Tragjedi në Romë/ 71-vjeçarja gjendet e pajetë brenda një dollapi, në pranga djali i saj, dyshohet se e vrau pas debatit për paratë e drogës 14/08 13:39
Shtatë persona janë gjetur të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak, tha Ministria e Brendshme e Katarit.
Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha se helikopteri pësoi një defekt teknik gjatë një misioni rutinë dhe u rrëzua në një zonë detare të vendit.
Menjëherë më pas, u njoftua se një anëtar i Forcave të Armatosura Turke humbi jetë në aksident, ndërsa dy turq të tjerë, punonjës të ASELSAN, ishin në bordin e helikopterit.
Në një postim në X, ministria tha se “operacionet e kërkim-shpëtimit” në ujërat territoriale të Katarit çuan në identifikimin e të shtatë personave në bordin e helikopterit.
Top Channel