Ndryshon ligji për ndërtimet e konfiskuara/ AAPSK merr administrimin, ndryshime edhe për blerësit, si do të funksionojë Në përfundim të protestës që zgjati mbi tre orë, kryedemokrati Sali Berisha mbajti një fjalim para selisë blu, ku paralajmëroi edhe për protestën e radhës.
Teksa falenderoi mbështetësit, Berisha tha se protesta e radhës do të jetë akoma më e shkëlqyer.
“Përshëndetje dhe mirënjohje të pakufishme me guximin tuaj. Nderuat më shumë se kurrë këtë datë historike, përmbysjen e diktaturës 34 vite më parë.
I dhatë goditjen më të merituar diktaturës sot. Ishte betejë e shkëlqyer, ju garantoj se tjetra do jetë më e shkëlqyer.
Kjo demostratë tejkaloi çdo lloj projekti, tjetra do jetë akoma më e shkëlqyer. Nuk ka paq më, bravo, mirënjohje ndaj jush“-tha Berisha.
Kreu i PD mbeti i lënduar gjatë protestës së kësaj të diele, pasi iu hodh spray në sy.
Top Channel