Zjarri përfshin Bestrovën, tre vatra aktive dhe dëme të konsiderueshme në ullinj, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Edhe pse jemi në muajin tetor, fillim vjeshte ende në Sarandë vijon sezoni turistik.
Mëngjesin e kësaj të mërkure u ankorua në Portin e Sarandës anija turistike “Seabourn Quest”, me 446 pasagjerë në bord. Kroçera erdhi në Sarandë nga
Brindizi, Itali për t’u larguar pas vizitave të planifikuara mbasditen e kësaj të mërkure për në Zakintho, Greqi.
Gjeografia e turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë sot Sarandën është nga shumë shtete, si Austria, Australia, Belgjika, Kanadaja, Costa Rika, Gjermania, Peru, Zimbabve, Serbia deri edhe nga Afrika e Jugut.
Gjatë qëndrimit në Sarandë do të vizitojnë qytetin, do të shkojnë në Butrint por edhe tek Syri i Kaltër…
Saranda vitet e fundit është shndërruar në një nga destinacionet më të kërkuara të turizmit detar në vend, falë pozicionit strategjik, afërsisë me ishullin e Korfuzit dhe ofertës së pasur natyrore e kulturore. Me kroçerën “Seaborn Quest” numri i anijeve të ankoruara në Portin e Sarandës për këtë sezon shkon në 62 tragete turistike nga këto 27 janë Cruiz turistike. Për rrjedhojë porti i Sarandës vijon të mbetet një nga portet kryesore hyrëse për vizitorët e huaj gjatë sezonit veror.
Fluksi i lartë i kroçerave gjatë muajve të verës ka ndikuar pozitivisht në ecurinë e sezonit turistik, duke forcuar më tej imazhin e Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më konkurrues në tregun ndërkombëtar të turizmit.
Top Channel