë vite para se ç’mendohej

Një zbulim mahnitës në një gërmim arkeologjik në Mbretërinë e Bashkuar po rishkruan kronologjinë e kohës kur njerëzit zbuluan zjarrin për herë të parë.

21:30
Ish-presidenti Moisiu nderohet me “Yllin e Madh” të Urdhrit Suprem të Shqiponjës/ Begaj nderon figura të shquara, mes tyre dhe Igli Taren

Në kuadër të 100-vjetorit të “Urdhrit të Skënderbeut”, presidenti Bajram Begaj dekoroi një sërë personalitetesh shqiptare dhe të huaja për kontributin e tyre në shkencë, kulturë dhe shërbim publik.

21:30
Inside Story/ Nga problemet me vettingun tek e shkuara, prapaskenat dhe dritëhijet e zgjedhjes së Vokshit në Kushtetuese

Sot Gjykata Kushtetuese ka 8 anëtare. Më i riu, është Asim Vokshi që u betua më 25 nëntor. Pra, sërish nuk është plotësuar krejt trupa e gjyqtarëve.

21:29
Inside Story/ Një dekadë me drejtësinë e re, rimontim apo reformë?

Nga viti 2016, ka kaluar thuajse një dekadë dhe rezultatet e reformës në drejtësi nuk kanë qenë ata që janë pritur në mjaft segmente.

21:25
Tensionet mes SHBA-ve dhe Venezuelës, Trump: Kemi sekuestruar një anije nafte venezueliane

Presidenti Donald Trump konfirmoi sot se SHBA-të kanë konfiskuar një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës.

21:19
Po shkonte të takonte një mik në me të cilin do diskutonte për një film, humb jetën në një aksident tragjik aktorja amerikane

Aktorja që u shfaq në filmin ‘The Marvelous Mrs. Maisel’ ndërroi jetë pasi u përplas nga një makinë në New York City.

21:16
Champions League/ Humbje dhe makth për Villarral, e ndëshkon Copenhagen

Copenhagen mban gjallë shpresat për playoff dhe i shkakton një humbje të bujshme Villarrealit pikërisht ne La Ceramica me rezultatin 3-2.