E mërkurë, 07 Korrik 2021
15:07
PS voton kreun e AMA/ BE kërkoi shtyrjen për në shtator. Ruçi, fjala e lamtumirës në seancën e fundit 

Mazhoranca nuk u tërhoq nga votimi për kreun e ri të AMA-s edhe pse në kor delegacioni i BE-së si dhe prezenca e OSBE-së në Tiranë i kërkuan Parlamentit  që të  shtynte për në vjeshtën këtë çështje në mënyrë që procesi të ishte  transparent dhe larg ndikimit politik. Deklaratave të ndërkombëtareve  i dhe zë edhe opozita parlamentare.

15:05
Bino, shqetësim për maskat: Duhet të mbahen në mjediset e mbyllura, s’ka vendim për heqjen. Delta, jo konfirmim zyrtar

Mutacioni Delta i koronavirusit nuk është konfirmuar zyrtarisht të ketë hyrë në Shqipëri ndonëse autoritetet shëndetësore deklarojnë se jemi në alert pasi ka mbërritur në vendet fqinje me ne. Raste të dyshuara ka pasur por kanë rezultuar negativë në laboratorët e referencës në Berlin. 

15:01
SPAK: Arrestimet, vetëm fillimi/ Yuri Kim kujton urdhrin e Biden: Dyfishoni përpjekjet në luftën ndaj korrupsionit

Për SPAK, arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, i dy prokurorëve dhe i ish-zyrtarëve të policisë të lidhur me narkotrafikun është veçse fillimi.

14:58
Emri/ Aksidentoi policin duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, në pranga 33-vjeçari i dënuar më parë

Një 33-vjeçar i dënuar më parë për vjedhje dhe i gjobitur 3 herë brenda 10 ditëve për manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në qendrat e banuara është vënë në pranga.

14:50
FMN bën thirrje që të ndihmohen vendet e varfra

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u bëri thirrje vendeve të pasura që të ndihmojnë ato të varfra për t’i rezistuar dëmit ekonomik që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

14:47
Seanca e fundit e Kuvendit, Manastirliu: Qarkullimi i varianteve të reja arsye e fortë për t’u vaksinuar sa më parë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë seancës së fundit të Kuvendit për këtë legjislaturë theksoi se qarkullimi i varianteve të reja është një arsye e fortë për t’u vaksinuar sa më parë.

14:44
Trump: “Hitleri bëri shumë gjëra të mira”, libri zbulon deklaratën shokuese

Gjatë një vizite në Europë për të shënuar 100 vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore, ish presidenti amerikan kishte këmbëngulur asokohe përpara shefit të tij të stafit, John Kelly se “Hitleri ka bërë shumë gjëra të mira”.

14:40
Foli në një emision televiziv, qëllohet me plumb në kokë gazetari holandez

Vetëm pak pasi foli në një emision televiziv, gazetari i njohur investigativ holandez Peter R de Vries është qëlluar në rrugë me plumb në kokë dhe ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

14:37
“Ish-burri ka shkuar te hoxha se me demek isha e sëmurë”, konkurrentja e “Për’puthen +40”: Më ka gjuajtur edhe kunata

Si është bashkëjetesa në familjet e mëdha? A mund të shkojnë mirë kunatat dhe kur jetojnë nën të njëjtën çati? Këto janë disa nga pyetjet e ngritura në emisionin “Shqipëria Live”, ku një nga të ftuarit ishte edhe konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Rexha.

14:30
Stuhia tropikale kthehet në uragan: Pas Kubës, “Elsa” kërcënon Floridën!

Pas reshjeve të dendura dhe erëra të dhunshme në Kubë, Elsa, e shndërruar tashmë në uragan, po i afrohet brigjeve të Floridës. Stuhia tropikal mori forcë me erëra të qëndrueshme që arrijnë shpejtësinë mbi 120 km në orë. Kushtet e përkeqësuara të motit në Floridan e jugut të krijuara nga “Elsa” po pengojnë kërkimin për të mbijetuarit e shembjes së pjesshme të një pallati që punëtorët shkatërruan plotësisht të dielën.

14:30
U ekzekutua në rezidencën e tij, dalin pamjet e sulmit ku u vra presidenti 52-vjeçar i Haitit

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, u vra në një sulm në rezidencën e tij, në kryeqytetin Port-au-Prince.

14:27
Zgjedhja e kreut të AMA-s, Ambasada Britanike: Kandidatë të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së kryetarit të AMA-s në vend.

14:16
Dyshohet se kryen 10 vjedhje në Kavajë, kapet 26-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër person, pasi akuzohen se janë autorë të 10 vjedhjeve të kryera në këtë qytet.

14:15
Abuzim me simbolet e institucioneve shtetërore/ Procedim administrativ për disa shoferë

Policia vijon kontrollet për të verifikuar drejtuesit e mjeteve që përdorin simbole apo shenja dalluese të ndryshme të institucioneve shtetërore, për qëllime abuzive, si dhe sisteme pamore apo zanore në mjetet që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e caktuar me ligj.  

14:06
Sot Kuvendi mbylli punimet/ Deputetët që s’do jenë më në legjislaturën e re çmallen. Shihni si përqafohet Murrizi e Bushati

Sot Kuvendi mbylli punimet, për të rifilluar sërish në shtator, por atëherë me parlamentarë të rinj, pasi pritet të konfirmohet edhe qeveria e re.

14:04
Mbajti peng për disa orë të renë, arrestohet 48-vjeçari në Mat (Policia jep detajet)

Një 48-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Mat ditën e sotme.

14:01
ISHP: Nuk ka asnjë rast të variantit Delta të COVID

Instituti i Shëndetit Publik, një njoftimi të posaçëm për mediat informon se në vendin tonë ende nuk ka asnjë rast të dyshuar me variantin Delta të koronavirusit.

13:56
Të nxirren para drejtësisë përgjegjësit/ Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar gjatë seancës së sotme Rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë.

13:49
Hyn në fuqi ligji “anti-LGBT” në Hungari, BE e kritikon

Një ligj kontrovers në Hungari, që ndalon materialet që mund të shihen si promovim i homoseksualitetit ose ndërrimit të gjinisë te të miturit, hyri në fuqi sot.

13:47
Leli takim me e kryebashkiakun e Otrantos, Cariddi: Të kemi linjë direkte lundrimi për turistët gjatë muajve të verës 

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli zhvilloi një takim në kuadër të sezonit turistik dhe forcimit të bashkëpunimit me kreun e bashkisë së Otrantos,  Pierpaolo Cariddi.

13:41
Itali-Spanjë, Franca “kurorëzon” Donnaruma-n

Nga i dyshimtë në hero, Pas asaj gjysmëfinaleje ndaj Spanjës në Paris ku mbërritja e Donnarumës pritej me një farë skepticizmi, tanimë po shkrihet grupimi që ishte rreshtuar apriori me Keylor Navas.

13:34
Seanca e fundit e parlamentit, Balla: Në shtator të mbizotërojë një klimë politike

Deputeti Taulant Balla në seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë ka bërë thirrje që në shtator të mbizotërojë një klimë politike me një përqasje të duhur.

13:30
“Do të vrasim”/ Rrëfimi prekës i nënës së dhunuar barbarisht nga burri dhe familja e tij: Më izoluan dhe më goditën me grushte në befasi, para djalit të sëmurë…

Nëna e katër fëmijëve rrëfen mes lotësh dhunën e ushtruar nga bashkëshorti, kunata, dhe vjehrri, edhe pse Dava Ndoj ‘mbante në dorë’ një urdhër mbrojtje kundrejt këtyre të fundit.

13:23
“Ndryshimet në radhët e policisë si ndërrimi i gomave” Murrizi: 62 oficerë të Sigurimit të Shtetit në detyrë

Deputeti Myslim Murrizi sërish ka hedhur akuza të rënda ndaj disa prej anëtarëve në Kuvend duke përmendur ndryshimet në radhët e policisë.

13:11
“Gjaku lahet me gjak”, mesazhi që u gjet në vendin ku u masakrua shqiptari në Itali!

Mes luleve të lëna në parkingun e qendrës tregtare La Favorita” në Montava të Italisë, ku disa ditë më parë u masakrua me shkopinj bejsbolli e shufra hekuri i riu shqiptar. Atilia Ndreca, ishte lënë një mesazh tronditës.

13:06
“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”/ Veliaj: Do të jetë viti më fantastik për të rinjtë shqiptarë, krenar për çfarë kemi arritur

Në vitin 2022 Tirana do të marrë titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë – një vlerësim, i cili do të sjellë në qytetin tonë mijëra të rinj nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në mbi një mijë aktivitete rinore. Me këtë rast, në mjediset e amfiteatrit pranë Universitetit të Arteve, u zhvillua konferenca e donatorëve për Tirana Youth Capital, ku të pranishëm ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Oficeri i Komunikimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian, Sylvain Gamberg, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peçi.

13:00
Nuk ka traget nga Korfuzi/ Linja nuk është funksionale edhe pse ka rifilluar lundrimi me Greqinë

Ndonëse disa ditë më parë u raportua hapja e kufirit me Greqinë, një problematikë është hasur në jugun e vendit, konkretisht në portin e Sarandës, ku ritmi ditor i qarkullimit është 40-50 pasagjerë.

13:00
Clark: Kosova ka bërë përparim mbresëlënës drejt demokracisë

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, tha se Kosova ka bërë “përparim mbresëlënës drejt demokracisë dhe lirisë”.

12:50
“Nuk flas si deputet, por si shqiptar”, Gjoni në fjalën e fundit në Kuvend: Parlamenti më i mirë në 30 vitet e postkomunizimit

Sot po mbahet seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, ku mbi 80 deputetë nuk do të ulen më në karriget e kuvendit pasi nuk morën mandatin.

12:39
Humbi jetën 5 ditë pasi lindi foshnjën, përcillet për në banesën e fundit 29-vjeçarja në Durrës

Sot Ardita Hersi Muça do të mbushte 29 vjeç, po familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën dhe e kanë përcjellë për në banesën e fundit në Shkallnur të Durrësit.

12:35
Angli-Danimarkë, në Wembley vihet në skenë gjysmëfinalja e dytë “tre luanët” favoritë!

Tre vjet pas eliminimit nga Kroacia në botërorin rus Anglia rikthehet sërish për të marrë pjesë në fazën gjysmëfinale të një aktiviteti të rëndësishëm dhe skuadra e drejtuar nga trajneri Gareth Southgate ka një rast të shkëlqyer për t’u kualifikuar për herë të parë në finalen e madhe të një evropiani, teksa do të presë në Londër ekipin e Danimarkës.

12:34
“Ballë për ballë”: Delegacionet e Serbisë dhe Kosovës takohen në Bruksel!

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

12:31
“Këlyshi i gruas së Milloshevicit”,ndihmësi i Vjosa Osmanit përplaset me ministrin serb

Duke reaguar ndaj intervistës së saj për “der Speigel”, ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, e ofendoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e cila kishte folur aty për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në vitin 1999 duke thënë se “ pret që Serbia të gjunjëzohet”.

12:28
Ministri Çuçi mbledh drejtuesit e rinj të Policisë, zbardhen porositë për luftën kundër kriminalitetit dhe kanabisit

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, në nivel qëndror e vendor.

12:26
Operacionet e fundit SPAK/ Arben Kraja paralajmëron: Do vijojmë me të njëjtin ritëm

Kreu i SPAK, Arben Kraja teksa ka marrë pjesë në konferencën “forcimi i drejtësisë penale nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë të institucioneve të drejtësisë”, ka paralajmëruar se arrestimet e ditëve të fundit janë fillimi i një produkti që ka kohë që punohet për të.

12:25
Plazhet pa vrojtues/ Pushues të frikësuar për mbytjen në det edhe në Vlorë

Edhe kjo verë e dytë duket se do kalojë kështu me kulla bosh pa vrojtues në bregdetin e Vlorës.

12:22
Mure për tu mbrojtur nga aksidentet/ Në Bulqizë po i ndërtojnë vetë banorët buzë rrugës së Arbrit

Banorët e Bulqizës po ndërtojnë vetë mure mbrojtëse në rrugë për të ruajtur shtëpitë dhe veten nga aksidentet.

12:13
Kultivim kanabisi në banesë, arrestohen 2 persona në Krujë e Shijak

Dy raste të kultivimit të kanabisit në banesë janë goditur ditën e sotme.

12:10
“Për SHBA korrupsioni, cenim i sigurisë kombëtare”, Yuri Kim iu kujton prokurorëve urdhrin e Biden

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, në konferencën “forcimi i drejtësisë penale nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë të institucioneve të drejtësisë”, ka dhënë mesazhe të forta pas urdhrit ekzekutiv të presidentit Joe Biden që përfshin Ballkanin Perëndimor.

12:07
Shkarkohet Ervin Karanxha/ KPK i gjeti prokurorit probleme me pasurinë dhe aftësinë profesionale

Vettingu shkarkoi nga detyra prokurorin Ervin Karanxha, të cilit ju gjetën problem serioze me pasuritë dhe aftësitë profesionale.

12:06
Yuri Kim: Shqiptarët po presin më shumë operacione si këta të fundit

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka marrë pjesë në konferencën “forcimi i drejtësisë penale nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë të institucioneve të drejtësisë”.

11:48
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

11:46
KAS rrëzon PD/ Konfirmon në detyrë kryebashkiakun e Mallakastrës

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka konfirmuar në detyrë kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

11:43
OSHEE: Përfundon rindërtimi i kabinës në Baldushk

Me investimet e bëra nga OSHEE ka përfunduar rindërtimi i kabinës së energjisë elektrike në Baldushk.

11:30
Rikthehet i nxehti përvëlues, Italia 40 gradë/ “Piqen” sërish SHBA e Kanada

Nga nesër, Italia pret rikthimin e anticiklonit afrikan që do t`i bëjë temperaturat në jug të shkojnë sërish në 40 gradë, e ato në veri, të kapërcejnë 37 gradët.

11:30
“Elsa” drejt bregut perëndimor të Floridas, merr forcën e uraganit

Bregu perëndimor i shtetit amerikan Florida po përgatitet për ardhjen të mërkurën të uraganit “Elsa”, i cili solli reshje të rënda në Kubë dhe goditi ishujt Florida Keys.

11:27
Pallati veror i Erdoganit: 60 milionë euro, 300 dhoma e plazh privat. Plas keq në rrjet! 

Plazhi privat është me rërë të bardhë, deti një mrekulli, dhe vila vetë, pak të thuhet luksoze: pallati veror i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ngrihet në një zonë prej të paktën 85 mijë metrash katrorë në gjirin Okluk Cove në Marmaris e ka 300 dhoma.

11:25
24 vjeçarja u hodh nga ballkoni, e afërmja: Kur shkuam ne kishte mbaruar çdo gjë!

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin mbrëmjen e djeshme, ku një 24-vjeçare dyshohet se u vethodh nga ballkoni i shtëpisë së saj, pas një konflikti me bashkëshortin.

11:11
Pas konfliktit me bashkëshortin 24 vjeçarja u hodh nga ballkoni, fqinjët: Nuk kanë pas probleme, shkonin mirë…

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin mbrëmjen e djeshme, ku një 24-vjeçare u vethodh nga ballkoni i shtëpisë së saj, pas një konflikti me bashkëshortin.

11:05
Akuzohet për “Grup i organizuar kriminal”/ Kapet kosovari i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pritet të ekstradohet në Gjermani

Një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat  penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Grup i organizuar kriminal”, është arrestuar në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë.

10:56
Sherr mes kushërinjve në Fier, njëri prej tyre nxjerr armën dhe plagos 37-vjeçarin (EMRAT)

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të mërkurë në Fier.

10:44
“Më risollën në jetë”, Eni Vasili poston foton e parë të vajzave: Takimi ynë i parë ishte një magji

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Eni Vasili u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë dy binjake.

10:44
Gramoz Ruçi flet për largimin nga politika: Nëse nuk kam bërë më të mirën që prisnin qytetarët, kjo ka ndodhur se…

Kreu i Kuvendit aktual, Gramoz Ruçi, ka folur edhe për largimin e tij nga PS dhe politika pas 30 vitesh, ku nuk la pa i shprehur mirënjohje dhe falënderime kolegëve të rij edhe atyre që i ka pasur kundërshtarë politikë.

10:31
Po vidhte sende në automjetet e parkuara, policia ‘kap mat’ shtetasin algjerian

Policia ka vënë nën pranga një shtetas algjerian, pasi dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme në automjete të parkuara.

10:28
“Dikur paragjykoheshim si dele e zezë e Europës”/ Ruçi hap seancën e fundit plenare, rendit arritjet e kësaj legjislature

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka hapur seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë, ku ka renditur arritjet e Kuvendit dhe Qeverisë gjatë këtyre 4 viteve.

10:26
Arrestohet 42-vjeçari në Portin e Durrësit, tentoi të kalojë kuksianin përtej kufirit në mënyrë të paligjshme

Një 42-vjeçar, banues në Durrës u arrestua në flagrancë pasi u konstatua nga shërbimet kufitare në portin e Durrësit duke tentuar të kalojë në mënyrë të paligjshme një shtetas.

10:15
Rusia me rekord të ri të viktimave nga koronavirusi

Viktimat nga koronavirusi në Rusi shënuan rekord të ri ditor.

10:12
Shpërdoroi detyrën duke vjedhur energjinë elektrike, pranga punonjësit të OSHEE në Tepelenë

Një punonjës i OSHEE në Tepelenë është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, si dhe u gjet një ambient në të cilin ushtronte aktivitet tregtar (rrobaqepësi) të paregjistruar në organet tatimore.

10:07
Kishte mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 46 vjeçari në Fier

Një 46-vjeçar nga Libofsha e Fierit ka rënë në prangat e policisë, pasi në oborrin e banesës iu gjet e mbjellë lëndë e dyshuar kanabis.

10:04
Plagosën me thikë 35-vjeçarin, pranga 2 të rinjve në Kavajë

Policia ka vënë nën pranga dy të rinj të cilët akuzohen se kanë goditur me thikë një 35-vjeçar.

10:04
Lushnjari i vë flakën plehrave, por nga pakujdesia djeg edhe 500 rrënjë ullinj

Një 42-vjeçar në Lushnje është arrestuar nga autoritete, pasi nga pakujdesia ka djegur 500 rrënjë ullinj, në pronësi të tre shtetasve të tjerë.

09:59
OSHEE njofton sërish: Stakimi i energjisë në Rinas nuk bëhet sot

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton sërish se stakimi që ishte parashikuar të bëhej në disa zona të Tiranës nuk do të bëhet sot.

09:45
Kishte zaptuar plazhin e Zvërnecit me shezlongë dhe çadra, në hetim 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë, pasi u konstatua se kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa leje.

09:45
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ervin Karanxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin, Ervin Karanxha. KPK gjeti mungesë të burimeve financiare për Prokurorin e Tiranës, pasi ai rezulton se ka një bilanc negativ, domethënë ka shpenzuar më shumë se sa ka fituar ligjërisht.

09:38
Dhunë në familje, policia vë në pranga dy persona në Tiranë

Dy persona janë vënë nën prangat e policisë së Tiranës pasi kanë ushtruar dhunë në familje.

09:25
Delegacioni i BE kërkon shtyrjen e zgjedhjes së kreut të AMA-s

Sot pritet të mbahet seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, e cila duhet thënë se pati shumë probleme gjatë rrugës, për shkak të daljes së opozitës nga Parlamenti.

09:22
Nju Jorku e shpall dhunën me armë emergjencë shëndetësore

Nju Jorku u bë shteti i parë amerikan që shpalli gjendje të emergjencës për të adresuar dhunën në rritje me armë.

09:21
Shpërthen bombola e gazit, plagoset rëndë gruaja në Koplik (Pamjet nga shtëpia e shkrumbuar)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Koplik.

09:12
Korrupsion i personave që ushtrojnë funksione publike, arrestohet 38 vjeçari në Tiranë i dënuar me burg

I dënuar me 9 muaj burg për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Arsen Maka është vënë sot nën prangat e policisë.

09:07
Vdekja e 20-vjeçarit në Durrës, arrestohet pronari i gomisterisë, në hetim shoferi i ambulancës, dyshohet se erdhi me vonesë për të dhënë ndihmën e parë

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Durrës, ku një 20-vjeçar humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një gome kamioni në gomisteri, policia ka vënë nën pranga pronarin e gomisterisë teksa është vënë në hetim shoferi i ambulancës, pasi dyshohet se ka mbërritur me vonesë për të dhënë ndihmën e parë.

09:03
U hodh nga ballkoni pas konfliktit me bashkëshortin, humb jetën 24 vjeçarja në Durrës

Një 24-vjeçare ka tentuar t’i shpëtojë dhunës bashkëshortore, ndërsa është hedhur nga ballkoni i shtëpisë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

08:55
Nju Jork, Eric Adams fiton zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate

NJU JORK – Drejtuesi i Bruklinit, Eric Adams ka fituar zgjedhjet paraprake brenda Partisë Demokrate për kryebashkiak të qytetit të Nju Jorkut pasi përqafoi pozicione politike të qendrës dhe premtoi të vendoste ekuilibrin e duhur midis luftës ndaj krimit dhe dhënies fund të padrejtësisë racore në polici.

08:51
Kuvendi në seancën e fundit, pritet emërimi i kryetares së re të AMA-s

Këtë të mërkurë Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë.

08:46
Zhdukja e të miturit në Tiranë, policia: 50-vjeçarja në Sarandë e shfrytëzonte për të lypur

Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e djeshme shtetasen B.M., nën akuzën e ‘Trafikimit të të miturve’, pasi në praninë e saj u gjet 12-vjeçari Ronaldo Tanushi.

08:40
Vrasja e vëllezërve Haxhia, SPAK përfundon hetimet për grupin e Talo Çelës dhe dërgon çështjen për gjykim

SPAK ka përfunduar hetimet për Talo Çelën dhe grupin e tij lidhur me 2 vrasje të bujshme në Durrës atë të 2 vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia dhe vrasjen e të rinjve Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia.

08:34
Përfshihet nga flakët lokali në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (Pamjet)

Një lokal është përfshirë në flakë gjatë natës në Vlorë, ndërsa janë djegur të gjitha tavolinat dhe sende e tjera që kishte brenda.

08:25
Plagoset rëndë një gazetar i njohur holandez

Autoritetet holandeze thanë se gazetari i famshëm Peter R. de Vries, i njohur për punën e tij në ndriçimin e botës së krimit, po lufton për jetën e tij, pasi u qëllua në një rrugë të Amsterdamit.

08:15
Gjeorgji, mbi 50 gazetarë sulmohen dhe shtrohen në spital gjatë protestave të dhunshme

Më shumë se 50 gazetarë u rrahën dhe disa u shtruan në spital të hënën ndërsa po mbulonin një protestë kundër një tubimi për të drejtat e homoseksualëve në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.

07:42
Mbërrin i nxehti afrikan, diell dhe temperatura deri në 38 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe në të gjithë territorin.

07:09
Presidenti Biden paralajmëron të pavaksinuarit: Po rrezikoni komunitetet

Ndërsa 10 shtete amerikane po përjetojnë një rritje të rasteve të koronavirusit, Presidenti Joe Biden paralajmëroi të martën se “miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur dhe, për shkak të kësaj, komunitetet e tyre janë në rrezik”.

06:39
3 mënyra për të kursyer para kur bëni pazar

Blerja e ushqimeve në një treg fermerësh është mënyra më e mirë për të ngrënë ushqimet që rriten në vendin tuaj. Kur blini produkte nga një fermer, ju blini ushqime që janë të stinës. Gjithashtu ju mbështesni dhe ndihmoni pronarët e bizneseve të vogla.

06:06
Mos u tregoni asgjë! Këto janë 3 shenjat e zodiakut që nuk mbajnë dot sekretet

Ato konsiderohen se nuk mund të mbajnë gojën mbyllur dhe mund të prishin shumë befasi. Këto shenja të zodiakut zakonisht nuk mund të mbajnë dot sekretet dhe duhet të tregoni kujdes se çfarë iu tregoni.

05:40
Stresi nxit nepsin/ Njihuni me 7 mënyra për ta minimizuar atë

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim. Në shumë raste, ushqimi mund të ketë ndikim qetësues ose ngushëllues, por në raste të tjera ai përkeqëson situatën dhe ju bën të shtoni në peshë.

05:05
Këto janë 5 rastet kur diabetikët duhet të shkojnë në urgjencë

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit. Kryesisht për personat me probleme të mbipeshës, histori të sëmundjes së diabetit në familje apo ata që vuajne nga paradiabeti kujdesi duhet të jetë shumë i madh.

03:46
Mbi 750 të arrestuar në Gjermani pas deshifrimit të bisedave sekrete

Zyrtarët gjermanë të sigurisë thanë sot se kanë arrestuar më shumë se 750 njerëz dhe kishin sekuestruar sasi të mëdha të drogës pasi deshifruan korrespondencën e fshehtë përmes telefonave mobilë.

03:13
Shkak varianti Delta, Izraeli shënon numri më të lartë të rasteve me Covid-19 që nga 30 marsi

Për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta në Izrael, vazhdon rritja e numrit të rasteve të reja të COVID-19.

02:44
Iran, numri i viktimave nga COVID-19 shkon në mbi 85 mijë

Me vdekjen e 146 personave nga COVID-19, numri i përgjithshëm i viktimave nga virusi në Iran shkoi në 85.095.

02:20
Rusia shënon rekord të ri të viktimave nga Covid-19

Numri i rasteve të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Rusi arriti një kulm të ri prej 737 vdekjeve, duke rritur numrin në mbarë vendin në 139.316.

01:59
Gjenden mbetjet e avionit të zhdukur AN-26 në lindje të Rusisë, nuk ka informacione për të mbijetuar

Mbetjet e avionit AN-26 që u zhduk këtë mëngjes në rajonin e Kamçatka të Rusisë u gjetën afër aeroportit ku duhej të ulej. Autoritetet zbuluan mbetjet rreth pesë kilometra nga aeroporti në vendbanimin Palana, ndërsa nuk ka informacion fillestar për të mbijetuar.

01:35
Shqipëria në Këshillin e Sigurimit/ Rama: Kemi axhendë reale. BE po dështon të respektojë vlerat e shenjta

Pas 65 vitesh anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria në një votë historike ka fituar vendin e saj në tryezën e Këshillit të Sigurimit për një mandat dy vjeçar. Këtë arritje kryeministri Rama e quajti suksesin më të madh të diplomacisë shqiptare.

01:26
Ferencvaros shumë i fortë për Prishtinën, i shënon 3 herë për 7 minuta

Ferencvaros është shumë i fortë për Prishtinën. Kampionët e Kosovës ia dolën të rezistojnë për plot 71 minuta në “Groupama Arena” të Budapestit, por më pas u thyen, pasi sulmuesi norvegjez Nguen dërgoi topin në rrjetën e Ardit Nikës.

01:21
Southgate: Ne mund të bëjmë të lumtur një komb

Në vendin që lindi futbolli, të gjithë janë të dmendur pas tij, me shjpresën që futbolli më në fund të kthehet në shtëpi, me sytë nga Anglia e Southgate që këtë të mërkurë përballet me Danimarkën në gjysëmfinale. Për trajnerin e 3 luanëve, skuadra e tij ka një mundësi shumë të vecantë për të lumturuar kombin në përballjen me nordikët.

00:55
Ibraimi gabon nga pika e bardhë, Shkëndija humbje minimale ndaj Mura-s

Shkëndija e Tetovës merr një rezultat zhgënjyes ndaj sllovenëve të Mura-s, pasi u mposht me rezultatin minimal 0-1 në stadiumin “Tose Proevski” të Shkupit dhe komplikoi kualifikimin për në turin tjetër eliminator.

00:32
Mancini flet pas ndeshjes: Spanja një ekip i shkëlqyer, jemi në finale por …

Roberto Mancini e pranon se Spanja i shkaktoi probleme me ndryshimet e tyre taktike dhe Italisë iu desh të punonte shumë që të arrinte në finalen e EURO 2020 , por sipas tij ende nuk ka mbaruar asgjë. Azzurrët shkuan në kohën shtesë pasi Alvaro Morata anuloi golin e Federico Chiesas, duke i barazuar shifrat.

00:17
Shënoi golin për Italinë, Chiesa lojtari më i mirë i ndeshjes, notat e lojtarëve

Italia kaloi në finale pasi mposhti 4-2 me penallti Spanjën. Federico Chiesa shënoi për Italinë, ndërsa Alvaro Morata barazoi shifrat për Spanjën.

E martë, 06 Korrik 2021
23:58
Menaxheri i Kessie: Vetëm një grusht shteti e largon nga Milani

Vetëm një grusht shteti mund ta largojë Franck Kessie nga Milani. Kështu është shprehur menaxheri i mesfushorit nga Bregu i Fildishtë për mediat italiane, duke komentuar ecurinë e bisedimeve për rinovimin e kontratës.

23:54
Italia finalistja e parë e Euro 2020, mposht me penallti Spanjën

Italia është finalistja e parë e Euro 2020 pasi mposhti me penallti Spanjën me rezultatin 4-2. Ndeshja nisi me shumë ritëm por pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola edhe pse spanjollët ishin më kërkues.

23:33
Shtesa mbyllet në barazim, Itali-Spanjë vendoset në penallti

U mbyll edhe koha shtesë në barazim 1-1 mes Italisë dhe Spanjës duke bërë që finalisti i parë i Euro 2020 të dalë nga penalltitë.

22:52
Puthje dhe përqafime të zjarrta në jaht, portieri belg fotografohet me të dashurën e re në Ibiza (Fotot)

Futbollisti Thibaut Coutois është duke shijuar pushimet e tij verore me të dashurën e re pas lodhjes në “Euro 2020”.

22:41
Moderatorja Eni Vasili nënë për herë të parë, sjell në jetë vajzat binjake (Fotot)

Moderatorja Eni Vasili është bërë sot nënë për herë të parë dhe ka sjellë në jetë dy vajza binjake.